11 mënyra për të hapur Task Manager në Windows 10
Shumica e përdoruesve të PC-së hapin Task Manager duke përdorur shkurtesën në tastierë Ctrl + Shift + Esc ose duke klikuar me të djathtën e mausit mbi taskbar dhe pastaj duke klikuar Task Manager. Ndërsa ju mund të hapni Task Manager duke përdorur një metodë që ju jeni të njohur ose të kënaqur me të, nuk ka asgjë të keqe të dini të gjitha mënyrat për të hapur Task Manager në Windows 10.
Të gjitha mënyrat për të hapur task manager në Windows 10
Mënyra e I
Hapni Task Manager nga taskbar apo desktop
Klikoni me të jathtën në një fushë bosh në taskbar dhe më pas klikoni mbi opsionin Task Manager
Mënyra e II
Hapni Task Manager me anë të shkurtesës në tastierën tuaj
Në të njëjtën kohë shtypni tastet Ctrl, Shift, dhe ESC për të hapur Task Manager. Nëse jeni i fiksuar mbas tastierës, kjo është mënyra më e mirë për të hapur Task Manager në versionet e fundit të Windows, duke përfshirë Windows 10.
Mënyra e III
Një tjetër mënyrë për të hapur shpejt Task Manager
Klikoni me të djathtën e mousit mbi butonin Start në taskbar ose shtypni njëkohësisht tastet Windows dhe X për të hapur menunë e përdoruesit dhe pastaj klikoni opsionin Task Manager.
Mënyra e IV
Hapni Task Manager me anë të komandës Run
Hapni dritaren dialoguese Run duke shtypur njëkohësisht tastet Windows dhe R (Windows + R), shkruani taskmgr, dhe më pas shtypni Enter për të hapur Task Manager.
Mënyra e V
Hapni Task Manager nëpërmjet Cortana-s
Shkruani Task Manager në shiritin e kërkimit që ju mundëson Cortana për të hapur Task Manager në Windows 10.
Mënyra e VI
Hapni Task Manager nga Command Prompt
Hapi 1: Hapni Command Prompt duke shkruar cmd në shiritin e kërkimit që ju mundëson Cortana dhe pastaj shtypni Enter.
Hapi 2: Në Command Prompt, shkruani taskmgr ose taskmgr.exe për të hapur Task Manager.
Mënyra e VII
Një tjetër mënyrë për të hapur Task Manager nga menuja Start
Hapi 1: Hapni menunë Start. Kliko All Apps dhe pastaj kliko Windows System.
Hapi 2: Në fund, klikoni Task Manager.
Mënyra e VIII
Shumë pak përdorues e dinë se Task Manager mund të hapet dhe nga Control Panel gjithashtu.
Ja çfarë rrugë duhet të ndiqni.
Hapi 1: Hapni Control Panel duke shkruar “Control Panel në shiritin e kërkimit që ju mundëson Cortana dhe pastaj shtypni Enter. Alternativa tjetër për të hapur Control Panel është duke klikuar me të djathtën e mousit mbi butonin Start dhe më pas klikoni Control Panel.
Hapi 2: Në shiritin e kërkimit të Control Panel, shkruani Task Manager, dhe pastaj shtypni Enter për të parë rezultatin e mëposhtëm.
Hapi 3: Klikoni mbi Task Manager për t’a hapur atë.
Mënyra IX
Hapur Task Manager nëpërmjet PowerShell
Hapi 1: Hapni PowerShell duke shkruar PowerShell në shiritin e kërkimit që ju mundëson Cortana dhe më pas shtypni Enter.
Hapi 2: Në dritaren PowerShell, shkruani taskmgr, dhe pastaj shtypni Enter.
Mënyra X
Hapni Task Manager nëpërmjet Ctrl + Alt + Delete
Në të njëjtën kohë shtypni tastet Ctrl + Alt + Delete dhe më pas klikoni mbi Task Manager.
Mënyra XI
Hapni driver-in në të cilin është instalu Windows 10 dhe më pas navigoni në direktorinë e Windows dhe hapni folderin me emrin System32. Gjeni skedarin me emrin Taskmgr, dhe klikoni dy herë mbi të për të hapur Task Manager.
Mendoni se na ka shpëtuar ndonjë mënyre tjetër për të hapur Task Manager në Windows 10? Na vini në dijeni duke komentuar poshtë.