Si të mos hack-oheni në botën e hacker-ave
Ka një numër hapash parandalues që mund të ndërmerren për të qëndruar të sigurt në internet.
Ne lexuam të Mërkurën e kaluar se 1 miliard llogari të Yahoo u hack-uan në vitin 2013, vetëm dy muaj pasi mësuam për një tjetër hack të vitit 2014 i cili komprometoj afërsisht 500 milion llogari. Kombinojini këto me 360 milion fjalëkalime të komprometuara në MySpace, 117 milion në LinkedIn, 65 milion në Tumblr, dhe 32 milionë në Twitter, dhe pothuajse ne mund të garantojm se ju ose dikush që njihni është prekur nga mega-hack-imet e publikuar muajt e fundit.
Shumica e njerëzve përdorin të njëjtat fjalëkalime vazhdimisht, dhe falë tyre hackerat mund të kenë akses në llogari të ndryshme. Netflix gjeti një numër përdoruesish fjalëkalimet e të cilëve ishin kompromentuar si pjesë e një thyerje që kishte ndodhur tek një kompani tjetër.
Pasi shohim kaq shumë lajme në lidhje me tërë këto hackime, është e qartë që ju mund të ndiheni të shkurajuar dhe të pafuqishëm. Në të vërtetë, një studim i fundit ka zbuluar se 41 për qind e amerikanëve besojnë se është e pashmangshme që identiteti i tyre të vidhet në një pikë, dhe 75 për qind nuk e dinë se çfarë duhet të bëjnë kur një gjë e tillë të ndodhë. Një tjetër studim i kryer ka zbuluar se edhe profesionistët kanë filluar të lëkunden nga titujt kryesore të hack-imeve. Numri i sulmeve ndaj të dhënave gjatë vitit 2015 arritën në 781, duke e bërë atë vitin e dytë më të lartë sa i përket sulmeve. Në fakt, në vetëm javët e fundit ka pasur sulme serioze kibernetike që ju nuk mund të keni dëgjuar për to, duke përfshirë 9 thyerje të mëdha të të dhënave në histori si dhe hakimi i një centrali bërthamor.
Për fat të keq, nuk ka asnjë ilaç magjik, apo bar çudibërës për sigurinë kibernetike. Ndërsa shumica e njerëzve nuk kanë nevojë të jenë kaq paranoid sa jam unë është mirë të ndërmerrni këto dhjetë hapa të thjeshtë në mënyrë që të zvogëloni rrezikun ndaj hack-imeve.
1. Përdorni një menaxher fjalëkalimesh për të krijuar dhe ruajtur fjalëkalime të rastit. Kjo e bën të sigurt që dy llogari të mos ndajnë të njëjtin fjalëkalim – nëse njera hackohet, të tjerët të qëndrojnë të sigurt. Së dyti, edhe nëse llogaria tregon deri diku ndërhyrje, fjalëkalimi i fortë do e bëjë pothuajse të pamundur krakimin e tij. Paguani për menaxherët e fjakëlimeve në mënyrë që të jeni në gjendje të përdorini fjalëkalimiet tuaja në të gjitha pajisjet tuaja – laptop, tabletë dhe smartphone.
2. Sigurohuni që fjalëkalimi kryesor i menaxhuesit të fjalëkalimeve të jetë jashtëzakonisht i fortë, por sigurisht edhe i paharrueshëm.
3. Aktivizo vërtetimin me dy hapa për të gjitha llogaritë tuaja të rëndësishme, duke përfshirë email, bankat, dhe menaxherin e fjalëkalimive tuaj. Në këtë mënyrë nëse një sulmues mëson fjalëkalimin tuaj ai përsëri nuk mund të hyj në llogari pa pasur akses dhe në telefonin tuaj.
4. Mendoni para se të klikoni. Phishing është një mashtrim i vjetër, por ende shumë i përhapur. Sulmuesit e përdorin atë në emaile, mesazhe SMS, dhe madje edhe nëpër mesazhet që shfaqin aplikacionet. Sipas Grupit të Punës Anti-Phishing, kishte më shumë sulme phishing në tremujorin e parë të vitit 2016 se çdo herë tjetër në histori.
5. Jini të vetëdijshëm se çfarë po shkarkoni dhe sigurohuni që t’i besoni burimit. Aplikacionet e dyqaneve zyrtare si Amazon, Microsoft, Apple dhe Google zakonisht janë tepër të sigurtë. Aplikacionet e palës së tretë, zakonisht nuk janë. Pavarësisht burimit, sigurohuni që zhvilluesi të jetë i besueshëm, lexoni review-t për tu siguruar që aplikacioni bën atë që thotë dhe jini të kujdesshëm se çfarë gjërash dhe informacionesh akseson aplikacioni në pajisjen tuaj.
6. Gjithmonë dhe menjëherë instaloni përditësimet e sigurisë në sistemi juaj operativ. Gjithashtu, vendosni në “auto-përditësim” të gjitha aplikacionet tuaja sepse shpesh ato përmbajnë rregullime në siguri.
7. Është në rregull të përdorni WiFi-të publike (e bëj gjatë gjithë kohës), por duhet të jeni tepër të kujdesshëm për atë që ju jeni duke bërë në atë rrjet sepse dikush mund të jetë duke spiunuar mbi ju. Sigurohuni që çdo faqe interneti që kërkon fjalëkalimin tuaj ka URL-në e saktë dhe ikonën e drynit në shfletuesin tuaj. Nëse jeni duke kryer ndonjë transaksion bankar apo duke aksesuar të dhëna ekstra-sensitive, thjesht prisni ta bëni kur të jeni në një rrejt më të sigurt. Absolutisht mos shkarkoni aplikacione speciale në mënyrë që të lidheni me rrjetin (sepse mund të jetë një përpjekje për të hack-uar pajisjen tuaj).
8. Përdorni shërbimet që ofrojn mesazhe të kriptuara si iMessage, Messenger, WhatsApp. Kriptimi end-to-end siguron që komunikimi juaj të jetë i sigurtë nga ndërhyrjet e palës së tretë, e cila është veçanërisht e sigurtë nëse ju po udhëtoni në një vend të huaj.
9. Instaloni softuerë sigurie në të gjitha pajisjet tuaja. Këto mjete sigurojnë që informacionet tuaja dhe të kompanisë të mbeten të sigurta, edhe pse ju aksidentalisht klikoni një link apo shkarkoni ndonjë program të keq.
10. Vendosni një pin ose fjalëkalim në çdo pajisje. Është mënyra më e mirë për të ruajtur të dhënat tuaja në rast se pajisja juaj vidhet. Lexuesit e shenjave të gishtave si TouchID janë të mirë për tu përdorur megjithëse janë më pak të sigurtë se një pin i mirë.