5 mite të zakonshme rreth VPN-s dhe pse nuk duhet t’i besoni
Një Rrjet Virtual Privat (VPN) është një teknologji e vjetër që lejon çdo kompjuter të lidhet në mënyrë të sigurtë me një server në një distancë të largët.
Shumica prej jush tashmë jeni të njohur me VPN dhe ndoshta po përdorni tashmë një të tillë, për aktivitete të ndryshme, ose ngaqë thjesht dëshironi të mbeteni anonim online. Edhe pse VPN ka qenë rrotull për një kohë të gjatë, ka ende disa mite të dëmshme të cilat potencialisht mund të mohojnë të mirat e shërbimit, apo thjesht t’ju ngatërrojn juve kur kërkoni për një shërbim të mirë VPN-je.
Në këtë artikull, ne do t’i hedhim një vështrim pesë miteve më të përmendura në lidhje me VPN dhe pse ato thjesht nuk janë të vërtetë.
Miti #1: Nuk kam nevojë për një VPN ngaqë nuk po bëj asgjë ilegale online
Një nga keqinterpretimet më të zakonshme në lidhje me VPN është se ajo është e nevojshme vetëm kur ligjshmëria e aktivitetit tuaj online është në pikëpyetje. Për shembull, kur aksesoni video të gjeo-kufizuar, pra të cilat nuk janë në dispozicion në vendin tuaj, ose të shmangni postblloqe ligjore në vendin tuaj. Megjithëse një VPN mund t’ju ndihmojnë në këto raste, nuk është vërtetë një nga arsyet më të rëndësishme për të përdorur një të tillë.
VPN-të janë të dizajnuara për të kriptuar komunikimin tuaj, duke siguruar të dhënat tuaja. Pra, edhe në qoftë se ju nuk jeni të angazhuar në veprimtari të fshehta online, përdorimi i një VPN-je sa herë që siguria e të dhënave tuaja mund të jetë në rrezik (psh kur lidheni me një hostpot publik) është gjithmonë një ide e mirë.
Miti #2: VPN-të ngadalësojnë lidhjen tuaj
Ndoshta mund të keni dëgjuar se meqë VPN-ja dërgon të gjitha të dhënat tuaja nëpërmjet një serveri në një vend të largët, duke përdorur një të tillë shpejtësia juaj e shfletimit do të ngadalësohet në mënyrë të konsiderueshme.
Kjo nuk është krejtësisht e vërtetë.
Para së gjithash, shpejtësia e VPN-s është e kufizuar në shpejtësinë e lidhjes tuaj të internetit, e cila sigurisht që nuk është në gjendje ta kalojë këtë shpejtësi. Së dyti, ajo gjithashtu varet nga vendndodhja e serverit tek i cili ju jeni lidhur, zakonisht sa më larg të jetë një server nga ju, aq më e madhe është latencia.
Latencia ose network latency është një mënyrë të shprehuri se sa kohë ju duhen të dhënave për të arrituar nga një pikë në një tjetër.
Kjo është arsyeja se pse është e rëndësishme të zgjidhni një shërbim të mirë VPN-je me shumë servera të mirëmbajtur, në vendodhje të ndryshme, në mënyrë që ju të merrni shpejtësinë me të cilën jeni mësuar.
Miti #3: Një VPN falas është mjaftueshëm i mirë
Ndërkohë që diçka falas është zakonisht e mirë, ekziston një rregull i vjetër: drekë falas nuk ka. Zakonisht ju jeni duke dhënë diçka për të marrë diçka tjetër në kthim. Në këtë rast, ju mund të jeni duke dhënë shumë më tepër.
Së pari, ndërkohë që VPN-të falas janë në gjendje t’ju ofrojnë shërbimin pa kosto, ata zakonisht shoqërohen me disa kufizime. Shpejtësitë zakonisht janë të kufizuar, dhe përdorimi i Bandwidth për muaj nuk është tepër bujar. Sigurisht, kjo është krejtsisht normale.
Megjithatë, mund t’ju shokoj fakti kur të mësoni se ju vullnetarisht mund të jeni duke ofruar të dhënat e shfletuesit tuaj, adresën e e-mail-it, dhe informacione të tjera personale në mënyrë që të përdorni një shërbim VPN-je falas. Mendoni pak për këtë: ofruesit falas të VPN-ve duhet të paguajnë për serverat e tyre dhe këto servera kanë kosto për t’u mbajtur, dhe sigurisht që ata do marrin diçka nga ju.
Për të kuptuar se në çfarë situate po fusni veten tuaj, gjithmonë lexoni me kujdes termat dhe kushtet. Dhe mos harroni, ju merrni atë për të cilën paguani për të.
Miti #4: Të gjithë VPN-të janë të njëjtë
Aspak e vërtetë. Nëse jeni duke përdorur një VPN, kjo do të thotë që ju keni vendosur se ja vlen të siguroni transmetimin e të dhënave tuaja online, në mënyrë që ajo çfarë është private, të mbetet private.
Për këtë qëllim, ju duhet të kuptoni se një pjesë e rëndësishme e një shërbimi VPN-je është të kriptojë komunikimin tuaj kur ju lidheni me serverat e tyre; por niveli i kriptimit mund të variojë nga një ofrues tek një tjetër. Disa ofrojnë kriptim të dobët, ndërsa të tjerë ofrojnë kriptim shumë të fortë. Përpiquni të zgjidhni një shërbim VPN-je që ofron OpenVPN; shmangni PPTP me çdo kusht.
Miti #5: Unë po përdor VPN, kështu që mund të bëj gjithçka në internet
Ky mit i fundit është i rëndësishëm që të shmanget: VPN-të nuk mund t’ju ofrojnë mbrojtje absolute, ndërkohë që ju angazhoheni në aktivitete potencialisht të rrezikshme. Edhe pse jeni duke përdorur VPN, kur vizitoni faqe interneti të dyshimta ka ende shanse të mira që ju të hasni në maluerë të tillë si keyloggers apo phishing.
Do ju duhet që ende të jeni vigjilent, ndërkohë që jeni online. Siguria dhe privatësia juaj online janë të rëndësishme. Prandaj, të kuptoni të vërtetën mbi VPN-të dhe të zgjidhni një ofrues të mirë VPN-je mund të ju ndihmojë të përmirësoni çdo shqetësim që mund të keni në lidhje me sigurinë tuaj online.