25 shkurtesa në tastierë për shfletuesin tuaj
Të gjithë e dimë se shkurtesat e tastierës janë shumë të dobishme për të qenë më produktiv kur përdorni kompjuterin tuaj. Shumë kohë më parë në faqen tonë në Facebook, “Gjithçka rreth botës së informatikës” kemi ndarë me parë shkurtesat më të dobishme të tastierës për Windows 7 dhe 8.1. Kur përdorni shfletuesin tuaj, shkurtesat e tastierës janë mjaft të dobishme ngaqë ju ndihmojnë t’i bëni gjërat më shpejt. Secili nga shfletuesit që njohim kanë shkurtesat e tyre, por ka shumë shkurtesa të cilat janë të përbashkëta për të gjithë shfletuesit.
Pra, edhe në qoftë se ju përdorni Chrome, Firefox ose Opera, këto shkurtesa të zakonshme do të punojnë. Më poshtë është lista e shkurtesave më të dobishme në tastierë të cilat e bëjnë përvojën tuaj të shfletimit më të mirë.
Shkurtesat në tastierë | Roli që kryejnë |
CTRL + T | Hap një Tab të ri |
CTRL + N | Hap një Dritare të re |
CTRL + SHIFT + T | Rihap Tab-in e mbyllur së fundmi |
CTRL + TAB | Ju kalon nga njëri Tab tek tjetri |
CTRL + 1-8 | Ju dërgon tek Tab-i me nr. përkatës |
CTRL + 9 | Ju dërgon në Tab-in e fundit |
CTRL + W ose CTRL + F4 | Mbyll Tab-in në të cilin jeni momentalisht |
ALT + F4 | Mbyll Dritaren në të cilën jeni momentalisht |
F5 | Rifreskon faqen |
CTRL + F5 | Rifreskon faqen duke anashkaluar cache |
ALT + Home | Faqja kryesore e shfletuesit |
F11 | Shfletuesi zë gjithë pjesën e ekranit |
CTRL + Mouse (Luani rrotën lart) | Zmadhon tekstin |
CTRL + Mouse (Luani rrotën poshtë) | Zvogëlon tekstin |
CTRL + F | Kërko në faqe |
CTRL + L | Ju dërgon në shiritin e adresave |
CTRL + H | Hap Historinë |
CTRL + J | Hap Shkarkimet |
CTRL + D | Ruan një faqe si Bookmark |
CTRL + P | Printon një faqe |
CTRL + S | Ruan faqen në të cilën ndodheni në sistem |
CTRL + O | Hap një file |
F12 | Hap veglat e një zhvilluesi |
ESCAPE | Ndalon |
CTRL + U | Hap burimin e kodit të faqes në të cilën ndodheni |