Nëntë gjërat që duhet të dijë një përdorues i Android
Ka shumë gjëra fantastike që mund të bëni me Android e që ndoshta as nuk i dinit. Që nga ROM-et e kostomizuara e deri te launçerat tërheqës, njoftimet me dritën LED, kontrollimi me shenja, paketat e ikonave dhe “shkuljet”. Ka kaq shumë gjëra që do të të mbajnë të lumtur për një farë kohe. Ja cilat janë nëntë gjëra që çdo përdorues i Android duhet të provojë.
1. Karikoje në superioritet WIFI-në tënd
E di ti që ke mundësinë ti thuash Chrome që të të kursejë kohë dhe para duke reduktuar përdorimin e internetit (data usage)? Shumë njerëz nuk e dinë. Duke përdorur këtë rregullim, unë kam shkurtuar përdorimin e internetit në rreth 30% gjatë muajit të kaluar. Si bëhet kjo ruajtje kaq e lehtë? Shko tek Chrome > Settings > Data Saver edhe ndize.

E dije që ti ke dhe mundësinë që ti tregosh telefonit tënd që ta mbajë WIFI-në të ndezur kur ekrani është i fikur? Thjesht shko tek Settings > WIFI > Advanced > Keep WIFI on during sleep dhe zgjidh Always. Duke bërë këtë, ti jo vetëm që nuk mundesh të shkarkosh gjëra kur ekrani është i fikur por, të kursen edhe bateri sepse telefonit tënd nuk do i duhet të rilidhet me WIFI sa herë që ekrani ndizet.

2. Aktivizimi i Google Now on Tap
Google Now on Tap (Trokit në Google Now) u prezantua me Android 6.0 Marshmallow. Ai paraqet informacion që varet nga konteksti i asaj që shfaqet në ekranin tënd, gjë e cila të lejon të gjesh informacion pa pasur nevojë që ta kërkosh manualisht. Do të të duhet të zotërosh Android Marshmallow që të përdorësh Google Now on Tap.
Për të aktivizuar Google Now on Tap, drejtohu për tek Settings > Google > Search & Now > Voice dhe ndize ose fike. Sapo të ndizet, atëherë ti do kesh mundësinë që ta shijosh më shpejt informacionin sipas kontekstit, thjesht me një prekje. Për ta ç’aktivizuar Now on Tap, mbaj shtypur butonin kryesor (Home Button) edhe do të të shfaqet një menu. Prek ikonën e tre pikave dhe pastaj Settings, aty do kesh mundësinë t’a ç’aktivizosh.

3. Optimizimi i baterisë
S’ka rëndësi se cilën pajisje Android-i përdor, ka shumë mënyra për të përmirësuar jetëgjatësinë e baterisë. Së pari, të duhet të fikësh “Shkëlqimin e Përshtatur (Adaptive Brightness)”, “Ekspozimin sipas ambientit (Ambient Display) , “Jashtë Shtëpisë (Outdoor) ose atë automatik (ky emërtim ndryshon nga pajisje të ndryshme). Ky rregullim ndryshon ekspozimin e shkëlqimit në bazë të kushteve të dritës, por nuk është dhe aq i përsosur.
Sensori që përdoret për të përcaktuar nivelet e dritës, nuk është dhe aq i saktë sa syri i njeriut. Ti mund të vendosësh një ekspozim shkëlqimi më të duhur sipas rrethanave dhe meqë fuqia e dritës së ekranit është shkaku që harxhohet më shumë bateri, sigurohu që ta mbash në nivelin më të ulët të mundshëm.

Funksioni i ruajtjes së baterisë së vetë Android-it ndikon në përfomancën e funksionimit të aplikacioneve mjaft keq, kështu që më mirë ja vlen ta përdorësh vetëm kur e ke të domosdoshme. Shqyrto funksionet e baterisë në pajisjen tënde duke shkuar tek rregullimet dhe kërko për bateria, ruajtja e baterisë ose diçka e tillë.
4. Jepi veçmas leje aplikacioneve
E ke marrë Android Marshmallow? Ka një veçori fantastike që duhet ta provosh: Dhënia veçmas e lejeve për aplikacionet. Kjo veçori të lejon tu japesh aplikacioneve leje që të kenë qasje në harduer ose tek të dhënat në telefonin tënd sipas nevojshmërisë që i bazohen. Pra, nqs një aplikacion do që të ketë qasje tek mikrofoni, ai do të të kërkojë leje që ta bëjë këtë kur ti lançon aplikacionin dhe kur aplikacioni ka nevojë që ta përdorë këtë pjesë harduerike.
Përpara Marshmallow, ti do e jepje këtë leje përpara se ta shkarkoje aplikacionin nga Play Store. Ne supozojmë se refuzimi i disa lejeve për aplikacionet, mund t’i ç’orientojë ato. Por tani, ti mund t’i administrosh këto leje tek e tek. Provoje.

