Çfare është Blue Screen of Death dhe nga se shkaktohet?
BSoD shkurtesa për Blue Screen of Death ose siç njihet zyrtarisht Stop Error, është një error që shfaqet nga familja e sistemeve të operimit Microsoft Windows i cili shkakton përplasjen (crash) e sistemit.
Para se të riparoni error-in Microsoft Windows blue screen ose blue screen of death (BSoD), së pari duhet të identifikoni se çfarë error-i është, për shkak se ekzistojnë shumë error-e të ndryshme blue screen.
Shënim: Nqs ju del blue screen dhe kompjuteri menjëherë bën restart pa qenë në gjendje ju të lexoni tekstin e blue screen, ndiqni këto hapa. Nqs nuk jeni në gjendje të hyni në Windows që të ndiqni hapat e mëposhtëm atëherë hyni në Safe Mode.
- Klikoni me të djathtën e mouse-it në ikonën e My Computer në desktop.
- Zgjidhni opsionin Properties.
- Tek dritarja System Properties klikoni Advanced tab.
- Tek Advanced klikoni butonin Settings poshtë Startup and Recovery.
- Tek dritarja Startup and Recovery bëjini uncheck kutisë Automatically restart.
- Klikoni Ok.
Windows NT, 2000, XP, Vista, 7 dhe versionet e më vonshme do të kenë Blue screen të ngjashme me foton e paraqitur. Fatmirësisht këto errore përmbajnë informacione të detajuara për të cilat më pas mund të kërkosh zgjidhje rreth tyre.
- Identifiko error-in që nxjerr blue screen duke gjetur linjën e cila përmban shkronja kapitale me vizë poshtë në vend të hapësirës.
Shembulli në foto: PAGE_FAULT_IN_NONPAGED_AREA - Gjithashtu shihni dhe STOP, error-i që ju shfaqet pas Technical Infomation: 0x00000050
- Mbasi të keni informacionet e mësipërme mund të vazhdoni me rregullimin e problemit.
Por çfarë hapash duhet të ndiqni për rregullimin e BSoD?
Mos ndoshta sapo instaluat një program apo një pjesë harduerike, ndonjë përditësim (update) driver-i, instalimi i ndonjë update-i, etj? Nqs është kështu atëherë ka shumë mundësi që ndryshimi që keni bërë mund të ketë shkaktuar BSoD.
a) Ktheni mbrapsht ndryshimin e bërë dhe testojeni përsëri ju del apo jo error-i. Kjo varet nga ndryshimi që keni bërë, disa zgjidhje mund të përfshijnë:
– “Startup using Last Known Good Configuration” për të kthyer mbrapsht ndryshimet e bëra në regjistër dhe në drivera.
– Përdorni “System Restore” për të kthyer mbrapsht ndryshimet e bëra në sistem.
– Ktheni mbrapsht driver-at (opsioni “Roll Back device driver”) në versionin e mëparshëm (nqs keni bërë update).
b) Kontrolloni nëse keni hapësirë të lirë në ndarjet (partition) e windowsit tuaj. Blue Screens of Death dhe probleme të tjera si, korruptimi i të dhënave, ndodhin nqs nuk ka hapësirë të mjaftueshme në particionin primar që përdoret për sistemin e operimit.
Shënim: Microsoft ju rekomandon që e pakta të lini 100MB hapësirë të lirë në hard disk, por ne të GJBITeam na ka rastisur shpesh që të më shfaqen probleme me kaq pak hapësire, kështu që ju rekomandoj që të lini 10-15% të kapacitetit të ndarjes (C:/ zakonisht) të lirë.
c) Skanoni kompjuterin për viruse. Disa viruse mund të shkaktojnë BSoD, në veçanti ata që infektojnë master boot record (MBR) ose sektorin boot.
E rëndësishme: Sigurohuni që antivirusi juaj bën update dhe që është i konfiguruar që të skanojë MBR-në dhe sektorin e boot.
d) Aplikoni për të gjitha shërbimet që ju ofron Microsoft me anë të update-ve, mund të përmbajnë rregullime jo vetëm për BSoD por edhe për shumë probleme të tjera.
e) Bëji update driverave. Error-i BSoD ka shumë lidhje me harduerët dhe driverat, dhe përditësimi i tyre mund të rregullojë problemin.
f) Ktheni BIOS-in në ndryshimet e tij fillestare. Një overclock apo ndonjë keq konfigurim mund të shkaktojë probleme nga më të ndryshmet, përfshirë BSoD.
g) Bëji update BIOS-it. Në disa raste, një BIOS i vjetër mund të shkaktoje Blue Screen of Death për shkak të mospërputhjeve të caktuara.