Platforma Nextcloud – Event lokalizimi nga Open Labs

Çfarë është Nextcloud?

Nextcloud – një shtëpi e sigurtë për të dhënat e tua, alternativa open source për sinkronizimin dhe shpërndarjen e të dhënave, me fokus te siguria dhe privatësia juaj!

Nextcloud është një platformë open source që ofron shërbime cloud, qëllimi kryesor i së cilës është t’i japë përdoruesit kontroll të plotë mbi të dhënat e veta.

Nëse në shumicën e shërbimeve cloud që ju ofrohen ju duhet t’i ruani të dhënat tuaja personale në serverin e një individi/organizate tjetër, me Nextcloud ju keni mundësinë që t’i ruani të dhënat tuaja në serverin tuaj personal dhe t’i sinkronizoni & shpërndani ato midis paisjeve të ndryshme. Nextcloud ofron teknikat më të avancuara të sigurisë në industrinë open source, ofron mjete për menaxhimin e rrjedhës së punës, për monitorimin e aktivitetit në serverin tuaj, klient mobile dhe desktop për të aksesuar të dhënat, sinkronizim të kontakteve dhe të kalendarit, mund të bëni telefonata të sigurta video dhe audio, ju ofron mundësinë që të aksesoni skedarët e ruajtura në serverat e ofruesëve të tjerë të shërbimeve cloud si Dropbox, Amazon, Google etj.

Shërbimin e Nextcloud mund ta përfitoni në disa mënyra: duke shkarkuar Nextcloud dhe ta instaloni në serverin tuaj, duke blerë një nga pajisjet Nextcloud, dhe nëse këto zgjidhje nuk janë praktike për ju mund të abonoheni në paketat e një Nextcloud Providers.

Nextcloud është evoluimi i projektit të nisur nga Frank Karlischek 6 vite më parë për t’u ofruar njerëzve kontrollin mbi të dhënat e tyre. Ne besojmë se me këtë përpjekje të re, e ardhmja e hapur e projektit është e sigurt. Nextcloud nis si një kompani e shëndetshme, duke kombinuar biznesin e konferencave video me burim të hapur të Spreed.ME me Nextcloud. Kontribuesit kryesorë të projektit paraardhës të Frank po marrin pjesë në përpjekjet tona dhe ne ftojmë komunitetin e gjerë të na bashkohet për të ngritur teknologjinë cloud të vetë-hostuar dhe të hapur në një nivel të ri!

Nextcloud Box është cloud juaj privat. Ruan të dhënat tuaja dhe ju mundëson që të sinkronizoni midis pajisjeve tuaja dhe të ndani me të tjerët. Kutia përmban pjesët e mëposhtme:

  • Hard Disk 1 TB USB3 nga WDLabs
  • Kutinë Nextcloud me hapësirë për HDD dhe një bord kompjuterik
  • Karikues microUSB, kabllat dhe adaptorët, një kacavidë dhe vidat
  • Kartë microSD me Snappy Ubuntu Core si sistemin e saj operativ
  • Apache, MySQL dhe Nextcloud 10 të parainstaluara dhe gati për t’u përdorur

Kutia është e pajtueshme me Raspberry Pi 2, (nuk përfshihet). Kutia gjithashtu mund të mbajë Raspberry Pi 3 dhe oDroid C2. Këto do të mbështeten nga softueri në një version në të ardhmen e afërt.

Nextcloud l10n #1

Komuniteti shqipfoles i Nextcloud organizon  “Nextcloud l10n #1”, takimin e parë për lokalizimin e Nextcloud në gjuhën shqipe. Anëtarët e këtij komuniteti, por edhe çdo person tjetër që dëshiron të bashkohet, do të takohen më dt 28.12.2016 ora 17:30 në ambientin e Open Labs Hackerspace për të punuar së bashku për përkthimin e kësaj platforme në gjuhën shqipe.

Nextcloud është një pakete softuerike cloud për sinkronizimin dhe shpërndarjen e të dhënave multimediale. Gjithnjë e me shumë individë po j’ua besojnë të dhënat e tyre platformave cloud dhe bashkë me përfitimet që vijnë nga këto shërbime, ngrihen edhe shumë pyetje mbi privatesine dhe sigurinë e të dhënave që ruajmë në këto platforma. Nextcloud është një alternative me burim kodi të hapur, me fokus tek siguria dhe transparenca e zhvillimit dhe që respekton privatësinë dhe të dhënat e përdoruesit.

Pas një takimi të mëparshëm informues mbi mjetet që ofron kjo platformë, tashmë fokusi i komunitetit do të jetë në përkthimin e saj në gjuhën shqipe. Ky takim është i hapur për të gjithë, nëse dini anglisht dhe keni pak kohë të lirë ditën e mërkurë, më dt 28.12.2016 ora 17:30, jeni të ftuar të bashkoheni! Tashmë është arritur të përkthehet 70% e sistemit, duke u bashkuar dhe kontribuar së bashku me përkthimet, shumë shpejt mund të kemi një produkt 100% në gjuhën shqipe.

Detaje të tjera mund të gjeni në: https://openlabs.cc/sq/nextcloud-l10n-1/
Për çdo pyetje që mund të keni: https://openlabs.cc/sq/kontakt/

Ky aktivitet organizohet nga Open Labs hackerspace, komuniteti i parë që promovon kulturën open source në Shqipëri. Që prej vitit 2012 kjo organizatë ka patur në fokus të aktiviteteve të saj projekte të tilla si Linux, Wikipedia, LibreOffice, Arduino dhe Mozilla. Si rezultat i kontributit të dhjetra vullnetarëve, janë organizuar një sërë aktivitetesh si workshope, projekte, meetup-e, si edhe organizimi i OSCAL, konferencës së përvitshme për teknologjitë dhe kulturen open source. Gjithashtu është arritur të realizohet përkthimi i disa platformave me kod burimi të hapur në gjuhën shqipe dhe shumë të tjera janë drejtë përfundimit.