Apple blen kompaninë e inteligjencës artificiale “Turi” për $200 milion

Njoftimi më i ri (sipas GeekWire) vjen nga Apple ku ajo njofton per blerjen e kompanisë së inteligjencës artificiale “Turi” për $ 200 milion.Kjo i siguron Apple të njëjtin nivel konkurrence me Google , Facebook dhe Amazon përsa i përket inteligjencës artificiale.

“Apple shpesh blen kompani të vogla teknologjike, dhe ne në përgjithësi nuk diskutojmë qëllimin apo planet tona me publikun” tha Apple në një deklaratë.

Turi ka disa mjete zhvillimi që ndihmojnë për të zgjidhur probleme të ndryshme të inteligjencës artificiale. Megjithatë, nuk është e qartë nëse Apple ka synuar mjetet apo stafin e kompanisë Turi me këtë blerje.Ekipi i kompanisë “Turi” do të punojnë në Seattle.

Kjo blerje nuk vjen si e papritur duke qënë se Tim Cook kishte diskutuar një ndryshim drejt teknologjive më të reja si ato të inteligjencës artificiale.