Fjalor i teknologjisë së informacionit

Ndryshimet shoqërore që ka sjellë përparimi i teknologjisë së informacionti gjatë tri dekadave të fundit kanë qenë tepër të vrullshme. Këto ndryshime kanë ndikuar pa dyshim edhe te gjuha shqipe te e cila kanë hyrë shumë fjalë të huaja. Problemet që ndeshen si në botime, ashtu edhe në ligjërimin e përditshëm, si dhe vështirësitë e shumta që hasim kur përkthejmë lajme, artikuj, shkrime etj. nga fusha e teknologjisë së informacionit, janë sot nga më të ndryshmet. Për më tepër, një tjetër faktor që e vështirëson ndjeshëm punën e hartuesve të teksteve dhe të përkthyesve ka qenë mungesa e fjalorëve tekniko-shkencorë të disiplinave të reja, si informatika, elektronika dhe telekomunikimi.

Problemet (që ndeshen si në bibliografi, ashtu edhe në ligjërimin e përditshëm) dhe vështirësitë e shumta Këto arsye, si edhe dëshira për të ruajtur dinjitetin e gjuhës shqipe, kanë qenë shtysa për botimin më të fundit nga kjo fushë, këtë fjalor që jo vetëm është dygjuhësh dhe terminologjik, por përmban gjithashtu njohuri enciklopedike. Kushdo që është i interesuar mund të vizitojë panairin e librit në Tiranë në datat 16 – 20 nëntor, ku mund ta gjejë fjalorin me ulje çmimi te stenda e shtëpisë botuese “Pegi”.

Në këtë botim të parë të këtij fjalori është ndjekur një përqasje e kujdesshme dhe janë anashkaluar qëllimisht disa fjalë e shprehje të rëndësishme për të cilat ende nuk ka siguri se si duhen përshtatur edhe më mirë në gjuhën shqipe. Janë përfshirë në tërësi rreth 3 000 zëra ndër të cilët rreth 2 250 fjalë, 2 670 kuptime, 520 shkurtesa dhe 230 shprehje që përbëjnë koncepte të rëndësishme. Jepen gjithashtu 2 510 përkufizime, 1 970 shembuj përkthimi, 240 lidhje sinonimie dhe 360 lidhje antonimie. Ky fjalor është i pari që përfshin të gjitha elementet e sipërpërmendura në një strukturë plotësisht të njëtrajtshme, duke përbërë risi për sa u takon botimeve leksikografike. Struktura, përmbajtja dhe veçoritë e tij e bëjnë atë të vlefshëm jo vetëm për specialistët, nxënësit, studentët dhe arsimtarët e degëve të teknologjisë së informacionit, por për këdo që ka kërshëri dhe interes për këtë fushë bashkëkohore.

Puna e kryer bazohet te një shqyrtim i gjerë bibliografik i përshkruar te ky shkrim dhe te ky libër. Shpresojmë që kjo punë të ketë, ndër të tjera, edhe vlera ndërgjegjësuese, duke pasur parasysh dy projektet në zhvillim e sipër të Prishtinës dhe të Tiranës për hartimin e fjalorëve të mëdhenj të gjuhës shqipe. Urojmë që t’i jepet fund praktikës së futjes së sa më shumë fjalëve të huaja në FGJSSH, pa asnjë kujdes, pa përpjekje për të gjetur fjalë shqipe që mund t’i zëvendësojnë ato dhe pa u bazuar në studime terminologjike dhe në fjalorë nga fushat përkatëse, por vetëm sepse ato fjalë po përdoren në gjuhën e folur ose sepse kanë hyrë në botime “skandaloze” të viteve të fundit.