Informatriks është një portal rreth IT-së i cili e ka zanafillën që në vitin 2010, kur u krijua si një faqe me emrin “Gjithçka rreth botës së Informatikës” në rrjetin social “Facebook” si një pikë-mbledhje për të gjithë dashamirësit shqiptarë të fushës së teknologjisë dhe informacionit.
Në më pak se një vit nga data e krijimit, faqja arriti një numër ndjekësish prej rreth 20.000 personash, çka është një shifër e konsiderueshme duke iu referuar numrit të përdoruesve Shqiptarë në këtë rrjet social, e cila do të rritej shumë shpejt. Më vonë, në Janar të 2012-ës, duke pasur parasysh dëshirën e madhe të ndjekësve të faqes për të ditur më shumë rreth kësaj fushe, u krijua kanali në “YouTube” i Informatriks ku shumë informacione, tema, shpjegime, etj. do të ilustroheshin e më pas publikoheshin aty.
Në vitin 2013, për t’u dhënë më shumë mundësi informimi ndjekësve, u publikua faqja në internet e INFORMATRIKS (www.informatriks.com), por u mbyll shpejt, për shkak të sulmeve të shumta nga hakerat.
Por sot pas shumë vitesh, informatriks.al rikthehet përsëri, por kësaj radhe me një identitet dhe strategji të re për të plotësuar mozaikun e botës së teknologjisë në gjuhën shqipe, dhe për t’u dhënë lexuesve shqipfolës, dhe jo vetëm, një burim të besueshëm dhe të saktë rreth nevojës së tyre për të ditur më shumë rreth kësaj fushe.