fbpx

Blog: Gjendja aktuale e zhvillimit të ROM-eve të kostumizuara

Kostumizimi ka qenë gjithmonë pjesa argëtuese e përdorimit të Android. Ka diçka emocionuese rreth faktit që dy njerëz që përdorin të njëjtin version të Android-it mund të kenë përvoja plotësisht të ndryshme përmes pakove me ikona (icon packs), launçerave dhe ROM-eve të kostumizuara.

Ka pasur firmware të kostumizuar për Android pothuajse për aq gjatë sa Android ka ekzistuar. Në fillim, krijimi dhe përdorimi i ROM-eve të kostumizuara ishtë një gjë për programuesit, zhvilluesit dhe entuziastët. Megjithatë, krijimi (dhe popullarizimi i shpejtë) i CyanogenMod ndryshoi komplet lojën. Me një numër në rritje zhvilluesish që kontribuan në firmware-n open-source, CyanogenMod u rafinua deri në në një pikë tepër të afërt me AOSP. Ajo çfarë vërtet e bëri të rëndësishme CyanogenMod është bërja të mundur e përdorimit më të zbatueshëm të ROM-eve të kostumizuar për shumicën e përdoruesve të prapambetur.

Me çdo version të ri të Android, boshllëku midis Android dhe ROM-eve të kostumizuar është tkurrur.

Fatkeqësisht, e ardhmja e CyanogenMod duket e paqartë pasi ROM-i open-source u detyrua të degëzohet me emrin Lineage OS. Fatmirësisht, tashmë ka versione të disponueshme të përziera të Androidit dhe disa te tjera më popullore siç janë Paranoid Android, Resolutions Remix dhe Dirty Unicorns.

Android-i ka ndryshuar shumë përgjatë viteve të ndryshme me krijimin dhe rafinimin e ROM-eve të kostumizuara. Në fakt, Android Nougat solli një sërë veçorish të reja që më parë gjendeshin vetem në ROM-e dhe OEM të kostumizuara, duke përfshirë këtu shumë-vepruesin (multitasking) real dhe aftësinë për t’iu përgjigjur mesazheve me tekst direkt nga shiriti i njoftimeve. Me çdo version të ri të Android, boshllëku midis Android-it dhe ROM-eve të kostumizuar është tkurrur, gjë e cila na sjell në mendje një pyetje interesante: Janë më ROM-et e kostumizuara të domosdoshme?!
Për t’iu përgjigjur kësaj, le t’i hedhim një sy zhvillimit të ROM-eve të kostumizuara që ekzistojnë deri më sot. Cilat ROM-e kanë ende aktiv komunitetin e tyre të zhvilluesve? Dhe, më saktë, çfarë ka mbetur më për të na ofruar duke qenë se Android-i sa vjen e përmirësohet?

CyanogenMod & Lineage OS

Duket mëse e natyrshme që ne ta fillojmë udhëtimin tonë të ROM-eve të kostumizueshme përmes tablosë së Cyanogen-it. Në të shkuarën, disa nga ne të GJBI-së, kemi shkuar deri në thellësitë e krijimit të CyanogenMod, Cyanogen OS dhe Cyanogen Inc. Në fakt, kemi tentuar të “dëshifrojmë” se çfarë mund të arrijë CyanogenMod në të ardhmen por do e anashkalojmë këtë. Në vënd të kësaj, do flasim për gjithësinë e re të CyanogenMod të quajtur Lineage OS.

Zhvilluesit kanë deklaruar se Lineage OS, e shtyrë nga komuniteti, do kthehet në bazat dhe origjinën e saj.

Me shumë mundësi e keni vënë re “gjakderdhjen” që ka ndodhur tek Cyanogen Inc. Me pak fjalë, themeluesit e kompanisë nisën të largoheshin nga kompania, e cila po fillonte të kishte një pikiatë të pakontrollueshme. Fati i CyanogenMod po fillonte të dukej disi i paqartë dhe solli mbylljen pa ceremoni të CyanogenMod në fundjavën e krishtlindjeve. Kur kjo po dukej si fundi për CyanogenMod, firmware popullor nuk u shua bashkë me zhvilluesit e tij, te cilët, këta të fundit sollën sozinë e CyanogenMod dhe që deri tani do njihej si Lineage OS.

Ky ndryshim emri është më shumë arbitrar se ç’duket, që do të thotë se zhvilluesit do vazhdojnë të punojnë pa pasur frikë se marka CyanogenMod, ose pjesërisht firmwaret e saj, do i shitej një pale të tretë. Ky degëzim i CyanogenMod ka pasur efekt që CyanogenMod të ketë entitet të plotë.

Tani, gjithë këto detaje na sjellin në mendje një pyetje: Çfarë duhet të presim nga Lineage OS?!

