Vdekjet nga selfie-t idiote janë epidemia më e re

Javën e shkuar, një turist Gjerman u rrëzua dhe vdiq pasi u mundua të pozonte për një selfie duke kërcyer në një zonë të rrezikshme në rrënojat e Machu Picchu në Peru. Vetëm një ditë më parë, një tjetër turist gjeti vdekjen duke u përpjekur t’i shkrepte një foto vetes në majë të ujvarës Gocta në të njëjtin vend.

Në sens formal, selfie-t mbas nuk kanë qenë shkaku zyrtar i vdekjes, por këto incidente të reja e rrisin numrin e fataliteteve të drejtuara për tek selfie-t e rrezikshme.

Una foto pubblicata da Drews??? (@drewsssik) in data:


Fotoja më sipër: Një adoleshent Rus gjeti vdekjen vitin e kaluar duke u munduar të shkrepë një foto në disa zona të rrezikshme.

Sipas hulumtimeve të Priceonomics, shkaku më i madh i vdekjeve në lidhje me selfie-t është rënia nga lartësitë, dhe e dyta është mbytja në ujë. Mosha mesatare e viktimave nga selfiet është 21 vjeç, dhe në 75% të rasteve viktimat janë meshkuj. Priceonomics citon gjithashtu se meshkujt kanë më shumë shanse që të shkrepin selfie të rrezikshme, megjithëse femrat shkrepin më shumë të tilla në përgjithësi.

Kjo çështje ndikon gjithashtu edhe në popullsinë e globit: në Janar të 2016-ës, Washington Post raportoi se në Indi pati më shumë vdekje në lidhje me selfie-t se kudo tjetër, çka e shtyu vendin të shtonte zona ku ndaloheshin selfie-t në zonat turistike. Plus që India ka gjithashtu edhe numrin më të madh të vdekjeve nga mbytja veçanërisht tek moshat 15 deri në 25 vjeç kështu që këtu kemi një ripletë rastesh.

Ndërkaq, qeveria Ruse publikoi një guidë publike me praktika të sigurta për shkrepjet e selfie-ve vtin e shkuar.

Screen-Shot-2015-07-07-at-5.24.54-PM

Bordi i turizmit në Norvegji ka gjithashtu webfaqen e tij për guidat e sigurta të shkrepjeve të selfie-ve.

Shumë të tjerë kanë gjetur vdekjen duke u përpjekur për të shkrepur një foto në përgjithësi: në vigjiljet e Vitit të Ri, një student u rrëzua në tokë dhe gjeti vdekjen pasi u përpoq të shkrepte një foto panoramike nga fasada e Four Seasons Hotel në New York.

Ne shohim plot njerëz të cilët vdesin duke u përpjekur të bëjnë çfarë dëshirojnë më shumë, por asnjë Like apo retweet nuk krahasohet me rrezikun që mbart një selfie e bukur. Statistikat e dy viteve të shkuara nuk tregojnë ndonjë rënie të këtyre çështjeve, çka është për t’u shqetësuar.

Sikur deri më tani nuk kemi ndonjë problem të madhe me varësinë ndaj internetit. Le mos t’i lejojmë selfiet të bëhen një tjetër nga streset e shumëta në lidhje me teknologjinë.

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.