Përditësimet në Windows 10 tani do të jenë shumë më të lehtë

Microsoft është shprehur shumë kohë më parë se po ndërmerrte ca hapa për të zvogëluar madhësitë e përditësimeve në Windows 10. Tani, kompania është gati të ndaj këtë progres me ne. Micorosoft ka filluar të testoj një platformë të re përditësimi të unifikuar e cila do të sjellë një reduktim të ndjeshëm në file-t e përditësimeve në Windows 10. Meqë vetë Windows 10 është një platformë e unifikuar që funksionon në pajisje të ndryshme, platforma e re e përditësimit të unifikuar gjithashtu do siguroj përfitimet e saj tek përdoruesit e PC, tablet, smartphone, IoT dhe HoloLens.

Dhe ja vlen të përmendet se përdoruesit e PC-së janë ata që do të përfitojnë më shumë nga kjo. Microsoft thotë se ka konvergjuar teknologji në ndërtimin e tij për të mundësuar shkarkime diferencuese për të gjitha pajisjet.

Kompania pretendon se përdoruesit e PC-së do të shohin se madhësia e përditësimeve në Windows 10 do të zvogëlohen përafërsisht me 32 përqind kur do të lëvizni nga njëri përditësim i madh tek një tjetër. Këto përditësime të lehta do të fillojn të lëshohen pas lançimit të Windows 10 Creators Update në filiim të vitit 2017.

Microsoft pret që të vazhdoj ta vërë në përdorim këtë platformë të re nga fundi i këtij viti tek Windows Insider, më pas testi do të përhapet tek HoloLens dhe pajisjet e ndryshme.