A mund të dalloni Phishing?!
Skuadra Jigsaw ka publikuar një kuiz që teston aftësitë e përdoruesve për të identifikuar email-et phishing. Kuizi ju teston në një seri emailesh për të parë nëse mund të dalloni shenjat treguese të phishing.
“Phishing është, deri tani, forma më e zakonshme e sulmeve kibernetike,” shpjegon Jigsaw në një blog post. “Një përqind e emaileve të dërguara sot janë përpjekje për phishing”. Sipas postimit, kuizi bazohet në trajnimet që Jigsaw ka mbajtur me “10.000 gazetarë, aktivistë dhe liderë politikë”.

Në total, ekzistojnë tetë shembuj që Google ju teston, disa që përfaqësojnë email të ligjshëm dhe të tjerë mashtrimet phishing. Shumë nga shembujt janë në fakt të bazuara në ngjarje reale, siç është përpjekja masive e phishing që goditi përdoruesit e Google Doc në vitin 2017 ose një email që hakerët rus i dërguan menaxherit të fushatës së Hillary Clinton në 2016.