Si të fshehni automatikisht toolbar-in Bookmarks në Firefox

Ky tutorial shpjegon se si të fshehni automatikisht toolbar-in Bookmarks në Firefox.

Ndryshe nga Chrome, Firefox nuk ofron ndonjë shkurtesë për të fshehur apo shfaqur toolbar-in bookmarks. Ne përdoruesit e Firefox na duhet t’a aktivizojmë/çaktivizojm atë duke klikuar tek shiriti i titullit në një pjesë bosh ku nuk ka tab-e, me të djathtën e mouse-it dhe më pas t’i bëjmë untick “Bookmarks toolbar.” Megjithatë, një shtojcë në Firefox mund të jetë e dobishme kur ju doni të fshehni automatikisht Bookmarks Toolbar kur nuk është në përdorim. Kjo do të thotë që, kur ju lëvizni kursorin e mousit tek cepet e shiritit të adresave ose mundoheni t’a vendosni kursorin tek vendodhja e toolbar-it bookmarks, atëherë dhe vetëm atëherë toolbar-i bookmarks do bëhet i dukshëm.

Bookmarks Toolbar

Emri i kësaj shtojce në Firefox është Bookmarks DropDown dhe mund të them që në anglisht emrin i tij i përshtatet plotësisht funksionit që ka. Në imazhin e mëposhtëm gif, mund të shikoni qartë se bookmarks toolbar fshihet automatikisht kur nuk është në fokus ose kursori i miut nuk është atje.

automatically-hide-bookmarks-toolbar-of-Firefox