3 mënyra për të ekzaminuar shëndetin e hard diskut tuaj

Hard disku në kompjuterin tuaj mban të gjitha të dhënat tuaja të rëndësishme, dhe çdo dëmtim i tij mund të vëj në rrezik të dhënat tuaja. Për fat të keq, një hard disk ka një jetëgjatësi të kufizuar, dhe herët a vonë ai do të korruptohet/dëmtohet. Pra, që të vareni tek hard disku, për të gjitha të dhënat tuaja, nuk është me të vërtetë një alternativë e mirë.

Ju duhet siguroheni që të gjitha të dhënat tuaja të rëndësishme i keni të ruajtura diku para se t’i ndodh ndonjë gjë hard diskut tuaj. Për këtë qëllim, ju duhet të mbani një sy mbi shëndetin e hard diskut në mënyrë që të ruani të dhënat tuaja, nëse dyshoni se një gjë jo e mirë pritet t’i ndodh këtij të fundit. Në këtë artikull, ne do të ju tregojmë metoda të ndryshme për të ekzaminuar shëndetin e hard diskut duke marrë kështu informacionet e duhura.

[box type=”alert”]Shënim: Dëmtimi apo dështimi i një hard disku mund të ndodhë në çdo moment për shkak të ndonjë arsye të veçantë. Kështu që është mirë që gjithmonë të mbani të dhënat tuaja të rëndësishme të ruajtura dhe diku tjetër, e jo të prisni për shenja dëmtimi në hard diskun tuaj.[/box]

Windows CHKDSK Tool është një mjet ndërtuar brenda në Windows i cili skanon hard diskun tuaj për të gjetur gabimet e sistemit dhe sektorët me probleme, duke ju treguar në këtë mënyrë se me çfarë problemesh mund të përballet hard disku. Në momentin e proçesit, mjeti CHKDSK do të skanojë dhe rregullojë problemin dhe do t’ju njoftojë gjithashtu nëse ka një problem më të madh të cilin nuk mund t’a rregulloj.

Për të përdorur CHKDSK, klikoni me të djathën e mousit mbi driverin të cilin ju doni për t’a ekzaminuar për gabime, dhe zgjidhni “Properties”. Tani klikoni në tab-in “Tools”, dhe pastaj klikoni mbi butonin “Check”.

PropertiesTools_

Do ju shfaqet një dialog me dy opsione për të rregulluar gabimet dhe për të skanuar sektorët që kanë probleme, ndryshe mundeni që thjesht të klikoni “Start” dhe të merrni një raport të thjesht mbi problemet e hard diskut tuaj (nëse ka ndonjë).

Check Disk_

WMIC është një ndërfaqe që funksionon me linja-komandash dhe ju lejon të perfomoni shumë detyra administrative, duke përfshirë ekzaminimin e shëndetit të hard diskut. Përdor karakteristikën S.M.A.R.T (Self-Monitoring, Analysis and Reporting Technology) i cili është një sistem monitorimi i përfshirë tek hard disqet e kompjuterit, i cili zbulon dhe raporton tregues mbi shëndetin e driverit duke ju mundësuar kështu parashikime dhe konkluzione të thjeshta mbi të cilat mund të dështojë hard disku juaj, si psh “Ok” ose “Pred Fail” (parashikon që mund të dështojë), etj

Për të ekzaminuar hard diskun me WMIC, shtypni tastin “Windows + R” për të hapur tabelën dialogues Run. Tani, shkruani cmd dhe klikoni OK për të hapur Windows Command Prompt.

Run

Shkruani

[box]wmic[/box]

dhe shtypni enter. Kur ndërfaqja WMI të jetë gati, shkruani

[box]disk drive get status[/box]

dhe shtypni Enter përsëri. Ju do të shihni statusin e hard diskut pas një vonëse të vogël.

Status OK

Gjithashtu mund të përdorni edhe mjete të palës së tretë për të ekzaminuar shëndetin e hard diskut tuaj i cili ju ofron më shumë informacion sesa thjesht një status “mirë apo keq”. Këto mjete përdorin të njëjtën karakteristike “S.M.A.R.T” për të marr të dhënat e hard diskut tuaj, ashtu si WMIC. Megjithatë, këto ju prezantojn me të gjitha detajet, në vend që t’ju tregojn thjesht statusin.

CrystalDiskInfo

Për këtë qëllim, CrystalDiskInfo është një mjet vërtetë i thjeshtë, por i fuqishëm në të njëjtën kohë. Eshtë falas dhe jashtëzakonisht i lehtë dhe ofron të gjitha informacionet e kërkuara, të tilla si temperatura, gjendja shëndetësore, llojin e hard diskut dhe karakteristikat, dhe atributet e tjera si psh. sa mund të jetë përqindja për të pësuar ndonjë gabim hard disku në momentin e lexim/shkrimit, etj.

CrystalDiskInfo është i rëndë 4 MB dhe instalimi i tij përmban reklama, prandaj sigurohuni që ju të zgjdhni opsionin “Custom Installer” dhe të mos e instaloni programin bashkë me reklamat. Pasi të instalohet, e gjitha çfarë ju duhet të bëni është të hapni programin, dhe do të shihni të gjitha informatat në lidhje me hard diskun tuaj. Programi gjithashtu do të ekzaminojë shëndetin e hard diskut pas çdo 10 min dhe t’ju lajmërojë në qoftë se ka ndonjë gjë që nuk shkon.

CrystalDiskInfo

Jam i sigurtë që ka edhe mjete të tjera të palës së tretë që ekzaminojnë shëndetin e hard diksut, kështu që nëse njihni ndonjë mos hezitoni të na i thoni me anë të komenteve poshtë.