Çfarë është një VPN dhe kur ju nevojitet?!
Interneti ka shumë gjëra për të ofruar por mund të shndërrohet në një vend të rrezikshëm nëse klikoni në linkun e gabuar ose nëse hapni emailin e gabuar mund t’ju hapë probleme. Përderisa ka njerëz që punojnë që internetin t’a bëjnë të sigurtë, një metodë efektive tashmë është e e disponueshme: aksesimi i internetit nëpërmjet një VPN-je.
Një VPN, shkurtimisht për Virtual Private Network (Rrjet Privat Virtual), është thjesht versioni virtual i një rrjeti privat dhe të sigurtë – një ueb kompjuterash të lidhur bashkë që të shpërndajnë skedarë dhe burime të tjera. Megjithatë, ajo ç’ka e bën special një VPN është fakti që lidhet me pjesën tjetër të botës nëpërmjet internetit dhe mund të shërbejë për të siguruar trafikun e përgjithshëm e përgjithshëm të internetit, përveç aseteve të korporatave. Shumica e VPN-ve moderne janë të enkriptuara kështu që ç’do njeri mund të lidhet për t’a pasur të sigurt dhe privat aktivitetin e tyre në internet.
Ka tre arsye kryesore se pse përdorimi i një VPN-je është i dobishëm:
1- Qasja e burimeve specifike nga distanca
Shumë kompani shfrytëzojnë VPN-të që punonjësit e tyre të kenë mundësi të akesojnë skedarë, aplikacione, printerë dhe burime të tjera nga rrjeti i zyrës, pa komprementuar sigurinë. Megjithatë, ky përfitim është i disponueshëm edhe për një përdorues të thjeshtë i cili mund të themelojë rrjetin e vetë të VPN-s në mënyrë që mund të aksesojë me sukses rrjetin e shtëpisë kur psh, është jashtë qytetit.
2- Mbrojtja e privatësisë online
Një tjetër fjalë kyçe që haset shpesh në botën e internetit, është privatësia dhe VPN-të shquhen për adresimin e këtyre nevojave.
Imagjinoni sikur nuk jeni në shtëpi dhe jeni të detyruar t’i besoni një hotspoti publik Wi-Fi, në mënyrë që të lidheni me internet. Po, lidhja në internet kur jeni rrugës është bërë më e lehtë se kurrë por shumë nga ata Wi-Fi (si ata që përdoren në lokale apo fast food-e) nuk janë të sigurtë dhe mund të përdoren për qëllime të këqija, si zbulimi i fjalëkalimeve tuaja.
Këtu hyn në punë VPN-ja. Duke qenë se ajo enkripton trafikun tuaj në internet, mund t’iu ndihmojë në parandalimin e atyre njerëzve nga “grabitja” e fjalëkalimeve tuaj dhe të dhënave të tjera private.
3- Shmangia e bllokimeve në bazë të vendodhjes gjeografike
Që të kuptojmë pikën e tretë, ne duhet të diskutojmë qëllimin e bllokimit në bazë të vendodhjes gjeografike. Grupe apo faqe interneti të caktuara praktikojnë mënyrën e bllokimit në bazë të vendodhjes gjeografike, një strategji kjo që parandalon përdoruesit të kenë qasje në përmbajtjen e tyre bazuar në vendodhjen gjeografike. Për shembull, Spotify nuk është i disponueshëm në Shqipëri.
“Beteja” e VPN-s me bllokimin gjegrafik, i lejon njerëzit të lidhen me VPN-në e përshtatshme dhe të shmangin kufizimet rajonale kështu do të fitojnë akses në përmbajtje që në të kundërt do ishin të paarritshme. Disa vende si Irani dhe Kina censurojnë gjithashtu edhe mediat sociale dhe disa faqe të caktuara interneti dhe përdoruesit në këto vende mund të kenë qasje në këto faqe vetëm duke përdorur VPN. Gazetarët dhe disidentët politik përdorin VPN-të që të marrin censurimet që u bëhen zyrtarëve dhe në rastin e Spotify, kërkohet një VPN me vendodhje për shembull amerikane.
Sinqerisht, zor se gjendet një arsye për të mos përdorur VPN. Ah po, Yahoo!. Themeluesja Marissa Mayer bëri që VPN-të të duken keq në sytë e njerëzve më 2013-n kur pa logimet të VPN-së në vlerësimin e punonjësve të Yahoo-s!, pastaj ndaloi të punuarin në shtëpi pasi zbuloi që produktiviteti i punonjësve që punonin në shtëpi, kishte rënë. Megjithatë, ky rrezik (dhe disa të tjerë) janë të papërfillshëm në krahasim me përfitimet që sjellin – për sa kohë i përdorni në mënyrë inteligjente.
Fakti që shumë kompani ofrojnë shërbimet e tyre të VPN është një testament se sa të dobishëm dhe kritikë që janë.
Kjo ishte e gjitha që duhet të dimë shkurtimisht rreth VPN-së. Në artikullin tjetër do ju paraqesim 10 shërbimet më të dobishme të VPN-së që gjenden në qarkullim ditët e sotme. Keni ndonjë pyetje, kemi harruar ne ndonjë gje? N’a e thoni poshtë tek komentet…