Si t’a ndalojmë nxehjen dhe mbinxehjen e smartfonëve dhe pse ndodh kjo?!
Smartfonët do fillojnë të ngrohen që nga moment që ju e ndizni; kjo është e pashmangshme. Çfarë e shkakton nxehjen e tej-nxehjen e një smartfoni dhe si mund të shmanget kjo gjë?
Pse nxehen smartfonët?
Përgjigjia shtrihet në një bazë të fizikës: levizja gjeneron nxehtësi. Smartfonët tanë duhet që fizikisht të lëvizin gjëra rreth e rrotull që të funksionojnë plotësisht, kështu që, do gjenerohet nxehtësi. Sasia e nxehtësisë që smartfoni juaj krijon, është kryesisht e përpjestuar me sasinë e elektricitetit që lëviz përmes tij. Nëse po luani një lojë, atëherë ajo lojë do të kërkojë shumë nga qarku dhe nga njësitë e proçesit të grafikave dhe që të dyja janë të vendosura në një çip sistemor në qark (Central System-on-a-chip / SoC), do nxehen sepse kërkojnë më shumë fuqi që të kryejnë detyrat e tyre.
Nëse ju nxehet telefoni, nuk keni asnjë arsye pse të shqetësoheni, ashtu janë bërë të funksionojnë telefonat. Nëse në një mënyrë jo të zakontë nxehet, tani po që keni arsye të shqetësoheni.
Pse mbinxehehen smartfonët?
Të flasim në mënyrë të përgjithshme, SoC-et janë të jashtëzakonisht të optimizuara mirë dhe mbinxehja është një problem i rrallë. Kur pajisja juaj i afrohet një temperature me mundësi rreziku, shpejtësia e proçesorit do të reduktohet në mënyrë që t’ju ndalojë juve ta përdorni pajisjen deri sa të jetë ftohur.
Nëse telefoni juaj po përjeton mbinxehje të shpeshta, mund të ndodhë prej disa arsyesh që mund të zgjidhen e që lidhen më shumë me mbingarkimin e harduerit. Sforcimi i GPU-së tuaj është një nga mënyrat më të shpejta që shkakton mbinxehjen e telefonit tuaj (ndonjë që ka provuar Gear VR, e di shumë mirë se për çfarë po flas). E njëjta gjë ndodh dhe me aplikacionet e “etura” por që këtu, barra i bie CPU-së. Shumë-taskimi, funksionet dhe veçoritë shtesë si uidxhetet (Widgets) apo për çfarëdo arsye tjeter, telefonit tuaj i duhet të kontrollojë lidhshmërinë e tij – që mund të jetë Wi-Fi, Bluetooth, etj – të gjitha këto kërkojnë fuqi proçesimi – nxehtësimin e SoC-së – apo më shumë elektricitet – nxehtësimi i baterisë.
Arsye të tjera që shkaktojnë mbinxehje janë prej faktorëve të jashtëm, si: lënia e telefonit në dritën direkte të diellit ose për shembull, mbi furrë. Nëse nuk e përdorni shumë telefonin tuaj dhe ai vazhdon prapë të mbinxehet, atëherë duhet të jetë një keqfunksionim harduerik dhe mund t’ia vlejë zëvëndësimi i tij.
Nuk ka shembull më të mirë sesa famëkeqi Snapdragon 810 apo një harduer tjetër çfarëdo qoftë, i optimizuar në mënyrë të dobët, në të cilën ky i fundit na çon në probleme mbinxehjeje. Snapdragon 810 do bëhej proçesori më i shitshëm (flagship) i 2015-ës dhe u paraqit në çdo pajisje flagship. Që nga fillimi, ai u “rrënua” me thashetheme rreth problemeve të mbinxehjes dhe përderisa perfomanca ndryshonte nga njëra pajisje tek tjetra, çipi padyshim reduktonte shumë dhe herë pas here shpejtësinë e tij të proçesimit për të shmangur mbinxehjen, duke sjellë kështu një perfomancë më të ngadaltë.
Ky problem dukej më shumë si fatkeqësi e pajisjeve Sony dhe me kompaninë që nxirrte copa të shumta përditësimi të softuerit për Xperia Z3+-shin e vet si dhe me futjen e pipave të ftohjes në modelet e saj Xperia Z5, gjë që të cilën edhe Samsung e bëri me telefonin e vet më të shitshëm, Galaxy S7 dhe S7 Edge.
Përderisa ka kontrolle sigurie, shumë telefona nuk “vuajnë” nga mbixehja e shpeshtë por nëse kjo gjë ndodh rregullisht apo arrin deri në ekstremet e saj, nxehtësia mund të dëmtojë pajisjen tuaj.
Çfarë dëmtimesh mund të shkaktohen?
Bateria
Brenda smartfonëve modernë do gjejmë një bateri lithium-ion. Këto janë truket e mençura të teknologjisë. Një bateri e pakarikueshme lejon vetëm një reaksion kimik, e dizenjuar të gjenerojë elektricitet që ndodh në vetëm një drejtim: elektronet largohen nga bateria, për të udhëtuar përmes një qarku (telefoni juaj). Bateritë e karikueshme e lejojnë që ky reaksion të shkojë në të dyja mënyrat kështu që bateria mund të japë dhe marrë karikim dhe që këtë gjë mund ta bëjë për disa qindra herë.
