Nga iOS 1 tek iOS 10: Ja se si ka evoluar iOS që nga 2007

Ka qenë një rrugëtim i gjatë dhe kryesisht i qetë për Apple, për në krye të teknologjisë së botës. Janë bërë tashmë plot nëntë vite, që kur iPhone i parë, i cili funksiononte me versionin e parë të iOS goditi tregun. iPhone është një nga produktet më të suksesshme të të gjitha kohërave dhe platforma iOS e Apple punon në më shumë se një miliard pajisje në të gjithë botën. Le t’i hedhim një sy kësaj platformë gjatë viteve të fundit dhe të shohim se si ky sistem ka ndryshuar.

iOS 1.0 – Kontroll me anë të të prekurit, argëtim dhe internet

iOS 1.0

Çfarë e bëri iOS 1.0 të veçantë? Ndërfaqja e përdoruesit qe projektuar për përdorim multi-touch dhe iPhone kishte një ekran 3.5-inch me prekje, i cili e bëri atë më të shpejtë dhe më intuitiv se çdo konkurrent tjetër. Nuk ishte i përkryer, mungonte lidhja 3G, sinkronizimi wireless me iTunes, kartë memoria dhe më tepër.

iOS 2.0 – Aplikacione, aplikacione, aplikacione!

iOS 2.0

Ka pasur dy përditësime kur iOS 2.0 erdhi tek iPhone 3G në Korrik, 2008, dhe do të kishte shumë të tjerë, por kjo qe ndoshta më e rëndësishmja për platformën, sepse solli epokën e aplikacioneve. iOS 2.0 solli App Store dhe SDK me vete. Platforma ka qenë zgjedhja e parë për zhvilluesit e aplikacioneve mobile që atëherë.

iOS 3.0 – Karakteristika me bollëk

iOS 3.0

Shumë dhe shumë karakteristika të vogla erdhën për të bërë gjithë përvojën e iOS, në iPhone 3GS, pak më shumë intuitive dhe të qetë. Erdhën njoftimet për aplikacionet e palëve të treta, kontrolli prindëror, tap-to-focus në kamera, blerja e aplikacioneve, kërkimi universal me anë të spotlight, si dhe cut,copy, paste. Ju kujtojmë se në dizpozicion ishte edhe opsioni për të blerë filma, shfaqje televizive, dhe libra, direkt nga iTunes në iPhone-in apo iPod Touch-in tuaj.

iOS 3.2 – iPad

iOS 3.2

Ishte koha për një pajisje të madhe kështu që iPad u shfaq në skenë, dhe kjo do të thoshte një ndërfaqe e re përdoruesi dhe dizajn tjetër aplikacionesh në mënyrë që të përshtateshin me ekranin e madh. Ishte më shumë se vetëm një rritje e rezolucionit, ky ishte fragmentimi i parë në platformën iOS, kjo sepse iOS 3.2 dhe përditësimet e tij ishin vetëm për iPad.

iOS 4.0 – Multitasking, FaceTime, dhe folder-at

iOS 4.0

Krahas iPhone 4 (iPhone i parë me Retina Display), iOS 4.0 mburrej me “mbi 100 veçori të reja”. Ishte FaceTime për video thirrje, folder-at për organizimin e aplikacioneve, email-ët e unifikuar dhe multitasking. Interpretimi i multitasking nga ana e Apple nuk ishte i njëjtë si ai i Google, por iOS 4.0 ofronte mjaftueshëm për të shmangur sfidën e platformës Android e cila po përmirësohej shpejt.

iOS 4.0.1 – 4.3 – “Antennagate,” Qendra e Lojrave & AirPlay

iOS 4.0.1 - 4.3

Ishte vetëm një muaj para se përditësimi i parë të lëshohej për të rregulluar çështjen e “antennagate” dhe më pas, katër përditësime më të reja do ta ndiqnin atë gjatë muajve të ardhshëm. iOS 4.1 shtoi Qendrën e Lojrave, AirPlay u shfaq tek 4.2.1, dhe më në fund personal hotspot për të ndarë 3G me anë të Wi-Fi, AirPlay për aplikacione të palës së tretë, dhe iTunes Home Sharing për aksesuar gjithë përmbajtjet tuaja në iTunes me anë të Wi-Fi në iOS 4.3.

iOS 5.0 – Siri, sinkronizimi wireless, dhe iCloud

iOS 5.0

Platforma iOS 5.0 dhe iPhone 4S qenë prezantime të rëndësishme për Apple, me Android duke bërë fitime të mëdha në tregun e smartfonëve. Me ardhjen e iOS 5.0 shohim një Qendër Njoftimesh të riorganizuar, aplikacionin iMessage, aktivizimin wireless, sinkronizimin e iTunes me anë të Wi-Fi, dhe përditësimet në ajër. Por ai që pushtoi titujt qe asistenti virtual, Siri.