Për momentin, faqja e internetit të Lineage OS duket e paplotësuar kështu që nuk ka shumë ç’të marrësh aty. Sigurisht, rilançimi i CyanogenMod si Lineage OS ka ndodhur në një mënyrë të thjeshtë, që do të thotë se firmware-t janë ende ato të CyanogenMod-it. Megjithatë, zhvilluesit pas këtij projekti kanë deklaruar se Lineage OS do jetë një rikthim në rrënjët e veta dhe me komunitetin e saj origjinal. Me fjalë të tjera, ndryshimi i vetëm që duhet të bëhet është rikthimi në firmware-n “për njerëzit, nga njerëzit.”

Paranoid Android

Ndërkohë që CyanogenMod mbahet gjerësisht si ROM-i i kostumizueshëm më popullor për Android, shumë e konsiderojnë Paranoid Android (po, po, iu vu emri sipas këngës së Radiohead) të dytin më popullor. Ka kuptim, prandaj, marrim në konsideratë që Paranoid Android shpërndan shumë nga mekanizmat e CyanogenMod; për shembull, temat e Paranoid Android bëhen të mundura nga Motorri i Temave të CyanogenMod. Megjithatë, CyanogenMod ka tendencën të bëhet një ROM pa “shkëputje copëzash” e që përpiqet që t’i jetë besnik AOSP -së ndërkohë që Paranoid Android sjell disa veçori unike në eksperiencën Android.

Një gjë që Paranoid Android sjell në tavoline e që s’do keni mundësi ta gjeni në ROM-e të tjera është një veçori e quajtur Hover; për shembull, ka aftësinë të klikojë tek njoftimet tuaja dhe t’i vendosë aplikacionet në një dritare që “fluturon” apo “lundron” mbi çdo aplikacion që po përdornit më parë. Ideja është e ngjashme me aftësinë për t’ju përgjigjur njoftimeve të caktuara brenda hijes së njoftimit por duke marrë një hap më tepër. Nuk do ju duhet më të largoheni nga aplikacioni aktual për të hapur një tjetër, aplikacioni tjetër hapet dhe mbyllet në formën e një dritareje lundruese.

Paranoid Android sjell një sërë veçorish të veçanta në Android dhe shërben për të treguar punën inovative të zhvilluesve prapa këtij projekti. Në fakt, One Plus i bazuar në Kinë “rrembeu” një pjesë të vogël të zhvilluesve të Paranoid Android në 2015-n për të ndihmuar në krijimin e OxygenOS, gjë e cila do të çonte në ngadalësimin e lëshimeve të përditësimeve për Paranoid Android deri në vitin pasardhës. Për fat të mirë, skuadra e zhvillimit që atëhere është plotësuar dhe fansat dhe përdoruesit e Paranoid Android mbeten po aq të gjallë sa ç’kanë qenë. Kohët e fundit, Paranoid Android ka parë mbështetje zyrtare në Nextbin Robin dhe në shumë pajisje të tjera, duke përfshirë rangun OnePlus kështu që s’është nevoja të themi se nuk kemi arritur të shohim fundin e këtij ROM-i.

Resurrection Remix

Pas CyanogenMod dhe Paranoid Android, Resurrection Remix është një tjetër firmware Android-i i kostumizueshëm që ka qenë mjaft popullor. Njëlloj si Paranoid Android, Resurrection Remix ka disa elemente të CyanogenMod, që domethënë se Motorri i Temave të Cyanogen është përqëndruar në konfigurimet e ROM-eve me po të njëjtin emër, gjë që i cili pret dhe menaxhon të gjitha opsionet për kostumizim të ekranit kryesor (homescreen), ekranit kyçës (lockscreen), hijes së njoftimeve, sirtarit të aplikacioneve dhe më tej.

Në fakt, opsioni i kostumizimeve është pika më e fortë e Resurrection Remix. Një numër i konsiderueshëm entuziastësh e konsiderojnë Resurrrection Remix-in si “Nuni i kostumizimeve të Android” gjë e cila mund të jetë një përcaktim me vlerë. Qëllimi i Resurrection Remix shpeshherë është të ofrojë të gjitha copat më të mira të ROM-eve me burim të hapur (open source), të kombinuara me disa shtojca origjinale e bëjnë këtë ROM mjaft të paqëndrueshëm.

Sigurisht, Resurrection Remix nuk ofron vetëm kostumizimin. Përderisa dhe vetë Android-i po bëhet edhe më i lëmueshëm, kështu duhet të bëhet dhe Resurrection Remix. Së fundmi ka pasur versione të Resurrection Remix të bazuara në Android Nougat e që do lançohen në disa pajisje, gjë që tregon se zhvillueshmëria do vazhdojë të jetë aktive për këtë firmware të shumëpërfshirë. Gjithashtu, nuk ka arsye të besojmë versionet e ardhshme të këtij ROM-i s’do i mbajnë opsionet e kostumizimeve të kurdisura me të vjetrën; nëse je një nga ata që preferon kontroll total estetik mbi OS-në e Android-it, kjo është një nga ato që gjëra që do duash të shohësh teksa bëjmë progres.

