Shenjat dhe simptomat e një RAM-i që po dështon

Përkundër asaj që disa kompani teknologjie dëshirojn që ju të besoni, nuk është e nevojshme të blini iPhone-in e fundit çdo vit apo të investoni në një laptop të ri çdo herë që një zhvillim i ri godet tregun.

Nëse ju kujdeseni për pajisjet tuaja teknologjike siç duhet, shumica e tyre dhe e komponentëve do të vazhdojnë të punojnë për një kohë të gjatë. Në rastin tim, unë po shkruaj nga një laptop tetë-vjeçar, dhe iPhone im 5S vazhdon ende të jetë i fortë.

Megjithatë, natyra delikate e komponenteve elektronik do të thotë se do të vijë një kohë kur këto pjesë do të fillojnë të dështojnë dhe asnjë nuk është më i ndjeshëm se sa RAM-i i një kompjuteri.

Pse dështimi i RAM ka rëndësi

Fatkeqësisht, RAM-i nuk është diçka që ju thjesht mund ta injoroni, është një nga pjesët më të rëndësishme të çdo kompjuteri. Gjithashtu RAM ka një nga normat më të larta të dështimit ndër të gjithë komponentët e kompjuterit tuaj.

Në terma të thjeshtë, RAM është përgjegjës për sa aplikacione kompjuteri juaj është në gjendje të vëjë në punë pa problem, në çdo kohë. Ata që marrin më shumë nga RAM-i juaj janë zakonisht sistemi operativ dhe shfletuesi juaj (nuk është ide e mirë të keni shumë tab-e të hapur njëherësh), por si një rregull i përgjithshëm, sa më i ndërlikuar një program të jetë, aq më shumë RAM do të kërkojë.

Ju mund të mendoni për të si një memorie afatshkurtër për kompjuterin tuaj i cili ruan të dhënat për aq kohë sa kompjuteri është aktiv. Hard Driver-at janë memorie afatgjatë, përdoren për të ruajtur gjëra sa herë që ju keni nevoj kur rindizni kompjuterin tuaj. Por si ta kuptoni që fundi i RAM-it është afër?

Perfomancë e dobët

Një nga shenjat më dalluese të një RAM-i që është drejt dështimit është performanca e dobët me kalimin e kohës.

Nëse vini re se kompjuteri juaj është duke punuar në mënyrë të përkryer në momentin që sapo e ndizni, por sa më gjatë që ju e përdorni, aq më i ngadalshëm bëhet, mund të jeni në telashe. Problemi do të jetë veçanërisht i dukshëm në aplikacionet që janë shumë intensiv ndaj memories, të tillë si Photoshop, lojrat komplekse, dhe shfletuesët web.

Natyrisht, jo gjithmonë RAM mund të jetë shkaku i një problemi: ka raste kur një program nuk funksionon ashtu siç duhet dhe merr shumë nga CPU-ja e kompjuterit tuaj. Por në qoftë se ju nuk mund të identifikoni shkakun e degradimit të performancës, mund të jetë shëndeti i RAM-it tuaj.

Një provë që ju mund të përdorni është të rindizni kompjuterin tuaj, por mos hapni asnjë aplikacion. Nëse e njëjta gjë vazhdon të ndodh edhe pa ndonjë aplikacion hapur, mund të jetë koha për ca module të reja RAM.

“Përplasje” të rastësishme

Ashtu si me degradimin në performancë, vetëm për shkak se kompjuteri juaj pëson “përplasje” të rastësishme nuk do të thotë se është faji i RAM. Megjithatë, tregon për mundësinë që një ndër faktorët që shkatkon këto lloj ‘përplasjesh” mund të jetë edhe një RAM që po dështon.

windows-10-bsod

Kjo është veçanërisht e vërtetë në qoftë se nuk duket të ketë ndonjë logjike në lidhje me këto përplasje. Për shembull, në qoftë se ju merrni BSOD në Windows-in tuaj çdo herë që përpiqeni për të hapur një aplikacion të caktuar, ka mundësi që fajtor të jetë aplikacioni se sa hardware-t tuaj. Por nëse vini re që këto përplasje ndodhin pa paralajmërim dhe në momente të rastësishme, RAM-i juaj mund të jetë përgjegjës.

Fajle të korruptuara

Ju papritur mund të vini re se fajlet që aksesoni dhe përdorni më shpesh janë korruptuar dhe nuk mund të hapen.

Përveç të qënit një mësim për rëndësinë e të bërit backup, kjo është një tjetër shenjë e qartë se RAM-i juaj është në prag dështimi.

corrupt-file

Nëse vini re që gjithnjë e më shumë fajle janë duke u korruptuar – dmth problemi po përkeqësohet me kalimin e kohës – RAM është pothuajse me siguri fajtor. Kjo nodh për shkak se një RAM i dëmtuar shkakton degjenerimin e strukturave të hard drive dhe gradualisht mund të mos arrini fare të startoni kompjuterin tuaj.

Shfaqje jo e saktë e sasisë së RAM-it tek System

Është shumë e lehtë për të kontrolluar sasinë e RAM-it në sistemi juaj Windows.

Mjafton të klikoni me të djathtën tek My/This Computer, dhe më pas të zgjidhni Properties.

System Info

Më pas bëni krahasimin e RAM-it që shfaq sistemi me atë që mendon se ka kompjuteri juaj.

Si të kontrolloni RAM-in tuaj

Siç aluduam disa herë, nëse keni një nga simptomat e mësipërme nuk do të thotë që automatikisht është problem i RAM-it. Mund të jenë qindra shkaqe të tjera, duke përfshirë një furnizues energjie jo të mirë, nxehtësi e tepërt, një virus/malware, një sistem operativ i korruptuar, ose një tjetër komponent që ka probleme.

Megjithatë, nëse jeni duke përjetuar disa nga këto probleme rregullisht, është mirë të kryeni ca teste.

Windows vjen me një mjet që e ka të ndërtuar brenda sa i përket diagnostikimit të memories. Për ta lançuar atë, shtypni WIN + R, shkruani mdsched, dhe shtypni Enter.

mdsched

Do ju duhet të ristartoni kompjuterin tuaj. Më pas do vini re që do kryhen ca teste dhe kompjuteri juaj do ristartohet automatikisht duke ju rikthyer në desktop-in tuaj. Nëse testet kanë kapur ndonjë problem një njoftim do të shfaqet në Taskbar-in tuaj.

A keni probleme me RAM?

Nëse keni një RAM me probleme, ka vetëm një zgjidhje: ta zëvendësoni atë. Për fat të mirë, RAM nuk është shumë i shtrenjtë. Ju mund blini një RAM 16 GB në Amazon për vetëm $ 75 dhe nëse nuk dini se si ta instaloni, dërgojeni kompjuterin tuaj tek një profesionist.

ram-memory-used_59b8bd28e3b2c5dc

Sa RAM keni të instaluar në kompjuterin/laptopin tuaj dhe a keni zëvëndësuar ndonjëherë një të tillë?