“Modern Keyboard” nga Microsoft vjen me një skaner shenjash gishtash
A ju irriton ndonjëherë shkrimi i fjalëkalimit për të shkyçur kompjuterin tuaj? Microsoft shprehet që e ndjen dhimbjen tonë dhe dëshiron të na kthej mbrapsht ato sekonda të çmuara.
Kompania javën që kaloi zbuloi Tastierën Moderne, e cila sjell me vete dhe një skaner të “fshehur” gjurmësh gishtash, në mënyrë që ju të shkyçni sa më thjeshtë pajisjen tuaj, njësoj siç bëni me Touch ID në iPhone. Tastiera ju lejon “të sillni Windows Hello në çdo pajisje me Windows 10”, tha Microsoft.
Me fjalë të tjera, “ju jeni fjalëkalimi“.
Windows Hello, u prezantua në 2015 dhe ju lejon të shkyçni pajisjen tuaj Windows 10 me anë të gjurmëve të gishtave, fytyrën ose irisin tuaj. Kjo karakteristikë tashmë funksionon me Surface Pro 4 të Microsoft, Surface Book dhe me shumicën e kompjuterave që ka një skaner gjurmësh gishtash ose webcam, por kjo tastierë e re, sipas Microsoft, e bën këtë veçori më të aksesueshme.