WhatsApp Web tani mbështetet nga Microsoft Edge

Ndërsa shfletuesi i ri Microsoft Edge është shumë larg nga Internet Explorer, në një mënyrë të mirë, është i kufizuar në kuptimin që ka disa karakteristika dhe funksionalitete që mund t’i gjeni në shfletues të tjerë por fatkeqsisht jo në Edge, të tilla si mbështetje për shtojca (të paktën tani për tani). Gjithashtu më parë, disa faqe interneti të caktuara, të tillë si WhatsApp Web, nuk punonin në Edge.

Lajm i mirë është për ata që duan të bisedojnë në WhatsApp përmes shfletuesit të tyre, të cilët do gëzohen kur të mësojnë se WhatsApp Web mbështetet tani edhe nga shfletuesi Edge, siç mund t’a shihni në screenshot-in lart. Sipas asaj që raporton gjbiteam.com, mbështetja nga ana e Edge është përmendur vitin e kaluar në Gusht, në të cilën Microsoft zbuloi se ata ishin në bisedime për të mundësuar këtë gjë shumë shpejt, por mesa duket i mori Microsoft-it rreth një gjysëm viti para se të ndodhte.

Por hej, më mirë vonë se kurrë, apo jo? Ka pasur disa truke që përdoruesit mund të përdornin për të marrë këtë shërbim, por tani e gjitha çfarë ju duhet të bëni është të vizitoni uebsajtin e WhatsApp dhe nga aty të kryeni konfigurimet e duhura. Për ata që nuk janë të njohur me të, WhatsApp Web në thelb është versioni web i WhatsApp.

Përdoruesit mund të bisedojnë në WhatsApp me anë të kompjuterit të tyre, me mesazhe dhe kontakte të cilët sinkronizohen si në telefon ashtu edhe në Web, pa asnjë vonesë.