1.4. Historia e gjuhës C dhe C++

Gjuha C++ u zhvillua nga gjuha C, e cila u zhvillua nga gjuhet B dhe BCPL.

Gjuha BCPL u krijua nga Martin Richards në 1967,si një gjuhë për krijimin e sistemeve të operimit dhe kompilatorëve për sistemet e operimit.

Ken Thompson modeloi shumë veçori të gjuhës  së tij B duke krijuar versionet e hershme të sistemit UNIX në laboratorët BELL në 1970.

Gjuha C u zhvillua nga gjuha B nga Dennis Ritchie në leboratorët Bell.

C++ u zhvillua nga gjuha C.

C++ , një vazhdim i gjuhës C, u krijua nga Bjarne Stroustrup në fillimet e vitit 1980 në laboratorët Bell.

C++ siguron një numër të madh veçorishë që e përmirëson gjuhën C por më e rëndësishmja ajo përmban aftësi të programimit të orientuar në objekte (OOP).

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.