A është e sigurtë të blesh një iPhone të bllokuar me iCloud?
Nëse jeni duke kërkuar për një iPhone të përdorur, gjejeni një në gjendje të mirë dhe me çmim të arsyeshëm, por kujdes, nëse Activation Lock është i ndezur, hiqni dorë menjëherë. Një iPhone që ka qenë i mbyllur me Activation Lock mund të hapet vetëm me kredencialet iCloud të pronarit të tij.
Përkundër videove në YouTube apo faqeve të internetit që flasin në lidhje me hack-imet ose programet që ju lejojnë të thyeni iCloud, ju nuk mund ta bëni këtë. Kjo është një shtresë sigurie e projektuar nga Apple për të mbrojtur njerëzit që telefonat e tyre të mos vidhen dhe më pas të rishiten nga hajdutët. Pra, që do të thotë, se ju nuk mund të bëni asgjë me një iPhone që ka të aktivizuar iCloud, vetëm në rastet kur ju jeni pronari origjinal i telefonit.
Jo të gjitha telefonat e bllokuar me iCloud janë të vjedhur, natyrisht. Ka raste që një shitës mund të harroj që të çaktivizoj llogarinë e tij të iCloud nëpërmjet Find My iPhone para se ta dorëzoj atë tek blerësi. Kjo është arsyeja se pse ju duhet të kontrolloni dhe të siguroheni para se të bëheni posedues i një iPhone të ri.
Nëse jeni duke blerë në eBay apo online, dhe nuk mund ta verifikoni nëse iPhone është i hapur apo jo, mos e bleni. Nëse po ja bleni një personi në dorë, dhe shitësi nuk është në gjendje për ta zhbllokuar atë para se ta dorëzojë atë tek ju, mos bëni marrëveshje.