Dirty Unicorns

Ka me qindra lloje të ndryshme ROM-esh për Android të disponueshme duke qenë se duhet thjesht pak iniciativë dhe çikë njohur. Ndonëse është e thjesht të përhumbesh në mes të gjithë asaj turme ROM-esh, Dirty Unicorns është një tjetër firmware e kostumizueshme që ka një një vijueshmëri domethënëse. Pjesë e popullaritetit të tij është dhe kompromisi deri diku fantastik e minimalistik midis CyanogenMod dhe të veçorive të panumërta të Resurrection Remix.

Deri sa, kohët e fundit Motorri i Temave të CyanogenMod (ose në anglisht, CMTE) u bë njëra nga arsyet që Dirty Unicorns paraqiti kostumizimin e ROM-eve. Megjithatë, së fundmi ka pasur raporte që Dirty Unicorns mund të shndërrohet në Substratum, i cili është një iteracion i ri dhe më i aftë në shtresat që pëfshijnë elementët e mbulesave të Sony-t. Kjo shihet gjerësisht si një lëvizje e zgjuar duke qenë se shumë ROM-e ka filluar të shndërrohen nga CMTE në Substratum, meqënëse është më miqësor me përdoruesin dhe më i lehtë në aplikimin dhe ndryshimin e temave.

Më mirë se t’i hidhnin të gjitha në lavamanin e kuzhinës, skuadra e zhvilluesve pas Dirty Unicorns u fokusua në krijimin e një firmware me veçori inteligjente që do piqeshin plotësisht në sistemin operativ.
Përsa i përket anonçimeve të fundit të skuadrës, duket se objektivi i iteracioneve të ardhshme është integrimi i Substratum ndërkohë që merr avantazh të plotë të veçorive të reja të Nougat.

Për ku janë drejtuar ROM-et e kostumizuara?

Ne sapo i hodhëm një sy disa nga ROM-eve më popullor që përdoren sot, bëmë konstatime të veçanta për secilin prej tyre dhe ndryshimeve ose zhvillimeve të tyre të fundit. Por, cila është e ardhmja e ROM-eve të kostumizuara? Për ku janë drejtuar ROM-et?

Nga të gjitha format, ka dy lloje grupesh të përdoruesve të Android: ata që përdorin ROM-et kostumizuara dhe ata që nuk i përdorin (tingëllon sikur e ka thënë N.N, e dimë, e dimë) Më parë, përdorimi i një firmware të kostumizueshëm ishte gjë për zhvilluesit dhe për ata që ishin të dhënë në mënyrë ekstreme pas teknologjisë. Kur marrim në ROM të kostumizueshëm dhe kur e përdorim atë, është gjë që është gjithmonë e në proçes. Që do të thotë se sasia e informacionit që është i disponueshë dhe përsosja që ka ndodhur, ka bërë që ROM-et e kostumizueshme të jenë më të lehta se kurrë për tu adoptuar. Edhe ata që nuk kanë fare eksperiencë në flashimin e një softueri në pajisjet Android, munden lehtësisht që thjesht të ndjekin udhëzimet që ofrohen nga shumë tutoriale të disponueshme online. Megjithatë, pyetja është, a janë apo jo të nevojshëm ROM-et e kostumizueshme?

Për sa kohë Android-i perfeksionohet vazhdimisht, ka gjithmonë e më pak arsye që shumë përdorues të përdorin një ROM të kostumizueshëm.

Android-i është bërë një sistem oerativ më tërheqës dhe më i përsosur. Ato pak itineracione që kanë qenë në të shkuarën – Lollipop, Marshmallow dhe Nougat – kanë sjellë një sërë veçorish që e kanë ndryshuar totalisht lojën, duke përfshirë  lejet, shumë veprimi (multitasking) dhe disa protokolle të fuqishme për ruajtjen e baterisë e që janë ngulur direkt e në softuer. Sigurisht, niveli i kostumizimit që Android-i ofron nuk mund të krahasohet me opsionet kostumizuese të Resurrection Remix ose të (CyanogenMod) Lineage OS; megjithatë, ka gjithmonë e më pak arsye për të përdorur një ROM të kostumizueshëm.

Ne kemi parë disa zhvillime mjaft interesante në botën e teknologjisë. Realiteti Virtual mobil është në prag për t’u shtrirë gjithmonë e më gjërë dhe marketi i orërave me sistem operativ është rritur në mënyrë të jashtëzakonshme. Do ishte interesante të shihnim nëse ROM-et e kostumizueshme në një farë mënyre të integroheshin tek disa nga këto teknologji të reja ose nëse nevoja jonë për ROM-e të kostumizueshme do jetë në rritje.

Ju çfarë mendoni për ROM-et e kostumizueshëm? Na hyjnë më në punë? Mendoni se firmware i kustomizueshëm ka ende diçka për të ofruar tek përdoruesit e thjeshtë apo s’janë gjë tjetër veçse veçori të padobishme. Na tregoni mendimin tuaj…