12 këshilla dhe truke të fshehura që çdo përdorues i iPhone X duhet t’i dijë

Më 12 Shtator 2017, Apple lëshoi tre smartfonët më të fundit të kompanisë: iPhone 8, iPhone 8 Plus dhe iPhone X. Pasi iPhone X është një smartfon me parametra më të lartë sesa iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus, ai ka bërë më shumë bujë sesa smartfonët e tjerë.

Apple në fakt lëshoi iPhone X më 3 Nëntor 2017 dhe koha e pritjes për marrjen e porosive ka qenë shumë e gjatë për përdoruesit.

Shumë prej karakteristikave të iPhone X janë intuitive, por një numër i tyre nuk janë dhe aq shumë të dukshme.

iPhone X paraqet një gjeneratë të re të ekraneve, njohjen e fytyrës, Animoji dhe gjeste të reja për të kontrolluar gjithçka.

Ju mund të jeni pak të hutuar se si duhet ti bëni gjërat pa një Home Button, dhe do të vëreni se shumë gjëra kanë lëvizur.

Këto janë 12 këshilla dhe truke për iPhone X të cilat ju duhet t’i dini:

  • Hapni “Ndërrimin e Applikacioneve” (App Switcher) si një profesionist

Tani meqë nuk ka buton Home, ju duhet të mësoni një tërësi gjestesh të reja, dhe hapja e “Ndërrimeve të Aplikacioneve” mund të jetë pak e ndërlikuar. Apple ju thotë ju që të tërhiqni nga shiriti i gjesteve drejt qendrës së ekranit, dhe më pas prisni për App Switcher që të shfaqet kur ju të ndjeni pak dridhje. Kjo, jo vetëm që është e ngadaltë, por gjithashtu është e vështirë për t’u larguar. Në vend të kësaj, tërhiqeni lart në një hark drejt në të djathtë ose në të majtë (nëse e përdorni me dorën e majtë) dhe voila!

  • Ktheni Butonin Home (diçka të ngjashme)

Sinqerisht, ju do të mësoheni pa një Home Button shumë shpejt. Por në qoftë se ju s’mund të jetoni pa të, ka një mënyrë për ta kthyer atë përsëri, por në një formë virutale.

Shko tek General > Accessibility > AssistiveTouch dhe aktivizojeni atë. Tani ju do të shihni një Home Buton virtual, që ju mund ta rregulloni dhe të aktivizoni shkurtoret tuaja sipas dëshires.

Ju mund ta caktoni butonin virtual që të shkoni në ‘Home’ me një klikim të vetëm (single-tap), klikim të dyfisht (double-tap), klikim të gjatë ose me 3D Touch. Përveç kësaj, nëse shqetësoheni për screen-burning, ju rekomendojmë që të ulni “Idle Opacity” nën vlerën 40%.

Ky Home Butoni virtual është më shumë një buton i gjithëanshëm sesa ai fizik. Ju nuk keni pse ta vendosni aty ku ka qenë butoni i vërtetë, por mund të vendoset kudo përgjatë anëve të ekranit.

  • Ç’kyçni telefonin përmes Face ID (Identifikimi i fytyres) më shpejt

Përdoruesit fillestarë mendojnë se ka vetem një mënyrë për të hapur iPhone X: ngrije atë dhe më pas tërhiqe lart pasi ikona e kyçit të Face ID është hapur. Përdoruesit më të gjatë të iPhone X, veçse dijnë një mënyre më të shpejt për të hapur atë: ngrije telefonin dhe tërhiqe lart menjëherë.

Face ID është aq i saktë saqë ju thjesht mund ta tërhiqni lart, pa patur nevoj që ikona e kyçit te shfaqet dhe nuk duhet të prisni që ikona e kyçit të hapur të shfaqet, por kur aparati i TrueDepth mbahet direkt para fytyrës suaj, kyçi hapet automatikisht. Kështu ju kurseni rreth gjysëm sekonde, por kur e zhbllokoni telefonin tuaj gjatë gjithë ditës ato shtohen.

  • Shfaq përqindjen e baterisë

iOS nuk e shfaq përqindjen e baterisë sipas parazgjedhjes, por ju mund të shkoni tek Settings dhe ta aktivizoni atë. Në iPhonë X, ky mjedis është hequr. Por mos kini merak, ju ende mund të shihni përqindjen e baterisë duke e tërhequr tek ana e djathtë nga lart-poshtë. Tani është e përfshirë në Qendren e Kontrollit (Control Center).

  • Si të çaktivizoni Face ID në një çast

Për çfarëdolloj arsyeje, ju mund ta gjeni veten tuaj në një situate ku ju nuk dëshironi që Face ID të jetë lloji primar i sigurisë suaj – si, në qoftë se jeni duke u mbajtur në robëri diku dhe dikush ka telefonin tuaj dhe mund t’ju detyrojë të shikoni telefonin – ju mund ta çaktivizoni shumë shpejt atë.

Shpejt shtypni pesë herë butonin e energjisë (Power Button), zyrtarisht i quajtur Butoni Anësor (Side Button), dhe automatikisht do të çaktivizojë Face ID dhe siguria juaj e hapjes së telefonit do të jetë me kod kalimi (Passcode). Shënimi i kodit të kalimit automatikisht do të ri-aktivizojë Face ID.

