Google Calculator vjen në Play Store si një aplikacion i veçantë

Më parë, aplikacioni llogaritës ka qenë gjithmonë i përfshirë në çdo pajisje Android, dhe kurrë nuk është lëshuar në Google Play Store. Por tanimë kjo ka ndryshuar pasi llogaritësi është tani i disponueshëm në Play Store si një apliakcion i veçëm.

Kjo do të thotë se aplikacioni i llogaritësit mund të përditësohet me karakteristika të reja në periudha më të shpeshta se sa të rrini e të prisni deri kur të bëhet ndonjë përditësim i firmware-it. Ndërkohë që aplikacioni është i njëjtë me atë që e kenë ndërkohë në smartphone-in apo tablet-in tuaj, versioni i ri 6.0 mbështet Android Wear. Çka do të thotë se orat inteligjente me këtë sistem operimi mund të kryejnë llogaritje të thjeshta.

Ju mund ta shkarkoni verisonin e veçëm të Google Calculator në Google Play Store.

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.