Si të shtoni më shumë uebsajte tek ‘New Tab’ në Firefox
Si të parazgjedhur, Firefox tregon 12 pamje paraprake të uebsajteve në formatin 4 x 3 në faqen New Tab. Nëse kjo nuk ju mjaftojn, më poshtë do ju tregojmë se si të shfaqni më shumë uebsajte me anë të disa modifikimeve të thjeshta.
Tek shiriti i URL-së shkruani about:config dhe shtypni Enter. Klikoni në butonin I’ll be careful, I promise! në faqen tjetër. Dhe nga këtu Firefox do ju dërgoj tek parametrat më të përparuar.
Përdor kutinë e kërkimit në këtë faqe për të gjetur këtë preferencë: browser.newtabpage.columns. Tani klikoni dy herë mbi të, shkruani vlerën e re për numrin e kolonave që ju dëshironi të shfaqni në faqen New Tab, dhe shtypni Ok. Përsëriteni këtë proces për numrin e rreshtave që ju dëshironi të shfaqni duke kërkuar preferencën browser.newtabpage.rows.
Nëse nuk e shihni numrin e duhur të rreshtave dhe kolonave në New Tab, pasi të keni bërë këto dy ndryshime, provoni të rrisni ose zvogëloni faqen.
Nuk është e qartë deri ku mund të shkoj numri i rreshtave dhe kolonave, por gjbiteam.com ju rekomandon të mos kaloni në numrat me dy shifra.