Cili është roli i pastrimit të Cache dhe Data në Android?

Nëse keni hyrë tek Settings dhe më pas tek Menaxhimi i aplikacioneve mund të keni vënë re se çdo aplikacion ju ofron të kryeni dy veprime: Clear Cache dhe Clear Data. Por a e dini diferencën?

Pastrimi Cache i një aplikacioni

Ndërkohë që përdorni një aplikacion Android, ju mund të keni nevojë që periodikisht të tërhiiqni të dhëna nga interneti si psh, imazhe. Në vend që të tërhiqni gjithmonë këto imazhe kur përdorni aplikacionin, imazhet ruhen në cache. Herën tjetër kur ju të përdorni aplikacionin do jeni në gjendje të aksesoni këto imazhe më shpejt, plus që ruani dhe internet.

Por ndonjëherë cache mund të ketë probleme në sinkronizim. Ndonjëherë, chache mund të mbushet me kaq shumë të dhëna, të cilat mund të ngadalësojnë performancën e aplikacionit. Kur kjo gjë ndodh, ajo çfarë ju vjen në ndihmë është pastrimi i cache.

  1. Hapni Settings
  2. Navigoni tek Applications
  3. Shtypni aplikacionin që dëshironi
  4. Shtypni Clear Cache.

Pastroni App Data (Të dhënat)

Me përdorimin e aplikacioneve në Android, cilësime dhe inpute të ndryshme ruhen midis sesioneve. Për shembull, kyçja në një aplikacion dhe pranimi i opsionit “Remember me” do ruajë të dhënat tuaja. App Data gjithashtu ruan edhe cilësime të llogarisë, preferencat e aplikacionit, etj.

Disa aplikacione, si Spotify mund të ruajnë audio offline, ndërkohë që të tjerë, si Google Maps, mund të ruajnë harta offline. Kjo merr shumë hapësirë seç mund të prisnit, e cila është një arsye e mirë për të pastruar të dhënat e aplikacionit me raste. Pra me pak fjalë, të pastrosh të dhënat e aplikacionit e rikthen atë në gjendjen kur është instaluar për herë të parë.

  1. Hapni Settings
  2. Navigoni tek Applicaions
  3. Shtypni aplikacionin që dëshironi
  4. Shypni Clear Data