A jeni gati për Windows 10 Creators Update?

Këtë pranverë, me shumë mundësi në Prill, Microsoft do të lëshoj Creators Update, një nga dy përditësimet më të rëndësishme për Microsoft Windows 10 që pritet të vijë këtë vit.

Çfarë do të shohim në këtë përditësim? Si fillim, injoroni emrin “Creators Update,” sepse ky përditësim ka shumë pak të bëjë me krijimin e gjërave, me përjashtim të disa karakteristikave të realitetit virtual dhe përmbajtjeve 3D.

Megjithatë, do të ketë disa ndryshime reale në sistemin operativ. Ju do të keni më shumë kontroll mbi përditësimet e Windows, disa përmirësime në shfletuesin Edge, disa ndryshime të bukura në ndërfaqe duke përfshirë menunë Start dhe më tepër.

Microsoft ka lëshuar ndërtime paraprake të Creators Update që nga Gushti, ato kanë sjellur shumë pak probleme (bug) dhe shumë karakteristika në sistemin e operimit. Ja se çfarë do të shihni bazuar në ndërtimet e fundit dhe informacionet e bëra publike nga Microsoft.

Më shumë kontroll mbi përditësimet e Windows

Me lëshimin e Creators Update, ju nuk do të ndërprisni papritur punën tuaj kur Windows vendos të bëjë një përditësim.

Kur një përditësim është në dispozicion, një njoftim do të shfaqet, dhe juve do ju jepen disa mundësi, ta instaloni atë menjëherë, të planifikoni që ta instaloni atë në një moment të caktuar, ose të zgjidhni opsionin “Snooze”. Snooze do të thotë se përditësimi nuk do të instalohet për tre ditë. Pas kësaj, ju do të merrni një njoftim në lidhje me përditësimin, dhe ju mund të klikoni butonin “Snooze” përsëri. Në këtë mënyrë, ju do të jeni në gjendje të lini mënjëanë përditësimin për një kohë të pacaktuar.

Ky funksion nuk është përfshirë ende në ndonjë nga ndërtimet paraprake, por është përshkruar nga Microsoft në blogun e tij.

Përdoruesit e versioneve të Windows Pro, Windows Enterprise ose Windows Education do të marrin edhe më shumë opsione. Tek këto versione të Windows, përditësimet kumulative mujore mund të shtyhen automatikisht deri në 30 ditë. Dhe përditësimet të cilat shtojnë karakteristika të reja për Windows, mund të shtyhen deri në 365 ditë. (Aktualisht, për Windows Pro, Windows Enterprise ose Windows Education, këto përditësime mund të shtyhet për 180 ditë.)

Përditësime në Start Menu dhe ndryshime në ndërfaqe

Creators Update do të bëjë disa ndryshime të dobishme në ndërfaqen e përgjithshme të Windows, duke përfshirë dhe Start menunë. Mos prisini asgjë drastike. Në fakt, në rrjedhën normale të ditës tuaj, ju nuk mund t’i vini re kurrë këto ndryshime.

Një karakteristikë e veçantë që do keni mundësi të shihni në menunë Start është aftësia e vendosjes së tilve të aplikacioneve në foldera. Këto foldera gjithashtu do të duken si tiles dhe do të shfaqin ikona të vogla të çdo tile të ndodhur brenda tyre.

Ndryshime në Edge

Disa nga ndryshimet më të rëndësishme në Creators Update janë në shfletuesin Edge, kjo për arsye se Microsoft lufton për të ndërtuar një shfletues që të mund të konkurrojë drejtpërdrejt me Chrome.

Ata që urrejnë Flash do të marrin një dhuratë të bukur nga Creators Update: Përmbajtjet Flash do të çaktivizohen paraprakisht në Edge dhe ju do të keni mundësi ta aktivizoni atë ose jo. Kjo lëvizje do të përmirësojë sigurinë dhe performancën, si dhe do të zgjasë jetën e baterisë. Në rastet kur një faqe interneti përdor HTML5 për të ofruar përmbajtje multimediale, Edge do të përdorë HTML5 në vend të Flash. Përveç kësaj, ju mund të vendosni që Edge të mbajë mend preferencat tuaja Flash për faqet individuale.

Një tjetër tipar i ri: Edge do t’ju lejojë të lexoni përmbajtjet në formatet ePub dhe PDF. Edge do të ketë dhe aftësinë për të lexuar tekstin me zë të lartë. Gjithashtu vlen të përdmendet se Microsoft i ka dhënë shfletuesit dhe një mori përmirësimesh në siguri.

Edge do të prezantoj dhe disa karakteristika shumë të bukura në trajtimin e tab-eve. Klikoni butonin me shigjetë poshtë në të djathtë të “add button” dhe ju do shihni çdo tab të hapur në miniaturë.

Nuk është e qartë nëse një nga të metat më të mëdha të Edge, një mungesë serioze e shtojcave do të rregullohet me ardhjen e Creators Update. Ndërkohë që po shkruajmë këtë artikull, nuk është se ka shumë shtojca në dispozicion. Një post në blogun e Microsoft pretendon se kompania ka lëshuar më shumë shtojca API-e për zhvilluesit dhe se kompania është duke punuar për të ofruar më shumë të tillë për përdoruesit. Por, duke pasur parasysh se sa pak shtojca janë për momentin, nuk është se do të shohim një boom shtojcash të reja në dispozicion në momentin e lëshimit të Creators Update.

