Kompjuterat Mac që mund të blini nga Apple në 2020-ën
Në këtë artikull, do ju njohim me listën e çdo laptopi apo desktopi Mac, në mënyrë që nëse keni vendosur të blini një kompjuter nga Apple, ne t’ju ndihmojmë që të zgjedhni Mac-un e përsosur për stilin e jetës tuaj.
Me nëntë lloje të ndryshme të Mac-ve për të zgjedhur, secili me një larmi opsionesh, është pak e vështirë për të gjetur të duhurin. Që nga shpejtësia, besueshmëria dhe ndjenja e gjithanshme e MacBook Pro, deri tek komponentët ekstreme që ofron Mac Pro, juve do ju duhet që të merrni shumë gjëra parasysh.

Performancë e shkëlqyer
MacBook Pro 13-inch
MacBook Pro 13-inch me Touch Bar dhe Touch ID ka procesorin e gjeneratës së 8-të Intel Core i5 dhe katër bërthama. Ekrani Retina sjellë teknologjinë True Tone, për një përvojë më të mirë shikimi në çdo ndriçim. Ka dy porta Thunderbolt 3, një kartë grafike Intel Iris Plus 645, e cila me Turbo Boost arrin deri në 3.9 ose 4.5GHz. Çmimi fillestar, 1,299 dollarë nga Apple

Laptopi më i mirë për Pro-të
MacBook Pro 16-inch
Me deri në tetë bërthamë, MacBook Pro 16-inch është MacBook më i fuqishëm në formacionin aktual të Apple. Ka procesorin më të shpejtë të gjeneratës 9-të Intel Core i7 ose i9 me Turbo Boost deri në 5GHz dhe kartën grafike të përparuar Radeon Pro (5300M ose 5500M) me deri në 8 GB memorie grafike. Modelet bazë fillojnë me 512 GB memorie SSD por mund të azhurnohen deri në 8TB. Çmimi fillestar, 2,799 dollarë në Apple

I hollë por i fuqishëm
MacBook Air 13-Inch
MacBook Air 13-inch vjen në Gold, Space Grey dhe Silver dhe ka një ekran retinë super të qartë, True Tone. Kur bëhet fjalë për memorie, ky MacBook Air vjen me 8 GB RAM 3733MHz LPDDR4X, ndërsa sa i përket hapësirës vjen në madhësitë 256 GB SSD ose 512 GB SSD. MacBook Air ka një procesor Intel Core i3 ose i5, 1.1GHz dual-core, gjenerata e 10-të, me Turbo Boost deri në 3.5GHz, kurse si kartë grafike, ka një Intel Iris Plus Graphics. Trackpad në MacBook Air është një trackpad Force Touch, dhe ky Mac gjithashtu vjen me një Magic Keyboard dhe Touch ID. Çmimi fillestar, 999 dollarë në Apple

Mac-u më i lirë
iMac 21.5-inch pa Retina Display
Ky model iMac 21.5-inch fuqizohet nga një procesor Intel Core i5, 2.3GHz dual-core i gjeneratës së 7-të, me Turbo Boost deri në 3.6GHz, 8 GB RAM 2133MHz, i cili mund të përmirësohet deri në 16 GB RAM dhe 1TB hapësirë. Ka një kartë grafike Intel Iris Plus Graphics 640, dy porta thunderbolt 3 dhe një ekran 1920×1080 sRGB. Ekrani fatkeqsisht nuk është Retina, por është desktopi më i lirë i Apple që mund të blini. 1,099 dollarë në Apple

Më i miri për shumicën
iMac 21.5-inch Retina Display
iMac 21.5-inch, ka një ekran 4K Retina Dipslay. Në varësi të modelit që ju zgjidhni, gjithmonë do merrni turbo boost deri në 4.1GHz bashkë me 1TB hapësirë. Ky iMac vjen me një procesor Intel Core i3, 3,6 GHz quad-core të gjeneratës së 8-të ose Intel Core i5, 3.0GHz me 6-core të gjeneratës së 8-të sëbashku me një kartë grafike 2GB Radeon Pro 555X GDDR5 ose 4 GB Radeon Pro 560X GDDR5. Megjithëse të dy opsionet kanë deri në 32 GB memorie të konfigurueshsme, ju mund të zgjidhni midis memories 8 GB 2400MHz DDR4 ose 8 GB 2666MHz DDR4. Çmimi fillestar 1,299 dollarë në Apple.

Më i gjithanshmi
iMac 27-inch Display
Ky iMac 27-inch, 5K, me Retina Display, sjell 1TB dhe 2TB hapësirë, ka deri në 8 GB memorie RAM GDDR5, proçesor 3.0GHz Intel Core i5 gjenerata e 8-të me 6 core ose 3.7GHz me 6-core, gjenerata e 9-të, dhe gjithashtu përfshinë edhe dy porta thunderbolt. Nëse vendosni t’a blini, ju mund të zgjidhni një nga modelet që vjen me Turbo Boosts 4.1GHz, 4.3GHz, ose 4.6GHz. Gjithashtu vlen të përmendet që është iMac-u i vetëm me memorie të azhurnueshme. Çmimi fillestar, 1,799 dollarë në Apple

iMac Pro
iMac Pro 27-inch Retina Display
iMac Pro vjen në një madhësi: 27 inç. Ka hapësirë ruajtjeje 1TB, 32GB RAM 2666MHz ECC që mund të konfigurohet deri në 256 GB dhe një kartë grafike Radeon Pro Vega 56, 8GB HBM2. Fuqizohet nga një procesor Intel Xeon W, 3.2GHz me 8-core dhe ofron gjithashtu Ethernet 10Gb. Ka katër porta thunderbolt 3 dhe një ekran 5K retinë 5120×2880 P3. Çmimi fillestar, 4,999 dollarë në Apple

I mirë për servera
Mac Mini Quad-Core dhe 6-Core
Mac Mini vjen në dy madhësi të ndryshme sa i përket procesorit: 3.6GHz Quad-Core i3 me 128 GB hapësirë, ose 3.0GHz 6-Core i5 me Turbo Boost deri në 4.1GHz dhe me 256 GB hapësirë. Ka një kartë grafike të integruar 630 Intel UHD Graphics, 8 GB 2666MHz DDR4. Çmimi fillestar, 799 dollarë në Apple

Më i mirë i formacionit
Mac Pro
Nuk ka konfigurime stock për këtë përbindesh, përveç faktit që konfigurimi i tij bazë fillon nga $5,999. Sipas pritshmërive të Apple, do të jetë vetë klienti që do konfiguroj çdo Mac Pro që do porositet deri ke specifikat e tij maksimale, ku përfshihet: një proçesor 28-core Intel Xeon W, 1.5TB (12x128GB) memorie DDR4 ECC, dy karta grafike Radeon Pro Vega II Duo me 2x32GB HBM2 memorie për secilin, dhe hapësirë 8TB SSD.
Një konfigurimi tillë, do ju kushtojë 54,000 dollarë.