10 shkurtoret më të rëndësishme me anë të tastierës që duhet t’i dini

Duke selektuar tekstin me tastierë dhe pastaj shtypni Ctrl + C është shumë më shpejt se duke hequr dorën tuaj nga tastiera, duke selektuar tekstin me anë të mouse-it, duke klikuar copy nga menuja, dhe pastaj duke vënë përsëri dorën në tastierë.
Më poshtë janë 10 shkurtesat më të rëndësishme të tastierës që ne ua rekomandojmë të gjithëve që t’i mësoni përmendësh dhe t’i përdorni.

Ctrl + C ose Ctrl + Insert
Kopjon tekstin ose diçka tjetër që keni selektuar.

Ctrl + V ose Shift + Insert
Mund t’i bëni Paste tekstit ose objektit që kopjuat pak më parë.

Ctrl + Z dhe Ctrl + Y
Kthen mbrapsht çdo ndryshim. Për shembull, n.q.s prisni një tekst gabimisht, thjeshtë duke shtypur Ctrl + Z mund ta riktheni përsëri (undo). Gjithashtu mund ta shtypni disa herë për të rikthyer mbrapsht disa ndryshime. Duke shtypur Ctrl + Y mund ta riktheni ndryshimin e kthyer mbrapsht (redo).

Ctrl + F
Hapni kërkimin në çdo program. Kjo gjithashtu përfshin edhe shfletuesin tuaj për të kërkuar tekstin në faqen ku jeni.

Alt + Tab ose Alt + Esc
Mund të kaloni shpejt ndërmjet programeve që keni hapur.
Tip: Duke shtuar tastin Shift tek Alt + Tab ose Ctrl + Tab do të mund të lëvizni mbrapa. Për shembull, n.q.s shtypni Alt + Tab dhe kaloni tek programi që është para, duke shtypur Alt + Shift + Tab mund të ktheheni përsëri mbrapa tek programi ku ishit.
Tip: Përdoruesit e Windows Vista dhe 7 mund të shtypin gjithashtu tastin Windows + Tab për të kaluar midis programeve që janë hapur.

Ctrl + Back space dhe Ctrl + Majtas ose Djathtas (shigjetat)
Duke shtypur Ctrl + Backspace do fshini një fjali të plotë, në vend të një karakteri.
Duke mbajtur të shtypur tastin Ctrl ndërkohë që shtypni shigjetën majtas ose djathtas kursorin do lëvizë një fjalë në vend të një karakteri. N.q.s doni të selektoni një fjalë njëherësh mbani të shtypur Ctrl + Shift dhe më pas shigjetën majtas ose djathtas.

Ctrl + S
Kur jeni duke punuar me një dokument ose në dosje të tjera gati ne çdo program po të shtypësh Ctrl + S do ta ruani ate skedar. Këtë rrugë të shkurtër duhet ta përdorni shpesh kur jeni duke punuar me diçka.

Ctrl + Home ose Ctrl + End
Lëviz kursorin në fillim ose në fund të dokumentit.

Ctrl + P
Printon faqe të cilën jeni duke e parë. P.sh, dokumentin në Microsoft Word ose web faqe në shfletuesin tënd të internetit.

Page Up, Space bar, dhe Page Down
Duke shtypur tastin page up ose page down do lëvizë faqen një faqe në atë drejtim. Në shfletuesin tuaj të internetit duke shtypur space bar gjithashtu do ju ulë poshtë në faqen ku jeni. N.q.s shtypni Shift dhe Space bar faqja do ju ngrihet sipër.

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.