Një ndërfaqe e re dhe më e plotë e Windows Defender

Windows Defender, i cili mbron Windows nga maluerët, është dukur gjithmonë një mendim i mëvonshëm. Në Windows 10 Creators Update, kjo do të ndryshojë.

Windows Defender dhe aplikacionet e lidhura me sigurinë do të marrin një panel sigurie të quajtur Windows Defender Security Center, i cili do të jetë në dispozicion për ju nga Settings > Update & Security > Windows Defender > Open Windows Center Security Center.

Është më tepër se vetëm një panel, për Windows Defender është komanda qëndrore për sigurinë dhe shëndetin e përgjithshëm të pajisjes tuaj. Kjo ju lejon të vini re në një shikim ndonjë çështje të mundshme sigurie. Një check (tick) për çdo ikonë të panelit do të thotë se çdo gjë është e qetë dhe e sigurtë. Një rreth i kuq me një X të bardhë në të do të thotë që ju duhet të merrni masa për të mbrojtur veten.

Paneli ka pesë seksione:

  1. Mbrojtje nga viruset dhe kërcënimet. (Virus & threat protection) Kjo tregon gjendjen e anti-maluerit tuaj. Nuk punon vetëm me Windows Defender, por edhe me programe anti-maluerë të palës së tretë, gjithashtu. Në qoftë se ju përdorni Windows Defender, ju mund të klikoni ikonën për të parë rezultatet e skanimit dhe të rregulloni mbrojtjen tuaj anti-maluerë. Në qoftë se ju përdorni një paketë tjetër anti-maluerë, duke klikuar ikonën do të hapet aplikacioni.
  2. Performanca dhe shëndeti i pajisjes. (Device performance & health.) Klikojeni për të parë përditësimet më të fundit të Windows, apo nëse keni probleme me hapësirën tuaj, driverat e pajisjes apo baterinë.
  3. Firewall dhe mbrojtja e rrjetit. (Firewall & network protection.) Kjo tregon parametrat tuaj të firewall dhe ju lejon t’i ndryshoni ato. Ajo gjithashtu jep informacion në lidhje me lidhjet e rrjetit tuaj dhe një link sa i përket problemeve që mund të keni me rrjetin.
  4. Aplikacionet dhe kontrolli shfletuesit. (App & browser control) Kjo kontrollon SmartScreen Filter, e cila ju mbron nga aplikacionet potencialisht të rrezikshme, fileve në web, dhe webfaqeve me qëllim të keq, kur jeni duke përdorur shfletuesin e Microsoft Edge.
  5. Opsionet e familjes. (Family options) Kjo ju lidh me kontrollet prindërore.

3D dhe karakteristika të reja në lidhje me lojrat

Creators Update do të ofrojë 3D dhe karakteristika të reja në lidhje me lojrat. Përdoruesit e Xbox do jenë në gjendje të transmetojnë sesione të lojrave drejtpërdrejt tek konsolet e tyre. Gjithashtu do të jetë dhe një Game Mode e cila do të rrisë performancën e sistemit kur ju të luani lojra.

Përveç kësaj, do të ketë edhe një Game bar që ju lejon të regjistroni lojën tuaj dhe të shkrepni screenshots.

Sa për 3D, do të vini re një aplikacion Paint 3D për krijimin e përmbajtjeve 3D. Gjithashtu do të ketë mbështetje edhe për realitetin virtual dhe aplikacionet Augmented Reality.

Disa përditësime në lidhje me Cortana

Prisni disa shtesa modeste tek Cortana. Ju do të jeni në gjendje të planifikoni kujtesa mujore. Cortana do të integrohet me Windows 10 setup, kështu që ju mund t’i kërkoni asistentit dixhital t’u ndihmojë në lidhje me instalimin e pajisjeve të tjera. Cortana pritet të njohë komanda të reja zanore, duke përfshirë ristartimin e PC-së tuaj, fikjen e tij, dhe ngritjen ose uljen e volumit të zërit. Ju gjithashtu do të jeni në gjendje ta përdorni atë dhe me ekran të plotë.

Shtesa të tjera

Ka shumë ndryshime të tjera të vogla, gjithashtu.

Një karakteristikë e re është “Night Light”, e cila heq dritën blu nga ekrani i kompjuterit tuaj. Ka disa prova se drita blu mund të prishë ciklin normal të gjumit, në këtë mënyrë ky tipar ju vjen në ndihmë përdoruesve që punojnë gjatë natës, por që ende duan të flenë pasi të kenë mbaruar punë.

Ju gjithashtu do të jeni në gjendje të bllokoni instalimin e aplikacioneve desktop, duke lejuar vetëm instalimin e aplikacioneve nga Microsoft Store, pra nga një burim i besueshëm.

Përveç kësaj, gjatë instalimit të Creators Update, ju do të prezantoheni dhe me disa parametra privatësie, duke përfshirë nëse Microsoft duhet të mbledhë përmbajtje në mënyrë që të shfaq reklama të përshatshme për ju. Ju gjithmonë mund t’i ndryshoni më vonë tek seksioni i Privatësisë tek Settings.

Rezultati i gjithë kësaj? Creators Update do të jetë një përditësim relativisht modest me ndryshime modeste, shumë prej të cilave janë të vlefshme, kështu që edhe një herë, mos prisini asgjë revolucionare!