Blog: Të “piqesh” nga rrezatimi radioaktiv i antenave celulare
Para pak ditësh, The Telegraph shkroi një artikull në të cilin thuhej se Britania ka një mbulim të 4G-së më të keq se sa Shqipëria dhe disa vende të tjera. Madje thënie të tilla mund t’i keni dëgjuar edhe nga persona të tjerë të cilët jetojnë në vende të tjera të Europës apo kontinente të tjera të zhvilluara. Por shtrohet pyetja:
Mos vallë ne kemi një teknologji më të përparuar se sa këto vende, pavarësisht ekonomisë sonë të dobët? Sepse përderisa kemi mbulim më të mirë, këtu ka diçka… Dhe përgjigjja është sigurisht që jo! Kjo vjen si pasojë e respektimit të standardeve të këtij rrezatimi radioaktiv që këto vende plotësojnë, ndërsa ne “piqemi” nga këto rrezatime.
Si funksionon rrezatimi radioaktiv?
Sinjali në celularin tonë vjen nga një antenë e cila zakonisht ndodhet pranë nesh (në tarracën e pallatit tonë, tek ai ngjitur apo ndonjë tjetër aty afër), dhe në mënyrë që celulari të marrë sinjalin, antena duhet të ketë një masë veprimi deri në 10W/m² për frekuencën më të lartë të transmetimit 2100MHz (sipas vlerave të lejuara nga OBSH). Si dhe duhet të vendosen rreth 10km larg qendrave të banuara.
Por ne në Shqipëri ecim me disa standarde të tjera të cilat i vendosin vetë kompanitë celulare në vend. Jo vetëm që nuk respektohet largesa e lejuar, por këto antena vendosen mundësisht mbi tarracat e pallateve, pranë shkollave, spitaleve, qendrave tregtare, etj, ku ky rrezatim i tejkalon vlerat e lejuara me një mase veprimi 6-10 herë më të madhe (më tepër se sa këto kompani deklarojnë).
Qeveria Shqiptare hartoi një ligj “anti-rrezatim” prej antenave celulare në Tetor të 2011-ës, ku ishin parashtruar qartë standardet e operimit të antenave, por që fatkeqësisht ky ligj nuk është zbatuar thuajse kurrë.
Çfarë pasojash sjell rrezatimi radioaktiv i pakontrolluar?
Për të qenë më të qartë, më mirë do të ishte të pyesnim “Çfarë pasojash nuk sjell ky rrezatim?” sepse pasojat që sjell ai janë shumë të dëmshme dhe nuk shfaqen direkt, por pas disa vitesh. Kur arrihet niveli i caktuar i masës së veprimit, këto antena kryejnë një rrezatim jonizues e jo jonizues, dhe ky rrezatim shkatërron qelizat e trupit (pra pjesën më delikate të organizmit), dhe më pas pasojat janë fatale.
Sipas të dhënave nga OBSH, pacientët të cilët ekzaminohen me kancer prej antenave celulare, janë një numër pacientësh të kancerit gjithnjë e në rritje, por jo vetëm me këto pasoja, por edhe me pasoja të tjera në organizëm si në sistemin e gjakut, zemër, kocka, mëlçi, tension, shikim, qumështi i gjirit të nënave, organet jetësore të fëmijëve nga 0-5 vjeç, e deri tek sistemi nervor i çdo moshe.
Çfarë mund të bëjmë ne për t’u mbrojtur nga këto rrezatime?
Si fillim, mbrojtja minimale duhet të bëhet individualisht, për të kaluar më pas tek maksimalja. Pra, duhet të bëhet reduktimi i përdorimit të celularin duke respektuar këto hapa:
1- Përdoreni celularin tuaj vetëm atëherë kur ju nevojitet.
Krijimi i celularit kishte si qëllim lehtësimin e komunikimit mes njerëzve dhe lehtësimit të jetesës, kështu që përdoreni atë vetëm për biseda të shkurtra deri në 2 minuta, jo të bëni muhabet 2 orë me celular në vesh. Bëjeni zemrën gurë dhe mos u kushtoni rëndësi atyre 2000 minutave që keni në planin tuaj tarifor.
2- Shkruani SMS.
SMS-të janë një mënyrë komunikimi më pake e dëmshme se sa telefonatat.
3- Përdorni kufjet ose loudspeaker-in (vivavoce).
Nëse biseda në vijim për ju është shumë e rëndësishme, atëherë më mirë përdorni kufjet ose loudspeaker-in (vivavoce-n) e celularit tuaj për të komunikuar. Kështu rrezatimi do të jetë i papërfillshëm.
4- Mos e përdorni celularin tuaj gjatë valëve të dobëta dhe baterisë së dobët.
Gjatë kësaj kohe, celulari juaj so të bëjë çmos për të marrë një rrezatim sa më të mirë për të realizuar komunikim, dhe kjo ne nuk na intereson.
Tani le të kthehemi tek pjesa maksimale e mbrojtjes. Si fillim duhet ta dini që në mënyrë që një operator të vendosë një antenë në tarracën e një pallati (gjë të cilën nuk duhet ta bëje fare në fakt), ai duhet të marrë leje fillimisht nga Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimit dhe konfirmimin e çdo banori të pallatit. Meqenëse lejet nga KMR janë thjeshtë fiktive dhe firmat e banorëve falsifikohen, ka shumë gjasa që në tarracën e pallatit tuaj apo atij ngjitur të jenë vendosur antena pa dijeninë e askujt.
Ajo që duhet të bëni ju në këtë rast, është të ndërgjegjësoni të afërmit tuaj dhe banorët e tjerë të pallatit, dhe më pas të kontaktoni me KMR për t’i paraqitur shqetësimin tuaj si qytetarë në lidhje me rrezatimi radioaktiv të antenave. Në rast se kjo nuk funksionon, atëherë ju mund t’u drejtoheni autoriteteve të tjera të cilat do të jenë të gatshme t’ju ndihmojnë.