fbpx

Pse Android nuk mund të shkatërroj Apple dhe anasjelltas

Këto grindjet që shohim në internet, se “Android së shpejti do të shkatërrojë Apple” dhe “Apple do të zhdukë krejtësisht Android” janë lojëra të vjetra. A nuk jeni të lodhur nga këto deklarata? Vit pas viti, dëgjojmë dhe lexojmë profeci të ndryshme në lidhje me vdekjen dhe fundin e botës, por kjo akoma nuk ka ndodhur. E njëjta histori po ndodh dhe me këto dy sisteme, “njëri do zhduket pas kaq vitesh”, “tjetrit do t’i vijë fundi së shpejti” etj. Por ne mendojmë se ka ardhur koha që njerëzit, pra, si fansat e Android dhe Apple, të jenë dakort me këtë gjë. Dhe kur themi me “këtë” gjë, nënkuptojmë që të dy këto sisteme do vazhdojnë të bashkë-ekzistojnë.

Kohët e fundit, ka pasur rënie në shitjet e iPhone. Sigurisht që ata ende fitojn para me tonelata por vetëm se ky grumbull parash, këto 2 tremujorët e fundit ka qenë pak më i vogël në krahasim me 2 tremujorët e parë të vitit të kaluar. Për shumicën e njerëzve, këtë grumbull parash do e quajmë si një fitore të madhe në çdo situatë. Por duhet të bëjmë kujdes, se në këtë rast po flasim në lidhje me Apple, ata janë mësuar me grumbuj të tillë parash. Një rënie sado e vogël në fitim është shqetësim i madh për ata.

Për ta vënë në kontekst, ne po flasim për fitimin e Apple për tremujorin e dytë të 2016-ës, i cili është një fitim prej 50.6 miliardë dollarë, ku në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, në të cilin Apple ka pasur një fitim prej 58 miliardë dollarë, ka një rënie prej 12.8 përqind. Por kjo gjë, nuk na mashtron dot neve të mendojmë se Apple është në vështirësi dhe se Android është gati të shuaj së ekzistuari iOS.

Apple vs iPhone

Së pari, shumë prej raporteve teknologjike po thonë një gjë të vetme, mbushja e botës me smartphone ka arritur pikun e saj. Kjo do të thotë se pothuajse të gjithë kanë një smartphone dhe jo të gjithë domosdoshmërisht do të hedhin iPhone-in e tyre të vjetër për modelin e ri që do të sjellë Apple, Samsung, Sony apo ndonjë prodhues tjetër. Kjo do të thotë se ne, tashmë, kemi arritur një nivel të caktuar të ngopjes teknologjike dhe modelet e reja të flagship-ëve duhet të sjellin argumenta të fortë në mënyrë që njerëzit të hapin portofolin e tyre dhe t’i blejnë ato.

Pra, shitjet, parashikohen të kenë rënie për të gjithë, jo vetëm për Apple. Nëse ju shihni shifrat e Samsung apo të LG-së, sigurisht që do vini re rënie. Kjo le të kuptohet se pse Samsung është i prirur të fusë teknologji të reja, si p.sh ekranet “Edge” dhe pse LG na solli një LG G5 gjysëm-modular. Kjo ndodh se nëse ata do sillnin një flagship të rregullt, pa një argument të fortë, nuk do ishte e mjaftueshme për ne.

Kjo është edhe arsyeja se pse njerëzit po thonë se iPhone 7 ka nevojë të jetë spektakolar. Ky argument ka dy aspekte, e para është se Apple ka nevojë të tregojë se mund të konkurroj me morinë e tipareve të reja që Android po sjell. Dhe në këtë aspekt, Android ka një avantazh, sepse, ndërkohë që Google është duke u kujdesur për anën software-ike, prodhuesit e smartphone-ve po kujdesen për anën hardware-ike. Së dyti, Apple ka nevojë të tregojë se ata kanë diçka të re, dhe se po mendojnë vazhdimisht për teknologji inovative për konsumatorët e tyre.

Së fundmi, kemi menduar t’i lejm pak vend diskutimit, duke marrë mendimin tuaj në lidhje me, se cilin nga sistemet shihni si më dominues sa i përket tregut botëror në vitet e ardhshme?