Historia e Windows: 13 historitë më të mira nga Bill Gates
Në këtë artikull do ju njohim me 13 histori dhe citime të vërteta rreth Bill Gates dhe ngritjes së Microsoft Windows.
Bill Gates u bë i njohur ndërkombëtarisht gjatë viteve 1980 dhe 1990, falë rolit të tij në bërjen e kompjuterave personal një komponent jashtëzakonisht të rëndësishëm të jetës moderne.
1. Bill është shumë i kursyer për një miliarder
Windows e bëri Bill Gates njeriun më të pasur në botë, por ju nuk keni si ta dini nëse se keni parë se si ai shpenzon paratë e tij.
Duke iu përgjigjur thread-it të Quora-ës në vitin 2014, Brad Silverberg (i cili ishte SVP në Microsoft gjatë viteve 1990) kujton një ndërveprim me Gates menjëherë pas lançimit të Windows 3.0. Kompania ishte në kulmet e saj gjatë asaj kohë, por Bill nuk po jetonte atë jetën e luksit që çdokush tjetër mund të kishte ndërmarrë:
Politika e kompanisë ishte se të gjithë fluturonin me avion komercial. Dhe atje ishte Bill, i ulur në avion. Nuk kishte rëndësi për të; ai kaloi të gjithë fluturimin duke lexuar. Ai nuk ishte aq i njohur universalisht atëherë kështu që nuk ishte një çështje madhore për të që të fluturonte me avion komercial .
Ndërsa Gates derdh pjesën më të madhe të parave të tij në përpjekjet filantropike, tashmë ai ka ndryshuar “lojën” e tij kur është fjala për udhëtimin ajror. Një aeroplan personal është një nga lukset e tij personale, këto ditë.
2. Bill pretendonte dikur se Windows në thelb ishte pa bug-s
Nëse jeni një përdorues i Windows 10, mund të keni parë disa bug-e ose probleme të tjera në sistemin operativ. Sidoqoftë, në vitin 1995, Gates deklaroi se Windows kishte një sasi minimale të tillë.
3. Bill mund të jetë gojëndyrë
Joel Spolsky është Drejtori i Përgjithshëm i Stack Overflow, por në fillim të viteve 1990 ai punonte si menaxher i programit në ekipin Microsoft Excel. Gjatë kësaj kohe atij i duhej të raportonte për progresin e grupit tek vetë Gates.
Në një blog post të publikuar në vitin 2006, Spolsky shkroi:
Në një mbledhje që po mbanim, e gjithë hierarkia e raportimit ishte aty, gjithashtu dhe një person që erdhi nga ekipi im, puna e të cilit gjatë takimit ishte të numëronte saktë se sa herë Bill do të thoshtë fjalën F*** gjatë kohës që do fliste. Sa më i ulët të ishte numri, aq më mirë.
Në fakt atë ditë, Bill bëri më të mirën e mundshme duke thënë fjalën F*** vetëm 4 herë .
4. Bill qëndronte në zyrën e tij për ditë me rradhë
Zhvillimi i një sistemi operativ si Windows nuk është i lehtë. Gates u detyrua të qëndronte në zyrën e tij për ditë me rradhë ndërkohë që punonte në detyra sfiduese.
5. Bill ishte një njeri i vështirë për t’u arritur
Përkushtimi ndaj punës ishte roli kyç në suksesin e Microsoft. Nga ana tjetër, tendenca e tij për të shmangur kontaktin direkt ishte diçka acaruese për të tjerët që përpiqeshin të punonin me kompaninë.
Një botim i vitit 1981 i “InfoWorld Magazine” thoshte se Gates ishte tashmë “i njohur” për mos përgjigjen dhe kthimin e telefonatave. Pasi Windows goditi me suksesin e tij, ishte një shans i madh për dikë të takonte drejpërdrejt CEO-n e Microsoft.
6. Me krijimin e Windows telefonata e parë e Gates ishte ndaj IBM dhe DEC
Tridhjetë vjet më parë, të bindje kompanitë e mëdha që të përdornin sistemin tënd të operimit nuk ishte diçka e lehtë, sidomos për një adoleshent.
“Kompanitë që ndërtonin kompjuterat – IBM dhe DEC – bashkë me harduerët, zhvillonin dhe të gjithë softuerin,” kujton Gates në një fjalim në Klubin Ekonomik të Detroitit të mbajtur në vitin 1997. Dhe kur ne ju telefonuam, ju thamë: “Ne dëshirojmë të zhvillojmë një sistem operimi”, dhe ata na thanë, “Kush jeni ju? “, pyetje të cilës ne ju përgjigjem: “Ne jemi disa nxënës nga një shkollë e mesme. Kaq ishte dhe fundi i asaj bisede.
7. Plani rezervë i Gates ishte inteligjenca artificiale
Shumica do të ishin dakort se Gates ka pasur një karrierë shumë të suksesshme. Megjithatë, nëse Microsoft nuk do të kishte pasur suksesin e planifikuar, ndoshta Gates do të kishte përfunduar duke punuar në lidhje me inteligjencën artificiale.
