SKANDAL!!! Universiteti i Tiranës përdor studentët për mining pa dijeninë e tyre!

Besoj se të gjithë jemi njohur me monedhat virtuale, më së shumti me Bitcoin! Si duket edhe webmasteri i uebfaqes së Universitetit të Tiranës paska dëgjuar për të, dhe ka vendosur të përfitojë nga studentët për mining, po pa lajmëruar më parë. Ose ose, uebfaqeja është hakuar, dhe një haker ka vendosur scriptin në uebfaqe! Por këtë nuk kemi nga ta dimë.

Për të gjithë ata që nuk e dinë, mining ka të bëjë me përdorimin e kompjuterit për të “krijuar” Bitcoin ose ndonjë monedhë tjetër virtuale. Por mining nuk është i shëndetshëm për kompjuterin/laptopin tuaj sepse ai konsumon procesorin tuaj dhe e shkatërron atë me kalimin e kohës, ndaj sugjerohet që për mining të përdoren paisje të posaçme me fuqi procesuese të madhe. Unitir.edu.al po përdor e cila është një “plugin” për të bërë mining nga një website.
Për më shumë, shikoni se si funksionon kjo gjë në youtube.

Nuk dihet për sa kohë do të vazhdojë kjo gjë, por dijeni që nëse jeni student i kësaj shkolle, po përdoreni pa dijeninë tuaj!

Si të mbroheni? 

  1. Instaloni antivirusin: MalwareBytes i cili e ka automatike bllokimin e ketij plugin ose ne antivirusin tuaj aktual bllokoni këtë website: https://coinhive.com/

2. Menyra tjeter eshte ta bllokoni kete website ne dosjen hosts ne kompjuterin tuaj.

  1. Hapni My Copmuter, dhe shkoni tek:  C:\Windows\System32\drivers\etc.
  2. Hapni dosjen hosts ne nje modifikues teksti. psh. Notepad.
  3. Shtoni kete rresht ne te: 0.0.0.0 coinhive.com ne fund te dokumentit.
  4. Ruani dokumentin.

3. Instaloni kete extension per Google Chrome i cili e bllokon automatikisht: Coin-Hive Blocker

 

Për të faktuar këtë, po ju tregojmë disa screenshots të cilat mund t’i shikoni dhe në burimin e faqes së unitir.edu.al  view-source:http://www.unitir.edu.al/