Si të pastroni memorjen RAM në iPhone-in tuaj

Siç e kemi mësuar edhe në informatikë, RAM gjatë: “Random Access Memory” (Memorja e përkohshme) është përgjegjëse për numrin e veprimeve që mund të kryejmë në një pajisje si dhe shpejtësinë e tyre.

Me përditësimet e sistemeve të operimit, sidomos të iOS, gjeneratat e vjetra të iPhone me memorje RAM 1GB ose më pak, nuk arrijnë dot t’i përballojnë të gjitha risitë që sjellin zakonisht përditësimet, dhe ekzekutimet e aplikacioneve apo boot-imi i pajisjes ngadalësohet dukshëm.

Në këtë artikull do t’ju shpjegojmë se si të lironi hapësirën e memorjes RAM në iPajisjen tuaj, dhe është një mënyrë shumë më e lehtë se sa ajo e lirimit të memorjes së zakonshme në një iPajisje.

Për ta bërë këtë, mbani shtypur butonin “lock/off” të iPajisjes suaj deri sa t’ju shfaqet “slide to power off” (si në figurën më sipër), dhe më pas mbani shtypur butonin “Home” deri sa të riktheheni në “Home Screen” dhe VOILA! RAM-i i iPajsijes suaj është zbrazur dhe ajo është përshpejtuar.

Siç e përmenda më sipër, ky është një proces fare i thjeshtë dhe nuk do t’ju marrë më shumë se 10 sekonda nga koha juaj.

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.