Shkurtesat e tastierës në aplikacionin WhatsApp për Windows PC
Versioni desktop, i aplikacionit të njohur të mesazheve, WhatsApp, sapo është lëshuar për sistemin operativ Windows. Përdoruesit e PC-së mund të përdorin aplikacionin WhatsApp për desktop në Windows 10 ose Windows 7 duke e instaluar atë fillimisht dhe më pas duke skanuar kodin QR në desktop duke përdorur skanuesin e kodit QR në aplikacionin WhatsApp për mobile.
Aplikacioni WhatsApp për desktop vjen në dispozicion për atë përdorues të WhatsApp që përdorin PC-në për një periudhë të gjatë kohore çdo ditë. Duke instaluar aplikacionin WhatsApp për desktop, përdoruesit mund të dërgojn dhe të marrin tekst, audio dhe video mesazhe duke mos e prekur fare smartfonin. Kushti i vetëm është që smartfoni duhet të jetë i ndezur dhe të ketë një lidhje aktive interneti në mënyrë që të përdorni aplikacionin desktop.
Një nga karakteristikat kryesore të aplikacionit WhatsApp për desktop janë shkurtesat e tastierës. Ata të cilët preferojnë të përdorin shkurtesat e tastierës, në vend të përdorimit të mouse-it për çdo veprim, do të gëzohen kur të mësojnë se aplikacioni WhatsApp për desktop ofron shkurtesa për pothuajse çdo veprim përveç daljes jashtë aplikacionit.
Shkurtesat e tastierës të aplikacionit WhatsApp për desktop në Windows
Nëse keni instaluar aplikacionin WhatsApp në Windows 10/8/7, shkurtesat e tastierës mund t’i gjeni shumë të dobishme.
| Filloni një bisedë të re | Ctrl+N |
| Krijoni një grup të ri | Ctrl+Shift+N |
| Hapni statusin e profilit | Ctrl+P |
| Zhbëj | Ctrl+Z |
| Ri bëj | Ctrl+Shift+Z |
| Pres | Ctrl+X |
| Kopjo | Ctrl+C |
| Ngjit | Ctrl+V |
| Zgjedh të gjithin | Ctrl+A |
| Kërko | Ctrl+F |
| Zmadho | Ctrl+Shift+= |
| Përmasa aktuale | Ctrl+0 |
| Zvogëlo | Ctrl+- |
| Biseda tjetër | Ctrl+Shift+] |
| Biseda e mëparshme | Ctrl+Shift+[ |
| Arkivo bisedën | Ctrl+E |
| Hesht | Ctrl+Shift+M |
| Fshij bisedën | Ctrl+Backspace |
| Shëno si të palexuar | Ctrl+Shift+U |
| Mbyll | Alt+F4 |







