Si të shpejtoni Windows 10 duke ç’aktivizuar animacionet

Windows 10 është versioni më i mirë i Windows-it deri më sot, pas Windows 7-ës dhe vjen me shumë përmirësime në krahasim me Windows 8.1 i cili nuk është pranuar gjerësisht nga përdoruesit.

Windows 10 nuk është se kërkon një PC me parametra të larta, atë mund të instaloni dhe në një në PC relativisht të vjetër. Animacionet në Windows 10 mund të jenë një rezervë burimi tek PC-të e vjetër. Kështu që do ishte ideale nëse i fikni këto animacione, në mënyrë që të përmirësoni performancën e sistemit.

Për të çaktivizuar animacionet në Windows 10, hapni Settings dhe navigoni tek Ease to Access. Zgjdhini Other Options në fund të dritares.

Këtu ju do të shihni opsionin Play animations in Windows nën opsionet vizuale. Ky opsion është i aktivizuar paraprakisht. Për të çaktivizuar animacionin, fikeni këtë opsion.

Other options

Ju gjithashtu mund të hyni tek opsionet vizuale duke shkruar animations në shiritin e kërkimit të Cortana-s (kjo është metoda më e shpejtë) dhe zgjidhni rezultatin e parë që do ju shfaqet, i cili do të jetë Turn Windows animations on or off.

Cortana_Animations

Do ndjeni një përmirësim të shpejtësisë në Windows veçanërisht tek kompjuterat e vjetër me konfigurime të ulëta.