Bateritë Lithium-ion janë bateritë e rikarikueshme më të mira për momentin por që dhe ato kanë disavantazhe. Ka dy probleme kryesore; I pari është degradimi, edhe kur nuk përdoren. Kjo ndodh përkatësisht ngadalë por do jeni mjaft me fat nëse arrini të shtyni dy apo tre vjet me vetëm një bateri. E dyta, janë mjaft të ndjeshme përsa i përket nxehtësisë. Çdo gjë që është mbi 30 gradë celcius, do fillojë të ketë ndikim negativ në një bateri lithium-ion dhe kjo është një temperaturë që me shumë mundësi ngrihet sa herë që ju e karikoni.
Ndikimi kryesor që ka nxehtësia në bateri, është shpejtimi i degradimit të saj dhe në këtë mënyrë edhe më shpejt reduktohet kapaciteti i saj, duke ju sjellë kështu shumë shpejt pasojat e një baterie të mbaruar.
Një nga simptomat më dramatike të mbixehjes është se mund të jetë shkak që bateria lithium-ion të shpërthejë. Edhe pse të gjithë kemi lexuar histori të frikshme në shtyp, mundësitë që një bateri të shpërthejë janë tepër të pakta. Që të ndodhë, duhet të ndodhë një zbrazëti termale, një lak vicioz i prapavepruar ku rritja e temperaturave rrit dhe shkallën e reaksionit, e cila shndërrohet në rritje të mëtejshme të temperaturave, e kështu me rradhë. Ky proçes urdhëron që të ndodhë një keqfunksionim i brëndshëm, i cili zakonisht menaxhohet nga një çelës elektrik apo sipas kushteve ekstreme të jashtme (si psh, hedhja në zjarr). Që një bateri të shpërthejë, do ju duhet ta çoni në mbi 200 gradë celcius, një gjë mjaft e pazakontë që të ndodhë në jetën e përditshme.
Sistemi në një çip (System-on-a-chip)
Kur vjen puna për SoC, shpejtësia e proçesorit do të bjerë për të parandaluar mbinxehjen gjë e cila na ngadalëson pajisjen, disa herë deri në atë pikë sa të bëhet i papërdorshëm. Nëse ka shumë kohë që është e nxehur, mund të bëjë që çipi të dëmtohet fizikisht. Dhe një herë, përsa i përket baterisë, kjo gjë qesharake ka pak gjasa të ndodhë sepse janë marrë masa që mjetet e sigurisë të vendosen në vend. Por edhe përpos kësaj, mund të jetë shqetësuese nëse ndjeni nxehtësi të tepërt dhe në këtë mënyrë, do ju duhet të prisni që pajisja të ftohet. Disa pajisje janë të prirura të mbinxehen (Sony Xperia Z3+, LG V10, Samsung Galaxy S7 etj. nuk do j’ua ndaj sytë) por që prapëseprapë, është tepër e rrallë.
Për të menaxhuar apo parandaluar mbinxehjen e SoC, sigurohuni të mos luani lojra të rënda apo të shihni video për shumë gjatë, mos shumë-taskoni në aplikacione që kërkojnë shumë fuqi proçesimi, provoni të shmangni përdorimin e Bluetooth-it për periudha të tejzgjatura dhe Wifi-në përdoreni vetëm kur lidhja është e qëndrueshme. Në përgjithësi, shmangini proçeset e rënda sa më shumë të jetë e mundur.
Si të shmangim mbinxehjen
Bateria
Pak a shumë, gjëja më e keqe që mund të bëni është ta ekspozoni baterinë në nxehtësi kur është e karikuar plot kështu që, ta çoni 100 përqind nuk është dhe aq gjë e mirë sepse bateria do të kontrollohet herë pas here dhe të karikohet prapë dhe një herë 100 përqind, një stres i paparë. Ç’karikimi i plotë e ndikon gjithashtu në jetëgjatësinë e baterisë që do të thotë se nuk bën mirë ta karikoni telefonin tuaj kur është duke shkuar deri te 0 përqindëshi. Nëse e karikoni, le të themi kur është 30 përqind deri në 80 përqind, po e trajtoni baterinë mjaft mirë dhe po bëni një punë të mirë në shmangien e mbinxehjes së qelizave të telefonit.
Përfundimi
Mos e sforconi shumë telefonin tuaj si dhe mos e lini në dritën direkte të diellit në mes të gushtit dhe në përgjithësi do jeni mirë. Shumë nga smartfonët modernë janë të dizenjuar të përshtaten në shumë aktivitete të fuqishme si dhe shanset e një shkrirje katastrofike janë tepër të vockëla. Nëse temperaturat rriten pa asnjë arsye, zëvendësojeni sepse ka gjasa që telefoni të jetë difektoz. /©GJBITeam