5 gjëra që mund të bëjnë iPhone-in tuaj edhe më të shpejtë
Në këtë postim, gjbiteam.com do të ju tregojë pesë gjëra të thjeshta që mund të bëni për të shpejtuar më tepër iPhone-in tuaj, dhe këto këshilla funksionojnë tek të gjitha modelet e iPhone.
Shpejtoni Ndërfaqen e Përdoruesit
Ndërfaqja e iOS është sigurisht e shpejtë për tu naviguar në momentin që nxjerrim një iPhone direkt nga kutia, por ka diçka që ju mund të ndërmerrni në mënyrë që të bëni iPhone-in tuaj edhe më të shpejtë.
Shkoni tek Settings> General> Accessibility dhe aktivizoni opsionin Reduce Motion. Ky opsion në iOS heq plotësisht animacionet e sistemit. Megjithëse animacionet i japin një efekt më të bukur ndërfaqes, nuk është se shërbejnë për ndonjë qëllim teknik dhe iPhone-i juaj në këtë rast do të jetë shumë më i shpejtë pa to.
Dhe ndërkohë që jeni akoma aty tek Accessibility, shkoni tek Increase Contrast dhe aktivizoni Reduce Transparency gjithashtu.
Ç’aktivizoni rifresikimin në sfond
Ka disa aplikacione që ju patjetër doni që të rifreskohen në sfond. Për shembull, aplikacionet e mesazheve duhet të jenë në gjendje për të shkarkuar përmbajtje të reja por shumica e aplikacioneve në iPhone-in tuaj thjesht nuk kanë nevojë për rifresikm, e gjitha çfarë ato bëjnë në të vërtetë thjesht po ngadalësojn gjërat dhe shfrytëzojn baterinë tuaj.
Shkoni tek Settings> General> Background App Refresh dhe hidhini një sy listës. Ç’aktivizoni sa më shumë aplikacione që mundeni. Vini re se njoftimet do të vazhdojnë të punojnë si gjithmonë për të gjitha aplikacionet, edhe nëse ju çaktivizoni rifreskimin në sfond.
Pastroni aplikacionet dhe file-t që nuk keni nevojë
Ashtu si çdo pajisje tjetër kompjuterike, iPhone-i juaj mund të ngarkohet nëse hapësira mbushet me gjëra pa vlerë. Nëse po kërkoni të shpejtoni iPhone-in tuaj, thjesht hiqni qafe këto gjëra për të cilat nuk keni nevojë.
Patjetër ekzistojn aplikacione në iPhone tuaj që ju thjesht nuk i përdorni. Në këtë rast ju këshillojm t’i fshini ato. Nëse dëshironi, mund t’i shkarkoni përsëri por të gjitha këto aplikacione të padobishme thjesht ju marrin hapësirë. Gjithashtu përpiquni të pastroni foto të vjetra dhe video, të cilat tashmë i keni ruajtur diku, dhe gjithashtu fshini edhe këngë të vjetra të cilat nuk i dëgjoni më.
Së fundmi, besojeni ose jo, aplikacioni Messages është pothuajse gjithmonë një nga fajtorët kryesore kur është fjala për hapësirë të humbur kot. Si të parazgjedhur, aplikacioni ruan përgjithmonë të gjitha fotot, videot dhe mesazhet që ju merrni. Në mënyrë që të ndryshoni këtë gjë, pra nga “Përgjithmonë” t’i ruani këto mesazhe për “30 Ditë” shkoni tek Settings> Messages> Keep Messages dhe ndryshoni opsionin nga “Forever” në “30 Days“. Ju menjëherë do të lironi gigabajt hapësirë.
Pastroni cache në aplikacionet e Apple
Pastrimin i cache në aplikacionet e Apple është një mënyrë e shpejtë dhe e lehtë për të përshpejtuar ato dhe liruar hapësirë.
Për të pastruar cache në Safari, për shembull, thjesht shkoni tek Settings> Safari dhe uluni poshtë për tek Clear History and Website Data.
Dhe vini re këtë tjetrën: hapni App Store dhe shtypni në njërën nga ikonat në fund të ekranit 10 herë rradhazi (psh. ikonën Featured). Pasi të keni shtypur 10 herë, ekrani do zbardhet për momentin dhe cache do pastrohet. I njëjti marifet gjithashtu punon në iTunes, iBooks dhe në aplikacionin Apple Watch.
Në raste emergjente…
Këshillat më lart janë gjëra që njerëzit mund të bëjn për të shpejtuar iPhone-in e tyre në përgjithësi. Ndonjëherë gjërat shkojnë keq dhe telefoni juaj mund edhe të bllokohet në një farë mënyre. Në këtë rast nuk keni pse shpenzoni 2 minuta duke ristartuar telefonin tuaj në mënyrë që të rregulloni problemin, përkundrazi, thjesht pastroni RAM-in me këtë marifet.
Mbani të shtypur butonin e Fikjes/Kyçjes deri në momentin që do shihni slide to power off dhe më pas lëshojeni. Tani mbani të shtypur vetëm butonin Home për 5 sekonda deri sa Home Screen të rishfaqet. Voila!