  • Navigoni përmes aplikacioneve shumë shpejt

Ju veçse duhet ta dini këtë truk, por ndoshta mund ta keni anashkaluar gjatë konfigurimit.

Sepse kush nuk do të kalonte shpejt mësimet në fillim të telefonit që ta përdorë atë sa më shpejt?

Tërhiqe djathtas në shiritin e gjesteve tek ekrani kryesor dhe do të shihni se sa shpejt mund të hidheni nga një aplikacion në tjetrin. Përeç kësaj, ju mund ta tërhiqni majtas dhe djathtas nëse ju jeni hedhur tek një aplikacion që nuk ishte hapur i fundit.

  • Ruani më shumë se 60% të baterisë suaj

Jemi të impresionuar me kohëzgjatjen e baterisë së iPhone X. Në shumë raste, zgjat deri në një ditë e gjysëm.

Vendosja e telefonit tuaj në Low Power Mode, do të zgjasë baterinë e smartfonit tuaj edhe më tej. Por ju mund ta zgjasni edhe më shumë, deri në 60% sipas testeve të AppleInsider, thjesht duke përdorur sfond të zi, duke përmbysur ngjyrat për të krijuar një pseudo “dark mode” modalitet të errët dhe duke aktivizuar modalitetin e ngjyrave në gri “grayscale mode.”

Këto kursime shtesë të energjisë janë rezultat i ekranit OLED të iPhone X. Ndryshe nga ekranet tradicionale LCD, të cilët kanë piksela që janë të ndriçara në të gjithë bordin, pikselat në ekranet OLED janë të ndezur individualisht. Pikselat e zinj janë “të fikura” dhe nuk janë të ndezura, prandaj ruajnë fuqinë.

  • Arrije Qendrën Kontrolluese (Control Center) më lehtë

Që të qasim Qendrën Kontrolluese në iPhone X nuk është edhe aq intuitive, sidomos kur e përdor atë me një dorë. Më të lehtë, qasjen në Qendrën Kontrolluese, mund ta bëni duke e thirrur me atë me anë të Reachability.

Ky opsion është i fikur nga vetë telefoni. Shkoni në Settings > Accessibility > Reachability për ta aktivizuar atë.

Tani, pasi të aktivizoni Reachability, tërhiqni poshtë shiritin e gjesteve dhe i gjithë ekrani do të tërhiqet poshtë dhe përsëri ju mund ta tërhiqni poshtë përsipër ikonave të aplikacioneve.

  • Alarme të qeta me fytyrën tuaj

Në një farë mënyre, momenti i rënies së alarmit është diçka e pakëndshme. Në iPhone X, ju nuk keni nevojë që të shtypni Snooze. Pasi të merrni telefonin, Face ID do të shohë fytyrën tuaj, dhe nëse ju e shikoni atë, automatikisht do të zvogëlojë volumin e alarmit.

  • Animojit si ngjitëse

Animojit janë shumë ngjitës dhe remikset karaoke që njerëzit bëjnë janë shumë interesante për t’u parë. Shumica e njerëzve e dinë se mund të dërgosh 10 sekonda video Animoji, por nuk e kuptojnë se mund t’i paraqesësh ato dhe t’i dërgosh ato si stickers në iMessage.

Për ta bërë këtë, hapni Animojin për të inçizuar një Animoji të ri dhe pasi ajo fytyrë ju pëlqen, prekeni atë, dhe automatikisht do të vendosed brenda kutisë së futjes së tekstit për dërgim si një sticker ose ngjitëse.

  • Mbyllja e Applikacioneve me forcë

Është një mit që të mbyllish aplikacionet me forcë do të ruaj jetën e baterisë. Në fakt, Apple thotë se duke bërë kështu në të vërtetë harxhon më shumë energji.

Por nganjëherë një aplikacion bllokohet dhe nuk ka ndonjë mënyrë tjetër për ta zhbllokuar, veçse ta mbyllish me forcë. Në iPhone 8 e më poshtë, mbyllja e aplikacioneve me forcë ishte aq e lehtë sa hapjen e Nderrimit të Applikacioneve (App Sëitcher) dhe tërhiqjen lart në aplikacion.

Në iPhone X, ky veprim është pak më i ndërlikuar. Njëherë, ju duhet të hapni App Switcher duke e tërhequr lart me një hark majtas ose djathtas për ta hapur më shpejt. Dhe më pas duhet të klikoni dhe mbani shtypur ne një aplikacion derisa një simbol minus i kuq do të shfaqet në kënd të majtë të aplikacionit. Ju mund të klikoni në simbolin minus që të mbyllësh aplikacionin me forcë ose mund ta tërhiqni lart atë.

  • Trokite njëher që ta zgjoni (Tap to wake)

Shumë përdorues të telefonave Android kanë pasur një “trokitje të dyfishtë” për të zgjuar ekranin me vite. Tani, edhe përdoruesit e iPhone X kanë një funksion të ngjashëm, mirëpo vetëm me një trokitje.