Si të gjeneroni listën e fotove më të mira në Instagram për vitin 2016
Me përfundimin e 2016-ës, është ai moment i vitit ku i hidhni një sy asaj çfarë ju keni publikuar në rrjetet sociale. Nëse jeni një përdorues i rregullt Instagram, ka disa mënyra për të gjetur postimet tuaja më të pëlqyera, dhe t’i ndani ato me miqtë tuaj.
Metodat e përshkruara më poshtë nuk ju kërkojnë që të regjistroheni apo vendosni një adresë e-mail. E gjitha çfarë ju duhet është thjeshtë emri që keni në Instagram.
Gjeneroni një GIF
Nëse dëshironi të krijoni një GIF me fotot tuaja më të pëlqyera, përdorni Instagfy. Vetëm shkruani emrin tuaj të Instagram-it dhe Instagfy do gjenerojë një GIF të cilin ju mund ta ndani në Instagram. Ju mund ta ruani GIF-in në kompjuter, ta vendosni në website me anë të kodeve që ju mundëson Instagfy dhe ta ndani atë në facebook, Twitter ose Pinterest.
Krijoni një kolazh
Nëse dëshironi të krijoni një kolazh me 16 fotot tuaja më të mira atëherë vizitoni websajtin #16bestof16 dhe më pas thjesht vendosni emrin tuaj të Instagram. Ju kujtojmë se në rastet kur llogaria juaj është private është e detyrueshme të regjistroheni.
Mbasi të keni gjeneruar kolazhin me 16 foto mund ta shkarkoni atë dhe ta ngarkoni përsëri në Instagram.
Sajti gjithashtu ju tregon se sa postime keni ndarë në Instagram, sa pëlqime dhe komente keni marrë gjatë 2016-ës.
A njihni ndonjë gjenerues tjetër që mundëson një gjë të tillë? Na e tregoni me anë të komenteve më poshtë.