A mund të hakohen lojrat online?
Shoh që shumë pyetje në fushën e lojrave janë të tipit: “Si të hackoj…(shembull: Clash of Clans, Dragon City etj.)”. Në këtë artikull do shpjegoj se pse lojrat të cilat luhen dhe kanë një databazë online nuk mund të hakohen.
– Serveri – pjesa e cila është e përgjegjëse për shërbimin e përmbajtjes së faqes.
– Klienti – Pjesa e cila kërkon informacion nga serveri, dhe që e shfaq atë tek përdoruesi. Në të shumtën e rasteve, klienti është një shfletues webi.
Pjesa e serverit
Pjesa e serverit (server-side) është kodi i cili ndodhet në serverin e webit. Për çdo kërkesë të klientëve serveri ekzekuton kodin dhe rezultati i dërgohet klientit në një format të thjeshtë HTML. Performanca është më e ulët në pjesën e serverit sesa në pjesën e klientit sepse në të ekzekutohet kodi. Klienti nuk mund të shoh se çfarë po ndodh gjatë ekzekutimit të kodit në pjesën e serverit.
Pjesa e klientit
Kodi që ekzekutohet në pjesën e klientit ndodhet në shfletuesin e webit. Ai ekzekutohet vetëm në pjesën e klientit. Përdoruesi mund ta shohi atë duke shkuar tek: View >> Source Option.
Kodi ekzekutohet më shpejtë në pjesën e klientit. Pjesa e serverit është përgjegjëse të ekzekutoj kodin dhe ta shfaq kodin e ekzekutuar në shfletuesin e klientit. Kodi i ekzekutuar që i shfaqet klientit është vetëm rezultati i kodit të ekzekutuar në server.
Në web qarkullojnë shumë programe të cilat mbahen si hakuese të lojrave si: Clash of Clans etj. Mund të them me bindje që të gjitha janë fallso, dhe ja pse:
Të gjitha ato “gem hack” nuk do të funksionojnë sepse të dhënat ruhen në pjesën e serverit, dhe ndryshimet që mund të bëhen në pjesën e klientit do të kishin nevojë për një konfirmim nga ana e serverit, gjë e cila nuk ndodh.
Me fjalë të tjera, nuk ka ndonjë mënyrë për të hakuar lojra të tilla. Nëse do të ekzistonte një mënyrë, dikush do ta kishte vënë re, do ta kishte shpërndarë informacionin, dhe ai gabim në kod i cili lejonte lojën të hakohej do të rregullohej menjëherë. Këto lloj lojrash janë dizajnuar saktësisht në mënyrë që mos të hakohen. Që t’i hakosh duhet që të marrësh nën kontroll serverin i cili përmban kodin e lojës dhe të ndryshosh të dhënat të cilat tregojnë sesa “gems” keni. Kjo në vetvete është e pamundur sepse informacioni ruhet në mënyrë shumë strikte dhe të sigurtë. Eshtë njëlloj sikur të marrësh informacion për një kartë krediti të Amazon. Eshtë ekstremisht e papëlqyeshme dhe ilegale që ju të gjeni një “crack”, gjithashtu derdhje informacioni ndodhin herë pas here.
Ju si mendoni, mund të hakohen lojra të tilla ?