Ushtrim: A mbrohemi mjaftueshëm?
Në shumicën e rasteve ne nuk jemi të ndërgjegjshëm në lidhje me rreziqet reale që ndikojnë në humbjen e të dhënave tona. Arsyet më të zakonshme në humbjen e të dhënave janë të lidhur me jetën tonë të përditshme, me mënyrën se si i ruajmë dhe mbrojmë këto të dhëna.
Në këtë artikull do vini re një seri pyetjesh me zgjedhje të ndryshme bazuar në zakonet tuaja momentale. Tek këto pyetje, nuk do kërkoni se cila është e drejtë apo e gabuar, kështu që ju do zgjidhni përgjigjet të cilat më së shumti i përshtaten mënyrës se si ju përdorni kompjuterin tuaj.
1- Kur startoni kompjuterin tuaj, a ju kërkon që të vendosni një fjalëkalim?
- a) Po
- b) Jo
2- Kur e lini kompjuterin pa prekur për një kohë, a ju kërkon përsëri fjalëkalimin para se ju të vazhdoni punën tuaj?
- a) Po
- b) Jo
3- Ku i ruani fjalëkalimet tuaja të websajteve të ndryshme dhe rrjeteve sociale?
- a) Në mendjen tuaj
- b) I mbani të ruajtura në një fletore shënimesh
- c) I ruani në shfetuesin e kompjuterit tuaj
- d) I ruani në një menaxher fjalëkalimesh
4- A përdorni një fjalëkalim të njëjtë në më shumë se një websajt?
- a) Po
- b) Jo
5- A përdorni ndonjë antivirus në kompjuteri tuaj?
- a) Po
- b) Jo
- c) Nuk e di
6- A është antivirusi juaj i përditësuar?
- a) Po
- b) Jo
- c) Nuk e di
7- A i përditësoni rregullisht softuerët që ju përdorni?
- a) Po
- b) Jo
- c) Nuk e di
8- A përdorni firewall në routerin ose kompjuterin tuaj për tu mbrojtur nga sulmuesit?
- a) Po
- b) Jo
- c) Nuk e di
9- A mbani kopje rezerve (backup) të të dhënave tuaja të rëndësishme diku, përveç se në kompjuterin tuaj (si psh. në një tjetër hard drive, kompjuter apo cloud)?
- a) Po
- b) Jo
10- A keni qenë ndonjëherë viktimë e një krimi kompjuterik si psh. të një virusi, softueri me qëllim të keq apo mashtrimi në internet?
- a) Po
- b) Jo
- c) Nuk e di
Përgjigjet tuaja mund të na e jepni me anë të komenteve poshtë.