Ja një mjet i cili mund të hakojë llogaritë në Facebook, por…

Po, e lexuat mirë.

Është zbuluar një mjet i ri i cili ka mundësinë për të hakuar llogaritë në Facebook, por të tuajën, dhe jo atë të cilën ju keni dëshirë për të hakuar.

Si të hakosh llogaritë e Facebook? Si të hakoj llogarinë e Facebook-ut të të dashurës sime? I dashuri im po më tradhëton, si mund t’ia hakoj llogarinë e tij të Facebook-ut?

Këto janë janë pyetjet që shumica e përdoruesve të internetit kërkojnë në Google.

Por bëni kujdes! Nëse ndesheni me ndonjë mjet hakimi të llogarive në Facebook i cili ju jep fjalën se do t’ju ndihmojë të hakoni llogarinë e shokut apo shoqes suaj, ju mund të jeni duke shkarkuar një mjet hakimi i cili do të hakojë llogarinë tuaj, në vend të miqve tuaj.

Një mjet hakimi i Facebook mund t’i hakojë me të vërtetë llogaritë, por po të tuajën ama.
facebook-hacking-tools

 

 

 

 

 

 

I quajtur “Rematsu”, ky program i cili e quan veten si një mjet hakimi të Facebook-ut, nuk është asgjë tjetër veçse një Trojan i bazuar në Windows i cili është zhvilluar shumë në vitet e fundit, dhe ka mundësinë që të hiqet si një aplikacion i cili mundet të aksesojë të dhënat e llogarive në Facebook të njerëzve të ndryshëm.

Mjeti përmban një “Keylogger” i cili mund të ruajë të gjitha të dhënat që ju do të shkruani, e më pas i dërgon në serverin e sulmuesit që posedon këtë program.

Mjeti keqdashës i hakimit të Facebook-ut shfrytëzon “dëshirën e shumë përdoruesve për të patur kontrollin e tyre në llogari të rrjeteve sociale të ndryshme,” sipas burimeve të GJBITeam nga kompania e sigurisë ESET.

Si funksionon Remtasu:

Ky mjet keqdashës dërgohet nëpërmjet website-ve me shkarkime direkte.

Sapo një përdorues të vizitojë ndonjë prej këtyre website-ve, malware-i i rrezikshëm Win32/Remtasu.Y automatikisht do të shkarkohet dhe ekzekutohet në kompjuterin e përdoruesit dhe do të fshihet mes skedarëve të tjerë në kompjuter.

Remtasu ka mundësinë të:

  • Të hapë dhe të marrë informacione nga “clipboard”.
  • Të kapë fjalët që ju shkruani me tastierë.
  • Të fusë të gjitha këto materiale në një skedar të cilin do ta dërgojë menjëherë në serverin FTP të keqbërësit.

Por pjesa më e keqe nuk ka ardhur ende:

Malware-i vazhdon të qëndrojë në kompjuter edhe pasi përdoruesi të fikë dhe të ndezë kompjuterin e tij ose të përpiqet që t’a gjejë atë në listën e proceseve aktivë në kompjuter.

“Në këtë rast, malware-i e përsërit veten, duke e ruajtur kopjen në një dosje e cila është branda dosjes system32” thonë burimet për GJBITeam. “Dosja e re “InstallDir mbetet e fshehur brenda skedarëve të sistemit, duke e bërë të vështirë mundësinë e aksesimit të tij nga përdoruesi”

Pjesa më e madhe nga shtetet e prekur nga ky malware përfshijnë Kolumbinë. Turqinë, Tailandën etj. Në të shkuarën, Remtasu shpërndahej i bashkangjitura në email-e të ndryshme të cilat pretendonin se vinin nga qeveri legjitime apo organizata biznesi.

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.