Mbroni skedarët tuaj me fjalëkalim në Windows 10
Edhe pse, ka shumë softuerë falas në dispozicion për të mbrojtur skedarët në Windows 10, në qoftë se nuk doni të përdorni një softuerë të palës së tretë, atëherë mundeni që të krijoni në mënyrë manuale një skedar të mbrojtur me fjalëkalim në Windows 10. Pas kësaj, mund të shtoni disa skedarë dhe dokumente të tjera brenda këtij skedari të mbrojtur me fjalëkalim në mënyrë që të siguroni të dhënat tuaja të rëndësishme.
Ky tutorial paraqet të gjitha hapat që do t’ju ndihmojnë se si të krijoni një skedar të mbrojtur me fjalëkalim në Windows 10, pa nevojën e ndonjë softueri.
Si të mbroni skedarët tuaj në Windows 10 me fjalëkalim pa nevojën e një softueri?
Hapi 1: Fillimisht hapni skedarin që përmban të dhënat tuaja të rëndësishme. Pas kësaj, krijoni një tekst dokument duke klikuar me të djathtën në një zonë bosh dhe zgjidhni New > Text Document.
Hapi 2: Hapni tekst dokumentin e krijuar dhe vendosni kodin e mëposhtëm:
Hapi 3: Pasi të vendosni kodin tek tekst dokumenti, kërkoni për tekstin “Enter-Your-Password-Here” dhe zëvendësojeni atë me fjalëkalimin që dëshironi.
Hapi 4: Ruani tekst dokumentin me emrin “fjalekalim.bat” pa thonjëza, në të njëjtën vendodhje. Zgjidhni Save as type to ‘All Files (*.*)‘ dhe më pas vendosni emrin fjalekalim.bat.
Hapi 5: Klikoni dy herë me mouse mbi fajlin fjalekalim.bat që sapo krijuat dhe automatikisht do krijoj një skedar kyçës me emrin Locker.
Hapi 6: Në këtë skedar “Locker” mund të vendosni çdo gjë që dëshironi të jetë me fjalëkalim.
Por prisni se akoma nuk kemi mbaruar.
Hapi 7: Ekzekutoni fajlin fjalekalim.bat përsëri. Këtë herë do ju hapet dritarja Command Prompt e cila do ju pyes nëse dëshironi të kyçni skedarin. Shtypni “Y” dhe më pas Enter për konfirmuar veprimin tuaj.
Në këtë mënyrë ju keni kyçur skedarin, gjithashtu dhe fshehur atë nga vendodhja e tij. Tani skedarët tuaj janë të sigurtë.
Si mund t’i hapim tani skedarët e mbrojtur me fjalëkalim?
Për të rikthyer të dhënat tuaja të mbrojtura, juve ju duhet të ekzekutoni fajlin fjalekalim.bat. Pas kësaj vendosni fjalëkalimin që keni vënë dhe shtypni Enter.
Menjëherë skedari juaj do hapet, gjithashtu do bëhet dhe i dukshëm në vendodhjen e tij. Klikoni dy herë mbi të për të aksesuar të dhënat tuaja.