Ku mund të lexoni libra shqip në Internet?

Për shkak se internetit mbërriti vonë në vendin tonë, edhe qasja e masës së gjerë në të ishte mjaft e vonuar. Dhe si për rrjedhojë edhe përmbajtjet në gjuhën shqipe që mund të gjenden në internet janë shumë të kufizuara, në krahasim me ato të gjuhëve të tjera, dhe sidomos kur bëhet fjalë për libra.

Sa për kuriozitet, mund t’ju them se gjatë eksperiencës sime 10 vjeçare si përdorues “i rregullt” i internetit, numri i personave që kanë pyetur se ku mund të gjejnë libra shqip online (të paktën aq sa kam parë unë) mund të numërohet me gishta (për fat të keq), dhe rrjedhimisht numri i ulët i kërkesës për librat nuk i ka shërbyer për mirë pasurimit të internetit me to.

Por ja që ka dritë në fund të tunelit.

Falë disa dashamirësve të librave, ne mund të gjejmë në internet një pjesë të bibliotekës shqiptare (ose më mirë ajkën e saj) në formatin e shkarkueshëm pdf i cili mund të aksesohet thuajse nga çdo pajisje elektronike.

Burimi i parë për librat Shqiptarë në internet është një postim tek Forumi Shqiptar nga “Darius” ku mund të gjenden libra duke filluar që nga autorët më të shquar Shqiptarë, libra shkollorë, libra për fëmijë, fjalorë, revista, etj.

Edhe biblioteka publike “Marin Barleti” në Shkodër ka disa libra të dixhitalizuar:

Një përdorues i Scribd ka ngarkuar në llogarinë e tij disa libra shqip mjaft interesantë:

Në këtë faqe mund të lexoni online librin “Tregime të Moçme Shqiptare” nga Mitrush Kuteli:

Një tjetër link:

Një tjetër portal i cili i është përkushtuar totalisht gjuhës shqipe është edhe shkenca.org në brendësi të së cilës mund të gjeni edhe fjalorin e gjuhës shqipe me rreth 40,000 fjalë:

Sabir Krasniqi është një tjetër dashamirës i librave i cili në webfaqen e tij personale ka shtuar edhe një kategori të letërsisë nga ku mund të sharkoni shumë libra të autorëve të ndryshëm shqiptarë:

Libraria e Babelit është një faqe e re mjaft e pasur me letërsi klasike dhe moderne. Këtu do të gjeni libra shqip apo anglisht, të cilët mund të shkarkohen në formate të ndryshme, por për ta bërë këtë do t’ju duhet të kyçeni me llogarinë tuaj të Facebook. Do t’ju këshillonim që të mos përdornit llogarinë tuaj personale, pasi nuk e dimë se si mund të përdoren informacionet tuaja personale.

Bleta Hyseni ka ngarkuar disa nga kryeveprat e letërsisë botërore dhe shqiptare, të cilat mund t’i aksesoni nga ky link:

pashtriku.org ka një librari mjaft të pasur:

Përditësuar 23 Shkurt 2021

Libraria Ime

Fliphtml5.com

ADLD.AL

Nisur nga mungesa e shumë veprave të letërsisë shqiptare në format digjital, Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës bën të mundur aksesimin e lirë, në çdo moment kohor dhe pavarësisht vendodhjes gjeografike, të disa prej veprave të autorëve më në zë të letërsisë shqiptare ndër vite.

https://adld.al/

Google Drive (libra të ndryshëm)

https://drive.google.com/drive/folders/1cRvAmPcydUe6GvSFHmIAeow-Momu0UAX

https://drive.google.com/drive/folders/1HkbKLLbHIlPbVGR-oUBR2w898oUsbHlL

Reddit Albania

Lexo Shqip – Read Albanian : albania (reddit.com)

Z/library

1libe.eu

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë

https://www.bksh.al/digital-library

Sigurisht që ka pasur më shumë faqe të cilat ofronin tekste shqip online më parë, por këto janë disa prej tyre të cilat vazhdojnë të jenë të aksesueshme. Nëse ju jeni në dijeni të ndonjë faqeje tjetër e cila ofron tekste shqip online, mund të na e tregoni me anë të komenteve më poshtë, dhe ne do ta shtojmë atë këtu.

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.