[Mac OS] Si të pastroni cache në Safari

Versioni i fundit i Safarit në Mac ju lejon të pastroni cache në mënyrë individuale në vend që të fshijë të gjitha të dhënat e shfletimit, të tillë si historinë, cookies, dhe të dhëna të tjera. Ndërsa Safari vjen me opsionin për të pastruar cache, nuk ju lejon t’a aksesoni kaq lehtë atë. Pa marrë parasysh se sa shumë ju përpiqeni për t’a gjetur atë në menunë e shfletuesin tuaj, nuk do mundeni dot, për shkak se është i fshehur brenda një menuje tjetër. Guida e mëposhtme do t’ju mësojë se si të aktivizoni menunë e fshehur për të hyrë dhe përdorur funksionin e pastrmit cache në Safari.

Pastroni cache në Safari në kompjuterin tuaj Mac

1. Lançoni Safarin në Mac duke klikuar në ikonën e Safarit në Launchpad.

2. Kur Safari të lançohet, klikoni në menunë “Safari” në këndin e sipërm në të majtë dhe zgjidhni “Preferences …” i cili do ju dërgoj tek paneli Settings i shfletuesit.

Cache 1

3. Kur paneli i Preferencave të lançohet, klikoni mbi tab-in “Advanced”.

Cache 2

4. Pasi ju të jeni brenda tab-it “Advanced”, duhet të shihni opsionin “Show Develop menu in menu bar”. Vendosni shenjën mirë në mënyrë që të bëni të dukshme menunë Developer në Safari. Në këtë menu ndodhet opsioni për të pastruar cache.

Cache 3

5. Tani aksesoni menunë e sapo zhbllokuar duke klikuar në krye tek “Develop” dhe zgjidhni opsionin që ju thotë zbrasni chache “Empty Caches” për të pastruar cache në shfletuesin tuaj.

Cache 4

6. Në momentin që sapo klikoni opsionin, Safari do të fillojë të pastrojë cache.

7. Nëse ndodh t’a përdorni shpesh, mund të përdoni shkurtesën në tastierë “Command + Option + E” në mënyrë që të pastroni shpejt cache në shfletuesin tuaj.