5. Përdor Google Now, aktivizo Dëgjimin e Përheshëm
Google Now vepron si një asistent përsonal virtual me të cilin ti mund të rifitosh informacion shpejt e shpejt dhe shumë thjeshtë. Por ka dhe më shumë se sa kaq: Google Now mund të bashkëveprojë me aplikacionet e tua, të marrë shënime, të vendosë lajmërime si dhe plot me truke të tjera të mençura.
Sa më shumë t’a përdorësh Google Now aq më shumë ti kupton se ç’shërbim i shkëlqyer që është. Po ju japim një shembull të thjeshtë, e zëmë që dëshiron të bësh një sy gjumë këtë pasdite por që tashmë ti je në atë gjendjen e përgjumshme e që gati gati gjumi po të këput. Nuk të duhet të përshkosh telefonin dhe të hapësh aplikacionin e orës, llogarit kohën që dëshiron të zgjohesh dhe vendos alarmin për atë çast. Thjesht mjafton të thuash (në anglisht, sepse ky shërbim apo çdo shërbim zanor i Google Now, nuk është ende i disponueshëm në gjuhën shqipe): “OK Google, wake me up in two hours” (që do të thotë “OK Google, më zgjo pas dy orësh.”)

Ti mund t’a bësh të punojë edhe në çdo ekran duke shkuar në Google Settings > Search and Now > Voice > OK Google detection > dhe zgjidh Always on.
Ne dhamë vetëm një shembull po ka më shumë se 100 komanda të Google Now.
6. Përdorimi i Android Device Manager (Administruesi i Pajisjes Android)
Sesi Android Device Manager nuk është i vet-aktivizuar në çdo pajisje telefon Android, nuk arrij ta besoj. Android Device Manager është një vegël fantastike e cila të lejon të gjurmosh, ta kyçësh nga distanca, t’i biesh ziles apo të fshish përmbajtjet e një telefoni të vjedhur apo të humbur ose ose, të shfaqësh një mesazh në ekranin e kyçur për këdo që e gjen. Mund të mos jetë gjëja më seksi që mund të bësh me telefonin tënd Android por që duhet të jetë gjëja e parë që duhet të bësh.

7. Provo Pushbullet
Nuk ka shumë aplikacione që mendoj se gjithkush duhet ti përdorë sepse çdo njeri ka shije, nevoja apo përfitime të ndryshme. Por, Pushbullet është ndryshe. Çdo njeri — dhe e kam fjalën, që çdo njeri — duhet t’a përdorë.

Ti mundesh edhe të hedhësh linqe nga telefoni yt në tabletin tënd, nga PC në telefon ose nga telefoni në të gjitha pajisjet e tua të tjera. Kopjimi dhe zbrazja e URL-ëve daton që nga 1999. Pushbullet të njofton gjithashtu për SMS apo telefonata në PC-në tënd si edhe të tranferosh skedarë përmes të gjithë pajisjeve të tua po ashtu.

8. Kurse kohë me NFC
Shumë njerëz as nuk arrijnë ta kuptojnë se çfarë është NFC-ja, si funksionon apo se çfarë mund të bëjë për ty. Por NFC-ja është i shkëlqyer. Thjesht një prekje mund të lidhë kufjet e tua Bluetooth me telefonin tënd, të transferojë përmbajtjet e telefonit tënd të vjetër tek ai i riu apo madje të dërgojë një mesazh të parazgjedhur tek një kontakt kur ecen tek rruga para shtëpisë.

Një djalë implementoi një çip NFC në dorën e tij kështuqë ai nuk duhet t’a ç’kyçë më telefonin e tij. Ti s’ke pse të shkosh kaq larg. Një pajisje e pajisur me NFC bashkë me një paketë etiketash të NFC-së, do të të ndryshojnë jetën dhe të të kursejë kaq shumë kohë. NFC-ja është një nga funksionet më fantastike e një nga më pak të vlerësuarat që ti mund të bësh me Android-in tënd.
9. Vendosja e sigurisë në ekranin tënd të kyçur
Nëse natyra jote adventureske është më pak e rrezikshme sesa implementimi i një çipi të NFC-së në trupin tënd, gjëja tjetër më e mirë për t’u bërë është t’i vendosësh ekranit tënd të kyçur një siguri. Unë jam gjithmonë i surprizuar se si shumë nga shokët e mi nuk i kanë vendosur ekranit të tyre të kyçur një siguri.

Nëse telefoni të humbet apo t’a vjedhin, do të doje që hajduti të ketë qasje në të gjitha “cepat” e imtësishme të smartfonit tënd? Jo? Atëherë vendose që tani një paternë apo PIN. Thjesht duke shkuar tek Settings > Security > Security lock apo në disa pajisje tek Settings > Lock screen and security, ti vendos metodën tënde të preferuar të sigurisë së kyçjes së ekranit. Seriozisht, bëje që tani!
Ç’gjë tjetër duhet që çdo njeri të bëjë me Android-in e tyre? Komentoni më poshtë këshillat tuaja.