iOS 6.0 – Apple Maps, Passbook, dhe Facebook

iOS 6.0

Tek WWDC në 2012, u zbulua iOS 6.0. Ky version prezantoi disa përmirësime, si gjithmonë, dhe disa tipare të reja, por një lajm i madh ishte Apple Maps dhe braktisja e Google Maps si shërbim navigimi i parazgjedhur. iOS 6.0 solli përmirësime tek Siri dhe tek Qendra e Njoftimeve, integrimin e Facebook, dhe pagesat me anë të celularit me aplikacionin e ri Passbook.

iOS 7.0 – Një pamje e re, e freskët

iOS 7.0

Jony Ive prezantoi një pamje krejtësisht të re për platformën iOS në vitin 2013. Ikonat morën një dizenjim të ri, të thjeshtë, të sheshtë, me një gamë të re ngjyrash, sfonde të animuara, dhe një efekt të thellë në wallpaper kur ju lëviznit iPhone-in. Karakteristikat e reja në iOS 7 përfshinin një Qendër Kontrolli (quick settings), Multitasking për të gjitha aplikacionet, një përditësim i Safari-t, përditësim i Siri-t, AirDrop për të ndarë përmbajtje, një Camera e përditësuar me filtra, një aplikacion i Photos që organizonte fotot sipas vendodhjes dhe datës, përditësimet automatike të aplikacioneve, dhe integrimin e makinave. Gjithashtu ishte edhe shërbimi i ri iTunes Radio për zbulimin dhe ndarjen e muzikës.

iOS 8.0 – Apple Pay, Health, dhe Family Sharing

iOS 8.0

Kur iOS 8 erdhi në vitin 2014 ofroi një pjesë të vogël përmirësimesh shtesë në platformë, përfshirë një tastierë më të mirë, monitorim të baterisë, dhe video Timelapse. Gjithashtu bëri të mundur që ju të regjistronit audio dhe video në iMessages dhe solli Widgets në Qendrën e Njoftimeve. Më e emocionuese ishte aplikacioni i ri i shëndetit (Health), aftësia për të ndarë përmbajtje me familjen tuaj, dhe shërbimi i ri iCloud Drive. Gjithashtu solli një zgjidhje edhe më të mirë sa i përket pagesave me anë të celularit, duke prezantuar Apple Pay.

iOS 8.2 – 8.4 – Apple Watch dhe Apple Music

iOS 8.2 – 8.4

Fansat e Apple që po prisnin për një produkt të ri, më në fund e morën atë, kur Tim Cook prezantoi Apple Watch në Shtator të 2014-ës. Nuk doli në shitje deri nga muaji Prill i vitit 2015, por menjëherë u bë produkti më i shitur në treg sa i përket teknologjisë së quajtur “wearable” apo që “vishet”. Përditësimi iOS 8.2 përfshinte mbështetje për Apple Watch, megjithëse pajisja vetë punonte me watchOS. Përditësimi final, para se Apple të kalonte tek versioni 9 ishte 8.4, i cili nuk erdhi deri në Qershor, 2015, por solli transmetimin pa limit të muzikës me shërbimin e tyre të ri, Apple Music.

iOS 9.0 – Siri më i zgjuar, News, dhe Notes

iOS 9.0

Në iOS 9 Siri u bë më i zgjuar, kjo ngaqë Apple prezantoi shumë inteligjencë dhe integroj Spotlight, duke ofruar sugjerime proaktive për përdoruesit. Gjithashtu për ata që jetonin në Amerikë erdhi dhe aplikacioni News, Notes ishte shumë më i përmirësuar, Wallet zëvendësoi Passbook, udhëzimet tranzite u shtuan në Apple Maps, dhe iPad më në fund mori mbështetje për ndarjen e ekranit. 3D Touch ishte një karakteristikë e re dhe tepër e mirë, por ishte e limituar vetëm tek iPhone 6S dhe 6S Plus. Sa i përket iOS 9.3 që u lëshua në Mars të 2016, solli Night Shift, funksionon i cili bënte të mundur filtrimin e dritës blu dhe që ju ndihmonte të bënit një gjumë më të rehatshëm.

iOS 10

iOS 10

Apple u shpreh për iOS 10 duke thënë se është një nga iOS-ët më të rëndësishëm që kemi lëshuar për përdoruesit tanë. Me “Raise to Wake” ju mund të shihni lock screen pa prekur telefonin tuaj. Në momentin që sapo e merrni në dorë, telefoni juaj do të zgjohet. Siri gjithashtu ka marrë një përmirësim të madh duke u hapur kështu për zhvilluesit palës së tretë. Tastiera është më inteligjente. Fotot tashmë filtrohen sipas vendodhjes, njohjes së fytyrës dhe një numër të tjera detajesh. Por për më tepër, në lidhje me karakteristika e reja që solli iOS 10 mund të lexoni këtu.