Kur e pyetën për rrugët e tjera që ai mund të kishte marrë në një AMA në Reddit në 2015, Gates u përgjigj:
Unë ndoshta do të isha studiues në IA. Kur krijova Microsoft-in, u shqetësova se do ta humbisja shansin për të bërë punë themelore në këtë fushë.
8. Bill është një fans i Pirateve të Silicon Valley
Pirates of Silicon Valley është një film i vitit 1999 i bazuar në librin “Fire in the Valley: The Making of the Personal Computer”. Filmi fokusohet në marrëdhëniet midis Bill Gates, Steve Jobs dhe disa lojtarëve të tjerë të mëdhenj në ditët e para të kompjuterave personal.
Drejtori Martyn Burke nuk zgjodhi të intervistonte subjektet e filmit, duke shpresuar se kjo do të shtonte realizmin e tij. Megjithatë, duket se Gates mendon se ai ka bërë një punë mjaft të mirë për kapjen e dinamikës. “Ai lloj portretizimi ishte mjaft i saktë,” tha ai kur u pyet për filmin në një AMA në Reddit në vitin 2013.
9. Bill pranon se Windows pati një fillim të lëkundshëm
Rivaliteti ndërmjet OS/2 dhe Windows kishte një ndikim të madh në zhvillimin e kompjuterëve personal në tërsi. Duke u kthyer prapa tani, Gates e përshkruan atë si “betejën e të dobëtve”.
“Deri në vitin 1990 asnjë produkt nuk shitej fare,” tha ai në një intervistë me Muzeun Kombëtar të Historisë Amerikane. “Dhe në vitin 1990, Windows u ngrit.”
10. Bill nuk shqetësohej në lidhje me piraterinë gjatë asaj kohe
Sot, Microsoft ka të gjitha llojet e mënyrave për të siguruar që kopjet e Windows dhe softuerëve të shpërndarë nëpërmjet Windows Store të mos piraterohen. Ajo çfarë shqetësonte Gates sot njëzet vite më parë, ishte vetëm rritja e përdoruesve bazë të Windows.
Në vitin 1998 ai i tha CNET:
Rreth 3 milionë kompjutera shiten çdo vit në Kinë, por njerëzit nuk paguajnë për softuerin. Megjithatë, një ditë ata do paguajnë. Për sa kohë që ata po vjedhin, ne duam që ajo çfarë ata do vjedhin të jetë e jona . Nga kjo, ata do të bëhen pak a shumë të varur dhe pastaj ne do të gjejmë një mënyrë se si këtë vjedhje ta kalojmë në favorin tonë vitet e ardhshme .
11. Bill ishte shumë konkurrues
Gates është zbutur disi viteve të fundit, veçanërisht pasi është bërë baba. Megjithatë, nuk mungojnë historitë rreth natyrës së tij konkuruese gjatë viteve kur ai ishte i ri.
Fred Thorlin ishte drejtor i Shkëmbimit të Programit Atari gjatë viteve 1982-1984. Duke qenë në industrinë informatike në atë kohë, midis tij dhe Gates pati një lloj “rivaliteti”. Duke folur në vitin 2000, Fred shprehet:
I tregova atij një lojë të thjeshtë që mund ta luash brenda një minute. E kam rrahur rreth 35 herë nga 37 përpjekjet. Mbas kthimit tim një muaj më vonë, Gates arriti të më rrihte në çdo raund. Ai e kishte studiuar lojën derisa e zbërtheu atë. Ky është një konkurrent .
12. Gates i pëlqente të voziste shpejt
Kur Windows ishte në rritje, Gates u bë i njohur për policët e trafikut të cilët patrullonin në zonën rreth selisë së Microsoft. Në fakt, Gates ju deshte të punësonte avokatin më të mirë të trafikut në Shtetin e Uashingtonit për të siguruar që ai nuk do të përfundonte në probleme serioze, sipas një raporti nga Business Insider.
Një ditë, Gates huazoi nga një shok i tij një Porsche 928 për një shëtitje të shkurtër. Le të themi se ajo shëtitje nuk përfundoi mirë – makinës iu desh gati një vit që të riparohej.
13. Bill mendon se Control-Alt-Delete ishte një gabim
Para Windows 10, Ctrl-Alt-Delete ishte kombinimi i butonave që përdoruesit e Windows-it do të duhej të shtypnin sa herë që dëshironin të futeshin në sistemin e tyre.
Gates pranoi se që nga ai moment mund të kishte një zgjidhje më elegante.
“Ishte një gabim”, u shpreh Gates gjatë një eventi për mbledhje fondesh. “Ne mund të kishim pasur një buton të vetëm, por personi që kishte projektuar tastierën IBM nuk donte të na jepte neve vetëm një buton.”