Ja se si funksionon Multi-Window në Android N
Një nga karakteristikat kryesore në Android N, i cili u prezantua dje, është Multi-Window. Diçka të cilën shumë përdorues e kanë kërkuar nga Google për vite me rradhë. Tani kjo karakteristikë është këtu, në Android N! Kjo është një karakateristikë shumë e thjesht dhe në përputhje gjithashtu me të gjitha aplikacionet Android.
Fillimisht, do ju duhet të aktivizoni opsionet e Developer tek About>Build Number, dhe në fund të listës së opsioneve Developer, do vini re një opsion “Force Activities to be Resized”. Pasi të aktvizoni këtë opsion, mbani të shtypur pak gjatë butonin Recents dhe do jeni në multi-window. Megjithatë, nuk funksionon kur jeni në Home. Kjo karakteristikë funksionon vetëm kur ju jeni në një aplikacion. Të dy aplikacionet që janë duke u përdorur në multi-window janë gjithashtu aktiv, kështu që do jeni në gjendje të përdorni të dy aplikacionet në të njëjtën kohë. Gjithashtu mund të rrisni përmasën e këtyre aplikacioneve sipas dëshirës tuaj kur jeni në multi-window.
Nëse doni të dilni nga multi-window, thjeshtë mbani të shtypur përsëri butonin Recents, ose mund të kapni ndarësin e aplikacioneve dhe t’a hidhni tutje. Duke e larguar ndarësin poshtë do ju lërë juve me aplikacionin lart dhe e kundërta ndodh kur largoni ndarësin lart. Nuk ka asnjë mënyrë ende për të larguar vetëm aplikacionet, por me shumë mundësi pritet të vij. Gjbiteam.com ju kujton se ky është thjesht versioni paraprak për zhvilluesit. Kështu që përgatituni që këto karakteristika mos të punojn “vaj”. Por sigurisht që priten të përmirësohen me ardhjen e versioneve të tjera paraprake për zhvilluesit.