Është koha për të rregulluar Facebook – Mark Zuckerberg
Duke goditur urrejtjen dhe duke pastruar reklamat
Mark Zuckerberg ka bërë një zgjedhje modeste për vitin të ri: të rregullojë Facebook dhe ta bëjë botën një vend më të mirë. “Bota ndihet e shqetësuar dhe e ndarë, dhe Facebook ka shumë për të bërë”, tha CEO në një post në llogarinë e tij personale.
Është një ndryshim i mprehtë i drejtimit që nga viti 2016, kur Zuckerberg hodhi poshtë idenë që lajmet e rreme (fake news) në Facebook, mund të ketë ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale amerikane. Duke folur në konferencën vjetore të Techonomy pranë San Francisco, CEO e quajti nocionin “një ide shumë të çmendur”.
“Ka një mungesë të thellë empatie në pohimin se e vetmja arsye që dikush mund të kishte votuar në mënyrën se si votuan ishte sepse ata panë një lajm të rremë”, tha ai në një intervistë në terren.
Zuckerberg tërhoqi deklaratën në 2017 pas një deklarate në Twitter në të cilën Presidenti Trump pretendoi se Facebook kishte një axhendë të veçantë kundër tij. Në një post të botuar në shtator, ai u zotua të “vazhdojë të punojë për të siguruar integritetin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në mbarë botën dhe për të siguruar që komuniteti ynë të jetë një platformë për të gjitha idetë dhe një forcë për të mirën në demokraci”.
Pastrimi
Pas zgjedhjeve, Facebook identifikoi të paktën 470 faqe të rreme dhe llogari që kishin shpenzuar gjithsej 100,000 dollarë në reklama. Në një deklaratë, kompania tha se këto llogari kishin të ngjarë të jenë të lidhura dhe ndoshta kanë origjinën në Rusi.
Elliot Schrage, nënkryetar i politikës dhe komunikimit në Facebook, tha se kompania nuk veproi menjëherë, sepse “këtu nuk kishte asgjë domosdoshmërisht të rëndësishme në lidhje me një aktor të huaj që drejtoi një reklamë që përfshinte një çështje sociale”.
Për shembull, organizatat ndërkombëtare mund të drejtojnë një reklamë që adreson të drejtat e grave apo inkurajimin e donacioneve të bamirësisë. Vetëm pas zgjedhjeve, tha Schrange, Facebook njofton se disa reklama të miratuara automatikisht mund të jenë “problematike”.
Pas këtyre zbulimeve,
Facebook u zotua të punësonte mbi 1,000 persona, staf shtesë për të rishikuar reklamat dhe për të investuar në të mësuarit e makinës artificiale (AI) për të identifikuar dhe hequr reklama që shkelin politikat e saj. Ai tha gjithashtu se do të kërkonte dokumentacion më të plotë nga reklamuesit që vendosin reklama politike në këtë faqe internet.