Internet falas me Vodafone dhe Telekom

Vodafone historikisht “është sjellë” si të kishte qenë pjellë e qeverisë ose e qeveritarëve tanë, vjedhje dhe mashtrime që dukej sikur s’do kishin ndonjëherë fund. Mbrapa nuk ngel as Telekom-i (ish AMC-ja). Çmime stratosferë për ambientin ekonomik për një vend si Shqipëria. Çmime të larta, njësi të pakta dhe një reklamë e bukur, kjo është idea për t’ua mbushur mendjen shqiptarëve. Të gjithëve na kujtohen kohët kur na duheshin të paktën një rimbushje 1000 lekëshe për të bërë vetëm 1 min e gjysëm telefonatë, çfarë kohërash! Por kohërat ndryshuan, çmimet u ulën, erdhi interneti, u bë një monopol edhe më i keq mbi këtë të fundit por të paktën kishim internet. U ulën çmimet dhe për internetin, filluan të krijoheshin oferta që përfshinin dhe njësi megabajtësh. Po fillonte të kishte dritë në fund të tunelit. Më pas na dhanë dhe Facebook falas, pa foto, por prape, ishte Facebook falas.

T’i lëmë pas të gjitha këto dhe të fokusohemi në atë për të cilën jemi këtu. Internet falas dhe pa limit, pa ofertë, pa plan mujor, pa asgjë, totalisht falas! Ne të INFORMATRIKS.COM, do ju tregojmë si të marrim internet pa limit por me një shpejtësi jo kushedi se çfarë, me Vodafone dhe Telekom.

Fillimisht na duhet një telefon Android me version 4.0+ si dhe një aplikacion. Pa root dhe pa asnjë veprim shtesë se sa ato manualet në aplikacion. Programi është Psiphon Pro Lite Handler 113 dhe ju mund ta shkarkoni këtu.

Pasi kemi shkarkuar aplikacionin, kalojmë tek Options dhe pastaj prekim tick-un e Tunnel Whole Device Mode (requires root or Android 4.0+), për rajonin zgjedhim Best Performance dhe me pas kalojme tek Handler Menu.

Pasi hapet një faqe krejtësisht e zezë, fillimisht heqim tick-un nga Show On Start që të mos na bezdisë sa herë të hapim programin dhe pastaj, gjëja e parë që do bëjmë është të vendosim tick-un tek Remove Port; tek Proxy Type do zgjedhim Real HostCustom Header do e bëjmë fxpjesa më e rëndësishme vjen tani, Proxy Server,  i cili bëhet m.vodafone.al ose 0.facebook.com dhe për Telekom bëhet m.internet.t.altë tjerat opsione do i lëmë bosh të paprekura deri tek Real Proxy Type tek i cili do zgjedhim Default; Real Proxy Port bëhet 80. 

*Kini parasysh se që lidhja të bëhet, telefoni duhet të thithë jo më pak se 3 vija valësh 3G (me 4G nuk ka problem se sa valë ka), kjo pasi duhet një shpejtësi deri diku e mirë dhe stabël.*

Më poshtë do shihni se sa shpejt bëhet lidhja…

dhe sa shkon shpejtësia mesatare. Ka dhe raste që mund t’i kaloje dhe 2mbps por, me mirë të mësoheni me kaq.