Mbetjet elektronike. Një përmbledhje në 8 foto!
Qëllimi i zhvillimit është të kapë deri në 12.5% qëndrueshmëri për sa i përket reduktimit të mbetjeve. Por a është e mundur kjo në një planet që po varet gjithmonë e më shumë nga teknologjia? Fotografitë rreth riciklimit të mbetjeve teknologjike të Kai Loeffelbein në pjesën jugore të Kinës, qyteti Guiyu, tregojnë atë ç’ka u ndodh kompjuterëve të hedhur.
Mbi 30 ton mbetje elektronike janë hedhur deri në ditët e sotme, vetëm për këtë vit, kjo sipas Pikave Botërore. Shumica e mbetjeve elektronike dërgohen nëpër landfille në Azi dhe Afrikë, aty ku dhe bëhet riciklimi primitiv, me dorë duke i ekspozuar njerëzit që kanë kontakte me to, në një rrëzik të “hapur”.
Guiyu, një krahinë e Guangdong në jug të Kinës, është përshkruar si kryeqyteti botëror i mbetjeve elektronike, përpara se të zhdukej vitin e kaluar. Një studim i bërë rreth fëmijëve në Guiyu, tregoi se ata kishin sasi të mëdha plumbi në gjak.
Raporti i fundit i UN rreth mbetjeve elektronike, tregoi një rritje rekord të këtyre të fundit në 2014. Me vlerën aktuale të zhvillimit të teknologjisë, kjo gjë duket se do vazhdojë vetëm të rritet. Raporti ka parashikuar se bota do prodhojë mbi 50 milion ton mbetje elektronike, deri në vitin 2018.
“Qëllimet e qëndrueshme qeveritare, nuk mund të realizohen nëse menaxhimi i mbetjeve është i adresuar si një prioritet,” -thotë menaxheri i firmës bamirëse WasteAid në Mbretërinë e Bashkuar. “Kategoria e mbetjeve elektronike po rritet me shpejtësi me 7 deri në 10 trilion ton mbetje të prodhuara globalisht çdo vit,” -shton drejtori Mike Webster. “Nga pikëpamja jonë, mirë-menaxhimi i mbetjeve është një e drejtë e thjeshtë dhe ne duam që qeveritë nga e gjithë bota t’a marrin seriozisht këtë problem. Në vitin 2012, vetëm 02.% e ndihmave ndërkombëtarë shkuan për përmirësimin solid të menaxhimit të mbetjeve – nuk është fare e mjaftueshme.”
“Që nga viti i fundit, puna e ricikluesve jozyrtarë të mbetjeve në Guiyu, “është zhdukur” sepse qeveria e ka zhvendosur përpunimin në një park industrial. Tani shumica e mbetjeve elektronike të SHBA-ve përfundojnë në kopshtet e mbeturinave të Hong Kong-ut,” thotë drejtori ekzekutiv i Basel Action Network, Jim Puckett. “Sasia e mbetjeve elektronike, sa vjen e po shtohet,” shton ai. “Edhe pse sasia e produkteve përsa i përket madhësisë po zvogëlohet, grumbulli prapë po rritet. Dhe shumë më shumë po përdoren ende.”
Në sektorin riciklues jozyrtar në Guiyu, gratë shkrijnë bordet e qarqeve mbi zjarret e qymyrit duke ekspozuar kështu veten me tymra toksik. Në parkun e ri industrial, ka një sistem qëndror për nxjerrjen e tymrave” -thotë Puckett. Ai shton se: “Nëse ne nuk mundemi t’i reduktojmë mbetjet elektronike, atëhere Komuniteti Ndërkombëtar duhet të fokusohet në reduktimin e toksitetit të këtyre mbetjeve. Do shqetësohemi më vonë për sasinë,” -thotë ai. “Fillimisht duhet të ndalojmë së helmuari njerëzit.”
“Të zgjidhim problemin e mbetjeve elektronike”, një iniciativë e nisur nga Universiteti i Kombeve të Bashkuara, tregon se nuk ka të dhëna për të thënë se ku shkojnë çdo vit 6 milion mbetje elektronike. “Ne kemi gjetur stimuj të bazuar në treg, për t’i bërë produktet të zgjasin më tepër,” -thotë Puckett. “Tani ata justifikohen dhe thonë që gjithë atë dybek plehrash po e riciklojmë, kështu që mos u shqetësoni. Ne bëjmë shumë anashkalime përkundrejt gjithçkaje, thjesht në favor të zhvillimit të vendeve që kanë më pak infrastrukturë. Vlerat tona të riciklimit të pajisjeve elektronike, janë për faqe të zezë.”